Njoftohen qytetarët kërçovarë se Komuna e Kerçovës, organizon debatin e hapur tradicional në lidhje me Projekt Buxhetin e saj për vitin 2019, ndërsa tema tjetër që ka po kaq ndjeshmëri është Trajtimi i mbeturinave ose Deponia e qytetit.

Si gjithmonë, Organet komunale mbeten transparent me qytetarët e saj dhe presin që më dt 15.12.2018,në rest. Arabella , ora 13.00, masovikisht të merrni pjesë në debat dhe të shtroni idetë, sepse kështu do të kontribuoni për mirëqenien e të gjithëve!

Ju mirepresim!
Komuna e Kërçovës