NJOFTIM

Njoftohen  shoferët  e  furgonëve  (mini busëve)  dhe  udhëtarët  që udhëtojnë  me  këtë lloj  automjetesh  se  nga  dita  e  shtunë, 06.07.2019,  vendparkimi  i   furgonëve  do  të  jetë   në lokacionin   e  ri,  në  përputhje  me  Vendimin  e  Këshillit  të  Komunës  së  Kërçovës, respektivisht  në  rr.,,Lubica Bogeska,, , afër  QT ,,Arabella,,.

Download (PDF, 154KB)

                                                                                            Komuna e Kërçovës

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kërçovës se më datë 05.07.2019, Komuna e Kërçovës organizon aksion ekologjik, “Për Kërçovë më të pastër” duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 12:00, me këtë rast ftohen të gjithë qytetarët të na bashkangjiten dhe të marrin pjesë aktive në aksionin.

Me respekt,

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

SHPALLJE  PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtre e RM-së” nr.52/10, 135/11, 55/16) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2019, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social  dhe persona me nevoja të posaçme.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 në shumë prej 300.000,00  denarë.

3.Dorëzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

-Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  4. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, nëse kanë qenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Komunës për  vitin e kaluar fiskal

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës“. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Kryetar i Komisionit

__________________

Formullar 1

Formullar 2

NJOFTIM

Në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullësisë nga smundjet ngjitëse, Komuna e Kërçovës, Ju njofton se më dt.25.06.2019 (e martë) dhe 26.06.2019 (е mërkurë) me fillim në orën 20:00 deri në orët e herëshme të mëngjesit në rajonin e Komunës së Kërçovës do të realizohet dezinsekcim preventiv sistematik. Njoftohen të gjithë kultivuesit e bletëve që ti mbrojnë familjet e bletëve

Nëse nuk lejojnë kushtet klimatike  dezinsektimi do të shtyhet për ditën në vijim.

 

Me respekt,
KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

SHPALLJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, si dhe në bazë të Planit operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, Komuna e Kërçovës e shpall këtë si vijon:

SHPALLJE PUBLIKE

për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla

  1. Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
  2. Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:-Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
    -Subvencionimi për një punë të re
  3. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë

Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,

– të vetëpunësohen

– të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e plan biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)

– të shfrytzojë grant në shumën maksimale prej 180,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar  taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.

– të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.

Nëse përfituesit e përzgjedhur të grantit që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:

– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:

– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit

– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.

– Nëse pas skadimit të çdo tre 6 muaj nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon  shkresë, vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, shfrytzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.

  1. Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– biznis plan

– vërtetim se nuk eshte i punsuar

  1. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 1 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
  2. Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune

Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit

– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh

– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.

Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.

Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– gjendjen rrjedhse

– vërtetim per personat e punsuar (agjensioni per punsim)

7. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 2 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura

  1. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 15.00, më së voni deri më dt. 16.08.2019
  2. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë më poshtë
  3. Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.

Plani operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim në Komunën e Kërçovës

FORMULAR PËR APLIKIM/ Masa 1

FORMULAR PËR APLIKIM TË NDËRMARRJEVE / Masa 2

Përshkrimi Teknik i biznes idesë me specifikë të paisjeve dhe materialeve të nevojëshme

KOMUNA E KËRÇOVËS

Ftesë

Të nderuar,

Me mirësi jeni të ftuar të merrni pjesë në Panairin e Punës dhe Karrierës, dhe Eventin Promovues më datë 7 dhe 8 qershor 2019 në Kërçovë.
Për më shumë informacion ju lutem referohuni ftesave të bashkangjitura më poshtë.

Download (PDF, 531KB)

Me respekt,
Ekipi Trans-Edu-Net
Komuna e Kërçovës

NJOFTIM

Në pajtim me planin aksional në Komunën e Kërçovës për kryerjen e Dezinfektimit, Dezinsekcimit dhe Deritizimit në teritorin e komunës, sipas ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, informohen qytetarët e komunës së Kërçovës se në datë 23.05.2019, me kohëzgjatje nga ora 08.00-16.00 do të kryhet dezinsekcim larvicidal nga i cili do të trajtohen ujërat e ndenjura në territorin e Komunës së Kërçovës, me qëllim shkatrrimin e larvave nga mushkojat. Ditën e njëjtë do të kryhet edhe deratizim i pusetave të kanalizimit me vendosje të rodenticidit si masë e rregullt për kontroll të glodarëve në rrjetin e kanalizimit. Luten bletarët ti ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të familjeve të tyre të bletëve.

Nëse kushtet klimatike nuk na lejojnë kryerjen e tretamaneve të parapara, të njëjtat do të krzyhen ditën në vijim.

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

Download (PDF, 383KB)

NJOFTIM

Në bazë të Dekretit për pjesmarrje në publik gjatë përgatitjes së shkresave dhe akteve tjera si dhe planeve dhe programeve nga lëmia e mjedisit jetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.147/08 dhe 45/11), Kryetari i Komunës së Kërçovës e jep këtë:

NJOFTIM
Njoftohen personat juridik dhe fizik të Komunës së Kërçovës se organizohet konsultim me publikun për:

Plan për menaxhimin me mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale dhe Plan për menaxhimin me trashëgiminë kulturore

Konsultimi me publikun do të mbahet më datë 08.05.2019 (e mërkurë ) duke filluar nga ora 11.00, në hapsirat e Këshillit të Komunës së Kërçovës.
Planet janë të përgaditura në pajtim me kahjet dhe udhëzimet nga Banka Botërore si dhe Ligjin për mjedisin jetësorë.
Plani për menaxhimin me mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale dhe Plani për menaxhimin me trashëgiminë kulturore, si dhe nën-projekti për revitalizimin e Kalasë, (në verzionin e shkurtuar) do të vendosen në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës në periudhën nga 24/04/2019 deri më 09/05/2019 , dhe të njejtat mund të shikohen në ambientet e Komunës së Kërçovës çdo ditë pune.
Komuna e Kërçovës njofton publikun e interesuar se gjatë 14 ditëve të shqyrtimit publik mund të paraqesin opinione përmes e-mail-it, me postë ose nëpërmjet arkivit të Komunës së Kërçovës.

Nr. _____________
Dt. ____.____.2019

PLANI PËR MENAXHIMIN ME MJEDISIN JETËSOR DHE ASPEKTET SOCIALE PËR PROJEKTIN “RIVITALIZIMI I KALASË SË KITËS”

PLANI PËR MENAXHIMIN ME PUNËT E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR PROJEKTIN “RIVITALIZIMI I KALASË SË KITËS”

Formular për paraqitjen e komenteve dhe sugjerimeve për projektin për Rivitalizimin e Kalasë 

ENVIRONMENTAL AND SOCIAL MANAGEMENT PLAN FOR THE PROJECT “REVITALIZATION OF KITINO KALE”

CULTURAL HERITAGE MANAGEMENT PLAN FOR THE PROJECT “REVITALIZATION OF KITINO KALE”

Comments and Suggestion Form regarding the project for revitalization of “Kitino Kale”- Municipality of Kicevo

Detyrë projektuese

Raporti

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR,
Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1,  pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta  zyrtare e RM” nr. 61/04;  64/05;  92/07 , 123/12,154/15 dhe 23/16)  dhe  Vendimi per veprim me tavolinat dhe paisjet per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore në rajonin e Komunës së Kërcoves  nr.07-1188/5 nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes së Kërcoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )për shfrytezimin e hapsirës para objekteve afariste për kryerjen e veprimtarisë.  Komuna e Kercoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

             Per  ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen   të gjithë  personat juridikë dhe fizikë  shfrytezuesë  të  sipërfaqeve  publike,  të   regjistruar  për kryerjen  veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te  Komuna e Kërcoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist;
  2. Afati i dorëzimit të kërkesave  është  30 ditë nga dita e shpalljes së  Thirrjes publike në web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën  e Kërçovës.
  3. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar,  do të obligohen përveç taksës së rregullt të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
  4. Kontrollin dhe  inspektimin e  shfrytëzuesve për  posedim të  lejeve dhe respektim të  kushteve të parapara në to,e  kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.

 Komuna e Kercoves
Kryetar
Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2019 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 02/2019 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2019 nr.08-414/16 nga dt. 25.2.2019, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 edhe atë:

  • Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:
  1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës ………600 000 den.
  2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme…………….600 000 den.
  3. Financimi i manifestimeve kulturore…………………………………… 650 000 den.
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore…………………………………..250 000 den.
  5. Promovimi i trashëgimisë kulturore……………………………………..300 000 den.
  6. Ndihmimi i manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike dhe  argëtuese – edukative………………………………………………………..300 000 den.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2019 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve:

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2018);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

Përzgjedhja e aplikimeve dhe pagesa e mjeteve, do të realizohet pas përfundimit të Zgjedhjeve Presidenciale 2019.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2019.

Shoqatat kulturore  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe më poshtë

FORMULAR PËR PARAQITJE

Raport  narativ për realizimin e projektit

Buxhetaplikimin

BUXHETI

Raporti Financiar

Plan për monitorim dhe evaluim

Komuna e Kërçovës