Pas verifikimit të mandateve të këshilltarëve, Këshilli i Komunës së Kërçovës me 14 vota PËR, 6 KUNDËR dhe pa prezencën e këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët të cilët nuk ishin të pranishëm në mbledhje, zgjodhi Kryetarin e Këshillit të komunës D-r.Aqif Mehdiun. Kryetari i sapozgjedhur paraprakisht falënderoi Kryetarin e deritanishëm të këshillit Qamil Aliun i cili gjatë katërvjeçarit që lam pas ka udhëheqyr me këtë organ të rëndësishëm për komunën dhe qytetarët.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, pasi uroi këshilltarët për mandatin e ri, u premtoi se do të punojë me dinamikë edhe më të përshpejtuar për të realizuar projektet jetike për qytetarët e Kërçovës. Për këtë, ai kërkoi mbështetjen e të gjithë këshilltarëve që të jenë përkrahës të ideve dhe projekteve konkrete për zhvillimin e qytetit në të gjitha sferat.
Kjo ishte mbledhja e parë konstitutive e Këshillit të Komunës së Kërçovës i përbërë nga 9 këshilltarë të BDI-së, 6 të Kolacionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE, 4 këshilltarë të LSDM-së, 3 nga Aleanca për shqiptarët dhe 1 këshilltar nga Lëvizja Besa.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).