Shtabi i krizës – Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Verioriut për qarkullim të kufizuar, vendosi që:
- Të gjitha marketet, barnatoret dhe restorantet në territorin e Komuës së Kërçovës që janë të interesuar të bëjnë shpërndarjen e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë në Shtabin e krizës – Trupi koordinues.
- Kërkesat mund të merren në Arkivin e komunës nga ora 08:00 deri në orën 14:00 ose mund ta merrni më poshtë.
- Do të lejohet qarkullimi gjatë orës policore vetëm për marketet, barnatoret dhe restorantet deri në 5 të punësuar.
- Subjekt ekonomike do të mund të pajisen me leje për qarkullim gjatë orës policore vetëm për qëllime të caktuara. Perosnat që do të bëjnë shpërndarjen e produkteve deri te objektet e banimit të qytetarëve, duhet patjetër të kenë pajisje mbrojtëse nga korovavirusi.
- Operatorët ekonomik të regjistruar për kryerjen e dorëzimit të ushqimit ose barnave përmes dërgesave nëpërmjet internetit ose thirrjeve telefonike ( online ), në mënyrë të papenguar t’a kryejnë punën e tyre gjatë periudhës së orës policore dhe për të këtë të njoftojnë Shtabin e krizës – Trupin koordinues të Komunës së Kërçovës dhe Njësinë e organeve për punë të brendshme ( Policinë) në Kërçovë.
- Çdo mosrespektim i masave, do të ndëshkohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.