Njoftim,

Komuna e Kërcovës fillon me shpërndarjen e aktvendimit të tatimit në pronë. Për vitin 2018 janë shtypur gjithsej 17.276 aktvendime të cilët obliguesit tatimor kanë për obligim t’i paguajn deri në fund të vitit 2018. Vlera e përgjithëshme e tatimit në pronë është 22.350.054 denar.

Komuna e Kërcovës bënë thirrje që të paguhen në afatin e paraparë me aktvendimin.
Duke paguar tatimin në pronë, ju bëheni pjesë e investimeve kapitale në Komunën e Kërcovës, gjthashtu kontriboni në përmisimin e jetës në komunën tuaj. Tatimi në pronë do të shfrytzohet për investime, në përmisimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizim me ujë, ndërtimin dhe përmisimin e rrjeteve të kanalizimeve, krijimin e hapësirave të gjelbërta publike, përmisimin e kushteve nëpër shkolla, pastërtin publike, zgjerimin e ndriçimit publik dhe shumë projekte të tjera në interes të qytetarëve. Me pagesën e tatimit në pronë ju bëheni pjesë e ndryshimit të qytetit, fshatit, lagjes tuaj.