Në bazë të Ligjit për Tatim në pronë  (“Gaz. e RM-së”, nr. 61/2004, 92/2007,102/2008,35/2011, 53/2011,84/2012 ,188/13,154/15,192/15 dhe 23/16), dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gaz. e RM-së” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës

Thirren të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, që në bazë të Ligjit për tatim në pronë janë obliguesë tatimorë të ndërmarrin hapat vijues:

  1. Persona fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërcovës, të cilëve nuk ështe bërë dorëzimi në mënyrë të rregullt i Aktvendimeve për Tatim në Pronë, në një nga mënyrat e parapara në pajtim me nenin 76 deri te neni 86 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative, janë të obliguar që t’i marrin Aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2019 në hapësirat e Komunës së Kërçovës.
  2. Personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilëve në mënyrë të rregullt u kanë dorëzuar Aktvendimin për tatim në pronë për vitin 2019, të bëjnë shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet  mund t’i paguajnë me fletëpagesën vijuese:

Pranuesi Llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-së
Llogaria 100000000063095

 

 

Nr.rend. Lloji i tatimit Llogaria pagesore Shifra e të ardhurave
1. Tatimi në pronë për personat juridikë 840-134-02512 713113
2. Tatimi në pronë për personat fizikë 840-134-02507 713111

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes së saj dhe llogaritet se pala është njoftuar me shkrim. Për pasojat negative (pagesë e kundërvullnetshme, ndëshkim me para, shpenzime shtesë etj.), që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’i mbulojë vetë pala.

Në qoftë se, keni kryer pagesë që nuk është evidentuar, ose nevojitet të bëhet nivelizimi mbi bazën e tatimit, Ju lutemi të drejtoheni te Komuna e Kërçovës, Njësia për tatim dhe taksa komunale, Zyra nr. 22, për të dorëzuar dëshmitë për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Lista e aktvendimit të shpallur për tatimin në pronë