Kryetari i Komunës së Kërçovë Fatmir Dehari dekorohet me çmimin Ambasador i Paqes i cili ndahet nga Federata Universale e Paqes. Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, median dhe vendosjen e një kulture te paqes. Duke kapërcyer kufijtë racialë, fetarë, kombëtarë dhe etnikë, ambasadoret për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një botë e bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni. Është kjo baza e vlerësimit që dallon personat të cilëve u ndahet ky çmim.