Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, si dhe në bazë të Planit operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, Komuna e Kërçovës e shpall këtë si vijon:

SHPALLJE PUBLIKE

për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla

  1. Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
  2. Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:-Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
    -Subvencionimi për një punë të re
  3. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë

Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,

– të vetëpunësohen

– të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e plan biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)

– të shfrytzojë grant në shumën maksimale prej 180,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar  taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.

– të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.

Nëse përfituesit e përzgjedhur të grantit që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:

– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:

– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit

– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.

– Nëse pas skadimit të çdo tre 6 muaj nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon  shkresë, vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, shfrytzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.

  1. Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– biznis plan

– vërtetim se nuk eshte i punsuar

  1. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 1 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
  2. Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune

Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit

– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh

– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.

Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.

Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– gjendjen rrjedhse

– vërtetim per personat e punsuar (agjensioni per punsim)

7. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 2 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura

  1. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 15.00, më së voni deri më dt. 16.08.2019
  2. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë më poshtë
  3. Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.

Plani operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim në Komunën e Kërçovës

FORMULAR PËR APLIKIM/ Masa 1

FORMULAR PËR APLIKIM TË NDËRMARRJEVE / Masa 2

Përshkrimi Teknik i biznes idesë me specifikë të paisjeve dhe materialeve të nevojëshme

KOMUNA E KËRÇOVËS