• June 7, 2019
  • 10:00
  • Restorant Arabella

Komuna e Kërçovës organizon Panair Pune dhe Karriere, dhe Event
Promovues më datë 7 dhe 8 qershor në Kërçovë, në kuadër të projektit “Transnational Educational Network for young people – new technologies and entrepreneurial thinking in the tourism industry”, me akronimin TRANS-EDU-NET nga Programi INTERREG Balkan-Mediterranean 2014-2020.

Jeni të ftuar të merrni pjesë në ngjarjet e mëposhtme:
Panairi i Punës dhe Karrierës do të mbahet më 7 qershor, dhe ky eveniment do të tërheq grupe të ndryshme interesi që ekzistojnë në rajonin e Kërçovës dhe më gjerë. Qëllimi i evenimentit është që t’u ofroj mundësi bizneseve, universiteteve, shkollave të mesme, qendrave të arsimit profesionale dhe punëdhënësve për të promovuar aktivitetet e tyre dhe për të ofruar pozita pune.
Ngjashëm, ky eveniment do të tërheqë nxënës, studentë, punonjës
të ardhshëm dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët do të kenë mundësi
të informohen dhe t’u parashtrojnë pyetje profesionistëve rreth tendencave të reja të biznesit, sipërmarrjes dhe turizmit.
Pjesëmarrësit, gjithashtu, do të kenë mundësinë të regjistrohen për
trajnime praktike pa pagesë dhe të marrin pjesë në Platformën
Edukative Online, Lojën e Simuluar për Biznes, dhe Start-up Garat
me kampe edukative dhe punëtori në Sofje, Vlorë, Selanik dhe
Kërçovë.

Eventi Promovues do të mbahet më 8 qershor, dhe do të përfshij
nxënës, studentë, sipërmarrës lokal dhe grupe të tjera interesi në
TRANS-EDU-NET iniciativën. Në këtë event ne do të kemi mundësi
të prezantojmë në detaje qëllimin, misionin dhe aktivitete e ardhshme të këtij projekti. Gjithashtu, përgjatë kësaj dite do të lëshohet në përdorim edhe Dhoma Fizike për Sipërmarrje në qendrën ekzistuese të arsimit profesional, е cila do t’u mundësojë nxënësve, studentëve dhe grupeve lokale të interesit të përfshihen në mënyrë aktive në trajnime profesionale mbi sipërmarrjen.

Ju presim të takohemi atje!

Me respekt,
Ekipi Trans-Edu-Net
Komuna e Kërçovës

Kontakt:

➢ Për më shumë informacione për pjesëmarrësit, ju lutemi kontaktoni;
Emine Limani
Telefon: +38971521517
Email: TransEduNet.Kicevo@gmail.com
emine.ballazhi@gmail.com

➢ Për t’u regjistruar për tezgë ekspozite ose kabinë për panair, ju
lutem kontaktoni; **
Albina Sefadini
Telefon: +38972600860
Email: TransEduNet.Kicevo@gmail.com
as24405@seeu.edu.mk

** Ju lutemi vini re se për të rezervuar vend në Panair me tezgë ekspozite ose kabinë për panair, regjistrimet duhet të bëhen mjaft përpara datës së kësaj ngjarjeje. Rezervimi është pa pagesë dhe përfshijnë vetëm dy tavolina.
_____________________________________________________