Për të përmirësuar higjenën e infrastrukturës së qytetit dhe për të rritur sigurinë kundër koronavirusit, Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me NP “ Komunalec “ ka ndërmarrë një veprim gjithpërfshirës për të dezinfektuar dhe larë plotësisht rrugët dy herë në ditë me qëllim të pengimit të mospërhapjes së koronavirusit dhe higjena në qytet të jetë në nivel të lartë.
Gjithashtu, të gjitha çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme tërësisht janë dezinfektuar.