SHPALLJE PUBLIKE Për angazhimin e vullnetarëve në Komunën e Këçovës

         Në bazë të nenit 6 pragrafi 2 të Ligjit për vollunterizëm (,, Gazeta zyrtare e RM” nr.85/2007 dhe 161/2008) dhe neni 55 paragrafi 1 alineja 16 të statutit të Komunës së Kërçovës, ( Fletorja zyrtare me nr. 09/2013), në pajtueshmëri me Programin për vullnetarizëm të Komunës së Kërçovës nr. 09-199/1 nga dt.27.01.2016, Kryetari i Komunës së Kërçovës,shpallë:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për angazhimin e vullnetarëve në Komunën e Këçovës

    Komuna e Kërҫovës, ka nevojë për angazhimin e personave vullnetarë të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, a në pajtim me Ligjin për vullnetarë, që vullnetarisht do ofrojnë shërbime personale, njohuritë dhe aftësitë, apo të kryejnë aktivitete të tjera në emër të Komunës si më poshtë:

  • 6 persona me fakultet të kryer nga lëmia e shkencave shoqërore;
  • 1 person me arsim të mesëm të kryer

    Të gjithë kandidatët kanë gjasa të barabarta të jenë të zgjedhur dhe do të nënshkruajnë Kontratë për vullnetarë, në pajtim me aftësitë e tyre, arsimim, përvojë dhe kapacitetit personal.

   Kandidatët e intersuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e radhës:

  • letër motivuese;
  • biografi personale /CV/;
  • diplomë për arsimin e kryer;
  • njohuri me punën me kompjuter;
  • numër tel. për kontakt

         Me personat e paraqitur do të zhvillohet intervistë me çka do të bëhet përzgjedhja e personave për vollunterë.

    Me vullnetarët e zgjedhur do të nënshkruhet Kontratë për vullnetarizëm me ҫka detalisht do të përcaktohen të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve.

    Shpallja do të zgjasë 5 ditë nga dita e publikimit, a përzgjedhja do të bëhet në afat prej 15 ditëve, pas përfundimit të afatit të paraqitjes.

    Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen .

   Kandidatët dokumentet e nevojshme duhet t’i dorëzojnë në këtë adresë:

Komuna e Kërçovës

  1. ,,Boris Kidriç’’ nr. 1

Në Arkivin e Komunës së Kërçovës me etiketim “Për angazhimin e vullnetarëve në Komunën e Kërçovës”.

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

SHPALLJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “ Gazeta zyrtre e RM-së ” nr.52/2014) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2016, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016 në shumë prej 500.000,00  denarë.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

 -Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

 -Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

    Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2016.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Pyetësor për OJQ-të

Propozimprojekt 2016

SHPALLJE INTERNE Për plotësimin e vendeve të punës me avancim

Në bazë të nenit 48 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015,  154/2015), neni 2 nga Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën  për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin  e selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit  dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura për selektim varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/2015), Komuna e Kërçovës  shpall:

SHPALLJE INTERNE

Numër 1/2016

Për plotësimin e vendeve të punës me avancim

  1. Ndihmësudhëheqës i Sektorit për arsim, kulturë, sport, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe fëmijërore në Sektorin për arsim, kultur, sport, shëndetësi dhe mbrojtjen e fëmijëve me shifër UPR 01 01 B03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues.
  2. Ndihmësudhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale, komunikacion dhe efikasitet energjetik në Sektorin për veprimtari komunale, infrastrukturë, komunikacion dhe  efikasitet energjetik me shifër UPR 01 01 B03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  3. Udhëheqës i Seksionit për  kontabilitet dhe pagesa në Seksionin për kontabilitet dhe pagesa me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  4. Udhëheqës i Seksionit për kontrollin buxhetor  në Seksionin për kontrollin buxhetor me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  5. Udhëheqës i Seksionit për arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe fëmijërore në Seksionin për arsim, shëndetësi mbrojtje sociale dhe fëmijërore me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  6. Udhëheqës i Seksionit për çështje normative juridike administrative dhe të përgjithshme në Seksionin për çështje  normative juridike administrative dhe të përgjithshme me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  7. Udhëheqës i Seksionit për veprimtari komunale infrastrukturore dhe komunikacion në Seksionin për veprimtari komunale infrastrukturore  dhe komunikacion me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  8. Këshilltarë për analizë dhe realizimin e planeve në Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor me shifër UPR 01 01 V01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  9. Këshilltarë për çështje gjeodezike  në me Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor shifër UPR 01 01 V01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  10. Bashkëpunëtor i lartë për kulturë dhe sport në Seksionin për kulturë dhe sport me shifër UPR 01 01 V02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  11. Bashkëpunëtor për çështje juridike nga lëmia e urbanizmit në Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor me shifër UPR 01 01 V03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzeklutues
  12. Bashkëpunëtor për mardhënie me publikun organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet në Seksionin për bashkëpunim ndërkombëtar diasporë dhe mardhënie me publikun me shifër UPR 01 01 V03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  13. Bashkëpunto i ri  – Kontabilist në Seksionin  për kontabilitet dhe paga me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  14. Bashkëpunto i ri  për organizimin dhe administrimin me tatimet taksat dhe kompenzimet lokale  në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  15. Bashkëpuntor i ri  për administrim me taksën komunale dhe firmarinën në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  16. Referent i pavarur  për mbshtetje administrative dhe teknike në Seksionin për hartimin dhe ndjekjen e projekteve ekologjike me shifër UPR 01 01 G01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  17. Referent i pavarur  për administrim me tatimin e pronës  në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 G01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  18. Referent i pavarur  ekonom në Seksionin me kontabilitet dhe paga me shifër UPR 01 01 G01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  19. Referent i lart për mbrojtjen e cilësisë së ambientit të ajrit  në Seksionin për mbrojtje të mjedisit jetësor me shifër UPR 01 01 G02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  20. Referent i lart përmbarues tatimor në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 G02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues
  21. Referent për çështje administrative në Seksionin për kontabilitet dhe paga me shifër UPR 01 01 G03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) ekzekutues

   Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim.

   -Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria B janë:

   Kualifikime profesionale për të gjitha nivelet – niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

   Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

   Vërtetim për provim të dhënë për menaxhim administrativ,

    Përvojë pune dhe ate:

   Për nivelet B3 dhe B4 më së paku katër vjet përvojë pune në lëmin nga të cilat më së paku një vitnë vendin e punës në sektorin publik, respektivisht gjashtë vjet përvojë pune në lëmin nga të cilat më së paku dy vjet në vendin udhëheqës të punës në sektorin privat;

  Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

  Për nivelet B3 dhe B4 përmes posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në B1 (V1) nivel në CEFR, respektivisht  IELTAS me 3,5 -4,5 pikë, PET, BEK P, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 450 pikë , TOEFEL IBT më së paku 45 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

    Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria V janë:

   Kualifikime profesionale dhe ate:

  Për nivelin V1 të kualifikimeve VI A sipas Kornizës Maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

   Për nivelin V2, V3, V4 të kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 180 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

   Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

    Përvojë pune dhe ate:

  •    Për nivelet V1 më së paku tre vjet përvojë pune në profesion.
  •    Për nivelin V2 më së paku dy vjet përvojë pune në profesion.
  •    Për nivelin V3 më së paku një vit  përvojë pune në profesion
  •    Për nivelin V4 me ose pa përvojë pune në profesion

  Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

  posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në A2 (A2) nivel në CEFR, respektivisht KET, IELTAS me maksimum  3 pikë, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 400 pikë, TOEFEL CBT në së paku 95 pikë, ose  TOEFEL IBT më së paku 30 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

   Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria G janë:

     Niveli i kulifikimeve profesionale V A kualifikimeve ose kualifikimeve VI   sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  180 EKTS ose 240 kredive sipas  ECVET ose MKSOO ose më së paku arsim të lartë ose të mesëm

   Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

    Përvojë pune dhe ate:

  •    Për nivelet G1 më së paku tre vjet përvojë pune në profesion
  •    Për nivelin G2 më së paku dy vjet përvojë pune në profesion
  •    Për nivelin G3 më së paku një vit  përvojë pune në profesion

  Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

  posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në A1 (A1) nivel në CEFR, respektivisht  BULATS ose Aptis; ose TOEFEL PBT më së paku 310 pikë, TOEFEL CBT më së paku 35 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 10 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

   Në shpalljen interne mund të paraqitet nëpunësi administrativ i punësuar në të njejtin institucion, i cili i përmbush kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendeve të punës të përshkruara për nivelin adekuat në këtë ligj dhe në aktin për sistematizimin e vendeve të punës si dhe:

-të jetë i vlerësuar me notën A ose B gjatë vlerësimit të fundit,

-të jetë në vendin e punës në të cilin në pajtim me aktin për sistematizim, në nivel më të ulët nga vendi i punës për të cilin është publikuar shpallja publike

-të ketë kaluar më së paku dy vite në punën aktuale dhe

-të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para se të publikohet shpallja publike.

    Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 10 (dhjetë) ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes.

    Nëpunësit e intersuar administrativ inicojnë paraqitje të plotësuar dhe prova për të dhënat që janë në paraqitje përmes Arkivës së Komunës së Kërçovës me etiketim “për  shpallje interne”.

   Aplikim i mbushur jo në kohë , jo i plotë dhe jo i rregullt nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.

  Procedurën do ta realizojë Komisioni për selektim të avancimit, i formuar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës.

   Kandidati i cili ka futur të dhëna të rrejshme diskualifikohet nga procedura e mëtejme.

Shkarkoni dokumentin: FLETËPARAQITJE PËR AVANCIM (SHPALLJE INTERNE)

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëmin e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2016 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2015), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

   Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

2.Mjetet e parapara

   Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016 edhe atë:

  1. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej              4 220 000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
  1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në teritorin e Komunës së Kërҫovës – 3.600.00,00
  2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në teritorin e     Komunës së Kërҫovës – 500.000,00
  3. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës – 120.000,00 denarë;
  4. Për përkrahjen e sportistëve dhe aktivitetve të ndryshme për sport dhe rekreacion, në shumë të përgjithshme prej 510.000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
  5. Organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale në territorin e Komunës së Kërҫovës – 310.000,00 denarë;
  6. Përkrahje për federatat e lidhjeve sportive territorin e Komunës së Kërҫovës – 200.000,00 denarë.

 

3.Dorzimi i raportit

   Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore organizative

   Kriteret themelore organizative të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete dhe projekte nga sporti dhe rekreimi

– Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetare dhe fondacioneve

   Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Paraqitje për mbështetje financiare;
  2. Propozimprojektin;
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2015);
  5. Fotokopje e llogarisë përfundimtare për vitin 2015;

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

   Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

   Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2016.

   Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në arkivin e Komunës së Kërçovë dhe web.kercova.gov.mk

 Pyetësor për OJQ-të

Propozimprojekt 2016

SHPALLJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të ndara për manifestime kulturore

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitete të Komunës së Kërçovës në lëmin e Festave dhe Manifestimeve ( “ Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës ” nr. 13/2015 ), Komuna e Kërçovës shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të ndara për manifestime kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës, në lëmin e festave dhe manifestimeve, mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat vijuese, që do të realizohen në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje:

 

  1. Organizimi i festivaleve
  2. Shënimi i ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme
  3. Finansimi i manifestimeve kulturore
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore
  5. Promovimi i trashëgimisë kulturore
  6. Ndihmë të manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike dhe argëtuese edukative

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 nga Programin për kulturë të Komunës së Kërçovës për vitin 2016.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me shpalljen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës të planifikuara në Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës për vitin 2016.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës në vitin 2016, për organizimin e aktivitetit kulturor, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.

Shoqatat të cilat nuk kanë dorëzuar raport për realizimin e aktiviteteve kulturore gjatë vitit 2015, nuk do të shqyrtohen aplikimet e tyre.

4.Kriteret themelore organizative

Kriteret themelore organizative të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete kulturore

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve

   Shoqatat të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojektin ose propozimaktivitetet
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës

6.Të drejtë për aplikim kanë shoqatat dhe fondacionet në bazë të ligjit

7.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetën ditore “ Koha ” dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – “ Për finansimin e aktiviteteve nga sfera e kulturës për vitin 2016 ”.

Shoqatat, pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve dhe të publikuara në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet dhe aktivitetet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Fletëparaqitjet dhe formularët për Propozimprojektin dhe aktivitetet, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Propozimprojekt 2016

Pyetësor për OJQ-të

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

 KOMUNA E KËRÇOVËS

SHPALLJE 1/2016 (15.1.2016)

Për tjetërsimin (shitjen) e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë

nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lëndë e ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen “BLOK 1” – pjesë nga Kazerma “Çede Filiposki Dame” – Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-680/20 nga dt. 17.04.2010 në Komunën e Kërçovës me destinim A2 –për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komercijale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1 dhe Planin Detal Urbanistik për qytetin e Kërçovës për lagjen “IVANIDOLL” pjesa e dytë NJU “X”, Blok “X1”-Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-2048/23 nga dt. 27.08.2015 në Komunën e Kërçovës me destinim G2-Industri e lehtë jo helmuese, konformë Pasqyrës tabelare nr 2 të cilën janë dhënë shënime për parcelat ndërtimore siç janë: Numri i parcelës ndërtimore, për parcelën kadastrale të përfëshirë në parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, mesataren e ndërtimit, koeficientin e shfryëtzimit, lartësinë e lejuar maksimale deri në kurorë/kate/, çmimi fillestar për m2 dhe depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik.

Pasqyra tabelare 1

Numri i parcelës ndrtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr..5 PK nr. 37/4 4278 1144,oo 26,72 1,60 19,20 mP+5 A2 (B1) 980,oo 1 257 732
P.N.nr.8 PK.nr 37/5 3899 1144,oo 29,44 1,77 19,20 mP+5 A2 (B1) 980,oo 1 146 306

  Pasqyra tabelare 2

Numri i parcelës ndërtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr.12 PK nr. 5948/2 5319      3727 70.1 1.05 12 m/ G2 61,00 97 338

TË DREJTË PËR PJESMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë:

  1. Personat fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë , shtetatas të vendeve anëtare në Unionin Evropian dhe në “OECD”, si dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në “OECD” të cilët në kushte të reciprocitetit, kanë mundësi të fitojnë të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
  2. Persona juridikë: peson juridikë i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare në Unionin Europian dhe “OECD” si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit, mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në rajonin e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR PJESMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat fizikë të intersuar dhe personat juridikë, dorëzojnë paraqitje për pjesëmarrje në ankandin publik(në formë elektronike në www.gradezno-zemjiste.mk) për secilën parcelë ndërtimore në veçanti në të cilën është theksuar se për cilën parcelë ndërimore dhe kadastrale ka të bëjë vetë paraqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërse e paraqitjes, të kompletuar me këto prova:

  1. Paraqitja e dorëzuesit në të cilën janë theksuar të dhëna për dorëzuesin e paraqitjes;
  2. Dëshmi (provë) për depozitin e paguar në origjinal (të theksohet numri i shpalljes dhe numri i parcelës ndërtimore me qëllimin e caktuar);
  3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi;
  4. Për personat juridik provë për regjistrim në regjistrin përkatës;
  5. Autorizim të rregjullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin juridik, përkatësisht provë për dëshmi të autorizuesit përgjegjës në personin juridik dhe
  6. e-mail, adresë për dorëzuesin e paraqitjes nëpërmjet të cilit do të bëhet zbatimi i procedurës për regjistrim dhe për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do ti dërgohen emri shfrytëzues dhe shifra për qasje në faqen e internetit në të cilën do të zbatohet ankandi publik elektronik (për dorëzuesin e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë adresë e-mail të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të bëjë korrigjim të saj
  7. Fotokopje nga llogaria personale e Transakcionit.

Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të marrin pjesë në ankandin publik për të cilën gjë dorëzuesit e paraqitjeve të dokumenteve të pakompletuara, do të jenë të informuar në mënyrë elektornike.

Dorëzuesit e paraqitjeve, është e nevojshme të dorëzojnë së bashku me paraqitjen e ankandit publik edhe fotokopje të llogarisë së Transakcionit në të cilën do të ketë mundësi që tu kthehet depoziti i paguar për ankandin publik.

ÇMIMI FILlESTAR

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 5 dhe nr. 8, të përfshira në Pasqyrën tabelalre nr 1, sillet në 980,00 denarë për një metër katëror.

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 12, të përfshira në pasqyrën tabelare nr. 2, sillet në 61,00 denarë për një metër katëror.

DEPOZITI

  1. Depoziti për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik për parcelën ndëritmore të vërtetuar në Pasqyrën tabelare të dhënë në këte publikim, sillet në 30% nga shuma e përgjithshme fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti:
  2. Depoziti paguhet me virmane ose me postë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, Llogaria 100000000063095, Llogaria e shfrytëzuesit 7340140398 696 19, Shifra e të ardhurave dhe programi 725939-00 me shenjën “depozit për shitje publike të tokës ndërtimore”të theksohet numri i shpalljes (publikimit) dhe numri i parcelës ndërtimore në shenjën e caktuar),për çdo parcelë ndërtimore në veçanti;
  3. Depoziti kthehet në tërësi te dorëzuesi i paraqitjes për ankandin publik në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, përveç ofertuesit i cili ka ofruar çmim më të volitshëm dhe të cilit pas pagesës së çmimit të përgjithshëm të arritur në ankandin publik, i kthehet edhe depoziti i paguar i zvogluar për shpenzimet e procedurës në shumë prej 10% të mjeteve të deponuara.

AFATET

Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt/ 17.2.2016, në formë elektronike në internet adresën www.gradezno-zemjiste.mk

Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në këte faqe interneti www.gradezno-zemjiste.mk.

Ankandi publik për PN.nr. 5 dhe për PN. nr.8 nga pasqyra tabelare nr. 1 do të fillojë më dt. 22.02.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta

Ankandi publik për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelare nr. 2 do të fillojë më dt. 22.02.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmëdhjetë) minuta.

PROCEDURA

  1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre me rrugën elektronike në afat prej tri ditëve nga dita e dorëzimit të tyre dhe dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzon edhe emrin shfrytëzues dhe shifrën për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet u dorëzon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik.
  2. Në ditën e mbajtjes të ankandit publik pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën që e kanë marrë në adresën e-mail të dorëzuar si shtojcë e paraqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik.
  3. Ankandi publik elektoronik mund të fillojë me të paktën një pjesëmarrës në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
  4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës.
  5. Ankandi publik elektronik fillon me publikimin e çmimit fillestar për metër katëror ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve..
  6. Ankandi bëhet “hap pas hapi” me rritjen e vlerës së çdo “hapi” jo më pak se 98,00 den. për PN.nr. 5 dhe për PN. nr.8 nga pasqyra tabelare nr. 1 dhe 10,00 den për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelar e nr. 2.
  7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të afatit të caktuar në këtë publikim dhe në qoftë se në kohën e kalimit të dy minutave të fundit nga koha e caktuar për zgjatje të ankandit nga ana e pjesëmarrësve është dhënë oferta, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta dhe do të përfundojë nëse periudhën e dy minutave të fundit, nuk ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar deri në intervalin kohorë prej dy minuta ka ofertë të re.
  8. Pjesëmarrësi i ankandit publik, i cili ka ofruar çmimm më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues i volitshëm.
  9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e ankandit publik elektronik dhe e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.
  10. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruar që në afat prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të procedurës, ti paguaj mjetet konform çmimit përfundimtarë të arritur nga ankandi publik dhe deri te Komisioni të dorëzoj dëshmi për pagesë të realizuar dhe dokumentacionin e tërsishëm të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik (në origjinal apo kopje të vërtetuar në noter)
  11. Në qoftë se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar dhe nuk e dorëzon dokumentacionin e kompletuar të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është shitur, nuk do të bëhet lidhje e kontratës për tjetërsim dhe mjetet e deponuara të ofertuesit më të volitshëm nuk do t’i kthehen dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhëshme për atë parcelë ndërtimore.
  12. Pas realizimit të pagesës në afatin e caktuar dhe dorëzimit të dokumentacionit të tërsishëm të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, Kryetari i Komunës së Kërçovës, lidh marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me marrëveshjen ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet që në afat prej 9 muajve për parcelat ndërtimore deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve për parcelat ndërtimore mbi 5000 m2 nga kryerja e solemnizimit të kontratës, të sigurojë leje për ndërtim, në parcelën ndërtimore, të objekteve të parapara konformë planit urbanistik, sipas të cilit toka është tjerërsuar (shitur) dhe të ndërtoj objektin konformë planit urbanistik të shitjes së asaj toke, në afat jo më të gjatë se 2 vite nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe prej 1000 m2, gjegjësisht në afat prej 4 (katër) viteve nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe të ndërtuar prej mbi 1000 m2 , konform lejes së fituar për ndërtim, në të kundërtën nëqoftë se blersi nuk nxjer leje për ndërtim në afatin e caktuar , përkatësisht në qoftë se objektet nuk ndërtohen në afatin e caktuar me fajin e blersit, i njejti do të detyrohet të paguaj dënim me marrëveshje në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në Ankandin publik të tokës e cila është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht me 3% nga çmimi i përgjithshëm i Ankandit publik të tokës që është lëndë e marrveshjes për çco muaj të kaluar në vitin e 2-të nga skadimi i afatit përkatësisht 4,5% nga shuma e përgjithshme e çmimit të Ankandit publik të tokës që është lendë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar nëvitin e 3-të dhe vitin pasues nga skadimi i afatit.
  13. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që të paguaj tatimin e qarkullimit që do të dalë si obligim pas lidhjes së marrëveshjes për shitjen e tokës ndërtimore.
  14. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfëshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
  15. Shpenzimet për procedurën e noterit dhe mbajtjtja e evidencës për patundshmëritë në Agjencinë për kadastër të patundëshmërive, bien si ngarkesë e blersit të tokës ndërtimore..
  16. Pjesëmarrësit e pakënaqur të ankandit publik, mund të dorëzojnë kundërshtim në Komisionin e caktuar në afat prej 3 ditëve nga dita e ankandit publik elektronik. Pas kundërshtimit, komisoni obligohet që me Antvendim të vendosë në afat prej pesë ditëve nga dita e pranimit të kindërshtimit..
  17. Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e Komisionit pala ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit deri në Komisionin shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marëdhënia e punës në shkallë të dytë.
  18. Pronari i tokës ndërtimore të firuar në procedurën për shitje me anë të në ankand publik nuk duhet të njejtën t’ua transferojë personave të tretë përpara përmbushjes së detyrimeve të kontratës për shitjen e të njejtës. Ndalimi i transferimit në personat e tretë regjistrohet në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave të pasurive të patundshme.

Kjo shpallje do të publikohet në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk dhe www.kercova.gov.mk

KOMUNA E KËRÇOVËS

Komisioni për zhvillimin e procedurave për ankand publik

Aktvendim për stornimin e Shpalljes Interne për plotësimin e vendeve të punës me avancim numër 1/2016

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 1,13, 14 dhe pika 16 nga Ligji për Vetadministrim lokal (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.5/002) sjell:

   Aktvendim për stornimin e Shpalljes Interne për plotësimin e vendeve të punës me avancim numër 1/2016

  1. Me këtë Aktvendim stornohet Shpallja Interne numër 1/2016 për plotësimin e vendeve të punës me avancim në Komunën e Kërçovës, i shpallur në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës http://www.kicevo.gov.mk, më datë 5.01.2016.
  2. Ky Aktvendim hy në fuqi menjëherë.
  3. Ky Aktvendim të shpallet në faqen elektornike të Komunës së Kërçovës.

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

SHPALLJE INTERNE

Në bazë të nenit 48 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015,  154/2015), neni 2 nga Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën  për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin  e selektimit administrativ dhe intervistës, si dhe mënyrën e vlerësimit  dhe numrit maksimal të pikëve nga procedura për selektim varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/2015), Komuna e Kërçovës  shpall:

SHPALLJE INTERNE

Numër 1/2016

Për plotësimin e vendeve të punës me avancim

  1. Ndihmës udhëheqës i Sektorit për arsim, kulturë, sport, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe fëmijërore në Sektorin për arsim, kultur, sport, shëndetësi dhe mbrojtjen e fëmijëve me shifër UPR 01 01 B03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  2. Ndihmës udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale, komunikacion dhe energji efikasiteti në Sektorin për veprimtari komunale, infrastruktur, komunikacion dhe energji efikasiteti me shifër UPR 01 01 B03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  3. Udhëheqës i Seksionit për  kontabilitet dhe pagesa në Seksionin për kontabilitet dhe pagesa me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  4. Udhëheqës i Seksionit për kontrollin buxhetor  në Seksionin për kontrollin buxhetor me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  5. Udhëheqës i Seksionit për arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe fëmijërore në Seksionin për arsim, shëndetësi mbrojtje sociale dhe fëmijërore me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  6. Udhëheqës i Seksionit për çështje normative juridike administrative dhe të përgjithshme në Seksionin për çështje  normative juridike administrative dhe të përgjithshme me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  7. Udhëheqës i Seksionit për veprimtari komunale infrastrukturore dhe komunikacion në Seksionin për veprimtari komunale infrastrukturore  dhe komunikacion me shifër UPR 01 01 B04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  8. Këshilltarë për analizë dhe realizimin e planeve në Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor me shifër UPR 01 01 V01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  9. Këshilltarë për çështje gjeodezike në me Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor shifër UPR 01 01 V01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  10. Bashkëpunëtor i lartë kulturë dhe sport në Seksionin për kulturë dhe sport me shifër UPR 01 01 V02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  11. Bashkëpunëtor për çështje juridike nga lëmia e urbanizmit në Seksionin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor me shifër UPR 01 01 V03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  12. Bashkëpunëtor për mardhënie me publikun organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet në Seksionin për bashkëpunim ndërkombëtar diasporë dhe mardhënie me publikun me shifër UPR 01 01 V03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  13. Bashkëpunto i ri  – Kontabilist në Seksionin  për kontabilitet dhe paga me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  14. Bashkëpunto i ri për organizimin dhe administrimin me tatimet taksat dhe kompenzimet lokale  në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  15. Bashkëpunto i ri për administrim me taksën komunale dhe firmarinën në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 V04 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  16. Referent i pavarur  për mbshtetje administrative dhe teknike në Seksionin për hartimin dhe ndjekjen e projekteve ekologjike me shifër UPR 01 01 G01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  17. Referent i pavarur për administrim me tatimin e pronës  në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 G01 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  18. Referent i lart për mbrojtjen e cilësisë së ambientit të ajrit  në Seksionin për mbrojtje të mjedisit jetësor me shifër UPR 01 01 G02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  19. Referent i lart përmbarues tatimor në Seksionin për tatime, taksa, kompenzime dhe të hyra tjera të komunës me shifër UPR 01 01 G02 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues
  20. Referent për çështje administrative në Seksionin për kontabilitet dhe paga me shifër UPR 01 01 G03 000 në Komunën e Kërçovës 1 (një) përmbarues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim.

-Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria B janë:

Kualifikime profesionale për të gjitha nivelet – niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

Vërtetim për provim të dhënë për menaxhim administrativ,

Përvojë pune dhe ate:

Për nivelet B3 dhe B4 më së paku katër vjet përvojë pune në lëmin nga të cilat më së paku një vitnë vendin e punës në sektorin publik, respektivisht gjashtë vjet përvojë pune në lëmin nga të cilat më së paku dy vjet në vendin udhëheqës të punës në sektorin privat;

Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

Për nivelet B3 dhe B4 përmes posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në B1 (V1) nivel në CEFR, respektivisht  IELTAS me 3,5 -4,5 pikë, PET, BEK P, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 450 pikë , TOEFEL IBT më së paku 45 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria V janë:

Kualifikime profesionale dhe ate:

Për nivelin V1 të kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

Për nivelin V2, V3, V4 të kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  dhe më së paku 180 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;

Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

Përvojë pune dhe ate:

Për nivelet V1 më së paku tre vjet përvojë pune në lëmin

Për nivelin V2 më së paku dy vjet përvojë pune në lëmin

Për nivelin V3 më së paku një vit  përvojë pune në lëmin

Për nivelin V4 me ose pa përvojë pune në lëmin

Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në A2 (A2) nivel në CEFR, respektivisht KET, IELTAS me maksimum  3 pikë, BULATS ose Aptis, ose TOEFEL PBT më së paku 400 pikë, TOEFEL CBT në së paku 95 pikë, ose  TOEFEL IBT më së paku 30 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

Kushtet e veçanta me ligj për nëpunësit udhëheqës administrativ  nga kategoria G janë:

Niveli i kulifikimeve profesionale V A kualifikimeve ose kualifikimeve VI   sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve  180 EKTS ose 240 kredive sipas  ECVET ose MKSOO ose më së paku arsim të lartë ose të mesëm

Njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyra,

Përvojë pune dhe ate:

Për nivelet G1 më së paku tre vjet përvojë pune në lëmin

Për nivelin G2 më së paku dy vjet përvojë pune në lëmin

Për nivelin G3 më së paku një vit  përvojë pune në lëmin

Njohjen e njërës nga tre gjuhët  më të përdorura në Unionin Evropian (gjuhë angleze, frënge dhe gjermane) dhe ate:

posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht i dhënë nga testatori zyrtar evropjan, anëtar i shoqatës ALTE të testatoëve evropjan në A1 (A1) nivel në CEFR, respektivisht  BULATS ose Aptis; ose TOEFEL PBT më së paku 310 pikë, TOEFEL CBT më së paku 35 pikë ose TOEFEL IBT më së paku 10 pikë ose DELF, TCF, TEF ose Gete çertifikatë.

Në shpalljen interne mund të paraqitet nëpunësi administrativ i punësuar në të njejtin institucion, i cili i përmbush kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendeve të punës të përshkruara për nivelin adekuat në këtë ligj dhe në aktin për sistematizimin e vendeve të punës si dhe:

-të jetë i vlerësuar me notën A ose B gjatë vlerësimit të fundit,

-të jetë në vendin e punës në të cilin në pajtim me aktin për sistematizim, në nivel më të ulët nga vendi i punës për të cilin është publikuar shpallja publike

-të ketë kaluar më së paku dy vite në punën aktuale dhe

-të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para se të publikohet shpallja publike.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes.

Nëpunësit e intersuar administrativ inicojnë paraqitje të plotësuar dhe prova për të dhënat që janë në paraqitje përmes Arkivës së Komunës së Kërçovës me etiketim “për  shpallje interne”.

Aplikim i mbushur jo në kohë , jo i plotë dhe jo i rregullt nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.

Procedurën do ta realizojë Komisioni për selektim të avancimit, i formuar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës.

Kandidati i cili ka futur të dhëna të rrejshme diskualifikohet nga procedura e mëtejme.

Shkarkoni dokumentin: FLETËPARAQITJE PËR AVANCIM (SHPALLJE INTERNE)

NJ O F T I M

Në bazë të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht sipas ndryshimeve të fundit të këtij ligji ( Gz.zyrtare nr.217/15 nga dt.11.12.2015 ), Komuna e Kërçovës i njofton qytetarët se nga dt. 21.12.2015 deri më 31.3.2016 do të japi numra të ri arkivor për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi deri në 3 mars të vitit 2011.

Kërkesa duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, ndërkaq qytetarët që ndodhen jashtë vendit atë mund ta shkarkojnë atë nga www.kercova.gov.mk dhe ta dorëzojnë në e-mail: kercova2013@yahoo.com .
Gjithashtu, njoftojmë se afati për plotësimin e kërkesave me dokumente të nevojshme të dorëzuara në vitin 2011 është deri më dt. 31.12.2016, ndërkaq kërkesat e reja të cilat do të pranohen deri në mars të vitit 2016 ato do të mund të plotësohen deri më 31.12.2017.
Për informata më të hollësishme palët mund të drtejtohen te Komuna e Kërçovës, në Sektorin për Urbanizim, ose të paraqiten në numrin e telefonit: 045/ 223 001.

Shërbimi për Informim i Komunës së Kërçovës.

NJOFTIM

Njoftohen qytetarët e Komunës së Kërçovës, se më dt.21.12.2015 (e hënë), në orën 14:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të USHT-së në Kërçovë, Komuna e Kërçovës do të organizojë Debat Publik për Propozimbuxhetin e komunës për vitin 2016.
Debati organizohet me qëllim që të pasqyrohen mjetet e planifikuara përpara qytetarëve dhe të prezentohen planet për realizim në vitin e ardhshëm. Qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyеtje lidhur me Buxhetin e komunës që ta kenë më të qartë se si do të shpenzohen mjetet publike gjatë vitit 2016.

Ju mirëpresim.

Komuna e Kërçovës