KOMUNA E KËRÇOVËS

SHPALLJE 1/2016 (15.1.2016)

Për tjetërsimin (shitjen) e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë

nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lëndë e ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen “BLOK 1” – pjesë nga Kazerma “Çede Filiposki Dame” – Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-680/20 nga dt. 17.04.2010 në Komunën e Kërçovës me destinim A2 –për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komercijale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1 dhe Planin Detal Urbanistik për qytetin e Kërçovës për lagjen “IVANIDOLL” pjesa e dytë NJU “X”, Blok “X1”-Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-2048/23 nga dt. 27.08.2015 në Komunën e Kërçovës me destinim G2-Industri e lehtë jo helmuese, konformë Pasqyrës tabelare nr 2 të cilën janë dhënë shënime për parcelat ndërtimore siç janë: Numri i parcelës ndërtimore, për parcelën kadastrale të përfëshirë në parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, mesataren e ndërtimit, koeficientin e shfryëtzimit, lartësinë e lejuar maksimale deri në kurorë/kate/, çmimi fillestar për m2 dhe depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik.

Pasqyra tabelare 1

Numri i parcelës ndrtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr..5 PK nr. 37/4 4278 1144,oo 26,72 1,60 19,20 mP+5 A2 (B1) 980,oo 1 257 732
P.N.nr.8 PK.nr 37/5 3899 1144,oo 29,44 1,77 19,20 mP+5 A2 (B1) 980,oo 1 146 306

  Pasqyra tabelare 2

Numri i parcelës ndërtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr.12 PK nr. 5948/2 5319      3727 70.1 1.05 12 m/ G2 61,00 97 338

TË DREJTË PËR PJESMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë:

  1. Personat fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë , shtetatas të vendeve anëtare në Unionin Evropian dhe në “OECD”, si dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në “OECD” të cilët në kushte të reciprocitetit, kanë mundësi të fitojnë të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.
  2. Persona juridikë: peson juridikë i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare në Unionin Europian dhe “OECD” si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit, mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në rajonin e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR PJESMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat fizikë të intersuar dhe personat juridikë, dorëzojnë paraqitje për pjesëmarrje në ankandin publik(në formë elektronike në www.gradezno-zemjiste.mk) për secilën parcelë ndërtimore në veçanti në të cilën është theksuar se për cilën parcelë ndërimore dhe kadastrale ka të bëjë vetë paraqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërse e paraqitjes, të kompletuar me këto prova:

  1. Paraqitja e dorëzuesit në të cilën janë theksuar të dhëna për dorëzuesin e paraqitjes;
  2. Dëshmi (provë) për depozitin e paguar në origjinal (të theksohet numri i shpalljes dhe numri i parcelës ndërtimore me qëllimin e caktuar);
  3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi;
  4. Për personat juridik provë për regjistrim në regjistrin përkatës;
  5. Autorizim të rregjullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin juridik, përkatësisht provë për dëshmi të autorizuesit përgjegjës në personin juridik dhe
  6. e-mail, adresë për dorëzuesin e paraqitjes nëpërmjet të cilit do të bëhet zbatimi i procedurës për regjistrim dhe për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do ti dërgohen emri shfrytëzues dhe shifra për qasje në faqen e internetit në të cilën do të zbatohet ankandi publik elektronik (për dorëzuesin e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë adresë e-mail të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të bëjë korrigjim të saj
  7. Fotokopje nga llogaria personale e Transakcionit.

Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të marrin pjesë në ankandin publik për të cilën gjë dorëzuesit e paraqitjeve të dokumenteve të pakompletuara, do të jenë të informuar në mënyrë elektornike.

Dorëzuesit e paraqitjeve, është e nevojshme të dorëzojnë së bashku me paraqitjen e ankandit publik edhe fotokopje të llogarisë së Transakcionit në të cilën do të ketë mundësi që tu kthehet depoziti i paguar për ankandin publik.

ÇMIMI FILlESTAR

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 5 dhe nr. 8, të përfshira në Pasqyrën tabelalre nr 1, sillet në 980,00 denarë për një metër katëror.

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 12, të përfshira në pasqyrën tabelare nr. 2, sillet në 61,00 denarë për një metër katëror.

DEPOZITI

  1. Depoziti për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik për parcelën ndëritmore të vërtetuar në Pasqyrën tabelare të dhënë në këte publikim, sillet në 30% nga shuma e përgjithshme fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti:
  2. Depoziti paguhet me virmane ose me postë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, Llogaria 100000000063095, Llogaria e shfrytëzuesit 7340140398 696 19, Shifra e të ardhurave dhe programi 725939-00 me shenjën “depozit për shitje publike të tokës ndërtimore”të theksohet numri i shpalljes (publikimit) dhe numri i parcelës ndërtimore në shenjën e caktuar),për çdo parcelë ndërtimore në veçanti;
  3. Depoziti kthehet në tërësi te dorëzuesi i paraqitjes për ankandin publik në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, përveç ofertuesit i cili ka ofruar çmim më të volitshëm dhe të cilit pas pagesës së çmimit të përgjithshëm të arritur në ankandin publik, i kthehet edhe depoziti i paguar i zvogluar për shpenzimet e procedurës në shumë prej 10% të mjeteve të deponuara.

AFATET

Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt/ 17.2.2016, në formë elektronike në internet adresën www.gradezno-zemjiste.mk

Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në këte faqe interneti www.gradezno-zemjiste.mk.

Ankandi publik për PN.nr. 5 dhe për PN. nr.8 nga pasqyra tabelare nr. 1 do të fillojë më dt. 22.02.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta

Ankandi publik për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelare nr. 2 do të fillojë më dt. 22.02.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmëdhjetë) minuta.

PROCEDURA

  1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre me rrugën elektronike në afat prej tri ditëve nga dita e dorëzimit të tyre dhe dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzon edhe emrin shfrytëzues dhe shifrën për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet u dorëzon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik.
  2. Në ditën e mbajtjes të ankandit publik pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën që e kanë marrë në adresën e-mail të dorëzuar si shtojcë e paraqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik.
  3. Ankandi publik elektoronik mund të fillojë me të paktën një pjesëmarrës në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
  4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës.
  5. Ankandi publik elektronik fillon me publikimin e çmimit fillestar për metër katëror ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve..
  6. Ankandi bëhet “hap pas hapi” me rritjen e vlerës së çdo “hapi” jo më pak se 98,00 den. për PN.nr. 5 dhe për PN. nr.8 nga pasqyra tabelare nr. 1 dhe 10,00 den për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelar e nr. 2.
  7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të afatit të caktuar në këtë publikim dhe në qoftë se në kohën e kalimit të dy minutave të fundit nga koha e caktuar për zgjatje të ankandit nga ana e pjesëmarrësve është dhënë oferta, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta dhe do të përfundojë nëse periudhën e dy minutave të fundit, nuk ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar deri në intervalin kohorë prej dy minuta ka ofertë të re.
  8. Pjesëmarrësi i ankandit publik, i cili ka ofruar çmimm më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues i volitshëm.
  9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e ankandit publik elektronik dhe e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.
  10. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruar që në afat prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të procedurës, ti paguaj mjetet konform çmimit përfundimtarë të arritur nga ankandi publik dhe deri te Komisioni të dorëzoj dëshmi për pagesë të realizuar dhe dokumentacionin e tërsishëm të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik (në origjinal apo kopje të vërtetuar në noter)
  11. Në qoftë se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar dhe nuk e dorëzon dokumentacionin e kompletuar të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është shitur, nuk do të bëhet lidhje e kontratës për tjetërsim dhe mjetet e deponuara të ofertuesit më të volitshëm nuk do t’i kthehen dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhëshme për atë parcelë ndërtimore.
  12. Pas realizimit të pagesës në afatin e caktuar dhe dorëzimit të dokumentacionit të tërsishëm të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, Kryetari i Komunës së Kërçovës, lidh marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me marrëveshjen ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet që në afat prej 9 muajve për parcelat ndërtimore deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve për parcelat ndërtimore mbi 5000 m2 nga kryerja e solemnizimit të kontratës, të sigurojë leje për ndërtim, në parcelën ndërtimore, të objekteve të parapara konformë planit urbanistik, sipas të cilit toka është tjerërsuar (shitur) dhe të ndërtoj objektin konformë planit urbanistik të shitjes së asaj toke, në afat jo më të gjatë se 2 vite nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe prej 1000 m2, gjegjësisht në afat prej 4 (katër) viteve nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe të ndërtuar prej mbi 1000 m2 , konform lejes së fituar për ndërtim, në të kundërtën nëqoftë se blersi nuk nxjer leje për ndërtim në afatin e caktuar , përkatësisht në qoftë se objektet nuk ndërtohen në afatin e caktuar me fajin e blersit, i njejti do të detyrohet të paguaj dënim me marrëveshje në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në Ankandin publik të tokës e cila është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht me 3% nga çmimi i përgjithshëm i Ankandit publik të tokës që është lëndë e marrveshjes për çco muaj të kaluar në vitin e 2-të nga skadimi i afatit përkatësisht 4,5% nga shuma e përgjithshme e çmimit të Ankandit publik të tokës që është lendë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar nëvitin e 3-të dhe vitin pasues nga skadimi i afatit.
  13. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që të paguaj tatimin e qarkullimit që do të dalë si obligim pas lidhjes së marrëveshjes për shitjen e tokës ndërtimore.
  14. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfëshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
  15. Shpenzimet për procedurën e noterit dhe mbajtjtja e evidencës për patundshmëritë në Agjencinë për kadastër të patundëshmërive, bien si ngarkesë e blersit të tokës ndërtimore..
  16. Pjesëmarrësit e pakënaqur të ankandit publik, mund të dorëzojnë kundërshtim në Komisionin e caktuar në afat prej 3 ditëve nga dita e ankandit publik elektronik. Pas kundërshtimit, komisoni obligohet që me Antvendim të vendosë në afat prej pesë ditëve nga dita e pranimit të kindërshtimit..
  17. Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e Komisionit pala ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit deri në Komisionin shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marëdhënia e punës në shkallë të dytë.
  18. Pronari i tokës ndërtimore të firuar në procedurën për shitje me anë të në ankand publik nuk duhet të njejtën t’ua transferojë personave të tretë përpara përmbushjes së detyrimeve të kontratës për shitjen e të njejtës. Ndalimi i transferimit në personat e tretë regjistrohet në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave të pasurive të patundshme.

Kjo shpallje do të publikohet në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk dhe www.kercova.gov.mk

KOMUNA E KËRÇOVËS

Komisioni për zhvillimin e procedurave për ankand publik