SHPALLJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, si dhe në bazë të Planit operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, Komuna e Kërçovës e shpall këtë si vijon:

SHPALLJE PUBLIKE

për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla

  1. Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
  2. Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:-Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
    -Subvencionimi për një punë të re
  3. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë

Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,

– të vetëpunësohen

– të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e plan biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)

– të shfrytzojë grant në shumën maksimale prej 180,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar  taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.

– të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.

Nëse përfituesit e përzgjedhur të grantit që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:

– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:

– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit

– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.

– Nëse pas skadimit të çdo tre 6 muaj nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon  shkresë, vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, shfrytzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.

  1. Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– biznis plan

– vërtetim se nuk eshte i punsuar

  1. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 1 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
  2. Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune

Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit

– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh

– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.

Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.

Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– gjendjen rrjedhse

– vërtetim per personat e punsuar (agjensioni per punsim)

7. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 2 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura

  1. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 15.00, më së voni deri më dt. 16.08.2019
  2. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë më poshtë
  3. Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.

Plani operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim në Komunën e Kërçovës

FORMULAR PËR APLIKIM/ Masa 1

FORMULAR PËR APLIKIM TË NDËRMARRJEVE / Masa 2

Përshkrimi Teknik i biznes idesë me specifikë të paisjeve dhe materialeve të nevojëshme

KOMUNA E KËRÇOVËS

INVITATION

Dear,

You are kindly invited to participate in the local Job and Career Fair, and Dissemination and Networking Event in Kicevo on June 7 and 8, 2019 in Kicevo.
For more information please refer to the attached invitations.


Yours sincerely,
Trans-Edu-Net team 

Municipality of Kicevo

NJOFTIM

Në pajtim me planin aksional në Komunën e Kërçovës për kryerjen e Dezinfektimit, Dezinsekcimit dhe Deritizimit në teritorin e komunës, sipas ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, informohen qytetarët e komunës së Kërçovës se në datë 23.05.2019, me kohëzgjatje nga ora 08.00-16.00 do të kryhet dezinsekcim larvicidal nga i cili do të trajtohen ujërat e ndenjura në territorin e Komunës së Kërçovës, me qëllim shkatrrimin e larvave nga mushkojat. Ditën e njëjtë do të kryhet edhe deratizim i pusetave të kanalizimit me vendosje të rodenticidit si masë e rregullt për kontroll të glodarëve në rrjetin e kanalizimit. Luten bletarët ti ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të familjeve të tyre të bletëve.

Nëse kushtet klimatike nuk na lejojnë kryerjen e tretamaneve të parapara, të njëjtat do të krzyhen ditën në vijim.

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

Download (PDF, 383KB)

NJOFTIM

Në bazë të Dekretit për pjesmarrje në publik gjatë përgatitjes së shkresave dhe akteve tjera si dhe planeve dhe programeve nga lëmia e mjedisit jetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.147/08 dhe 45/11), Kryetari i Komunës së Kërçovës e jep këtë:

NJOFTIM
Njoftohen personat juridik dhe fizik të Komunës së Kërçovës se organizohet konsultim me publikun për:

Plan për menaxhimin me mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale dhe Plan për menaxhimin me trashëgiminë kulturore

Konsultimi me publikun do të mbahet më datë 08.05.2019 (e mërkurë ) duke filluar nga ora 11.00, në hapsirat e Këshillit të Komunës së Kërçovës.
Planet janë të përgaditura në pajtim me kahjet dhe udhëzimet nga Banka Botërore si dhe Ligjin për mjedisin jetësorë.
Plani për menaxhimin me mjedisin jetësorë dhe aspektet sociale dhe Plani për menaxhimin me trashëgiminë kulturore, si dhe nën-projekti për revitalizimin e Kalasë, (në verzionin e shkurtuar) do të vendosen në faqen e internetit të Komunës së Kërçovës në periudhën nga 24/04/2019 deri më 09/05/2019 , dhe të njejtat mund të shikohen në ambientet e Komunës së Kërçovës çdo ditë pune.
Komuna e Kërçovës njofton publikun e interesuar se gjatë 14 ditëve të shqyrtimit publik mund të paraqesin opinione përmes e-mail-it, me postë ose nëpërmjet arkivit të Komunës së Kërçovës.

Nr. _____________
Dt. ____.____.2019

PLANI PËR MENAXHIMIN ME MJEDISIN JETËSOR DHE ASPEKTET SOCIALE PËR PROJEKTIN “RIVITALIZIMI I KALASË SË KITËS”

PLANI PËR MENAXHIMIN ME PUNËT E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR PROJEKTIN “RIVITALIZIMI I KALASË SË KITËS”

Formular për paraqitjen e komenteve dhe sugjerimeve për projektin për Rivitalizimin e Kalasë 

ENVIRONMENTAL AND SOCIAL MANAGEMENT PLAN FOR THE PROJECT “REVITALIZATION OF KITINO KALE”

CULTURAL HERITAGE MANAGEMENT PLAN FOR THE PROJECT “REVITALIZATION OF KITINO KALE”

Comments and Suggestion Form regarding the project for revitalization of “Kitino Kale”- Municipality of Kicevo

Detyrë projektuese

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR,
Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1,  pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta  zyrtare e RM” nr. 61/04;  64/05;  92/07 , 123/12,154/15 dhe 23/16)  dhe  Vendimi per veprim me tavolinat dhe paisjet per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore në rajonin e Komunës së Kërcoves  nr.07-1188/5 nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes së Kërcoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )për shfrytezimin e hapsirës para objekteve afariste për kryerjen e veprimtarisë.  Komuna e Kercoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

             Per  ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen   të gjithë  personat juridikë dhe fizikë  shfrytezuesë  të  sipërfaqeve  publike,  të   regjistruar  për kryerjen  veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te  Komuna e Kërcoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist;
  2. Afati i dorëzimit të kërkesave  është  30 ditë nga dita e shpalljes së  Thirrjes publike në web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën  e Kërçovës.
  3. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar,  do të obligohen përveç taksës së rregullt të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
  4. Kontrollin dhe  inspektimin e  shfrytëzuesve për  posedim të  lejeve dhe respektim të  kushteve të parapara në to,e  kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.

 Komuna e Kercoves
Kryetar
Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2019 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 02/2019 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2019 nr.08-414/16 nga dt. 25.2.2019, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 edhe atë:

  • Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:
  1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës ………600 000 den.
  2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme…………….600 000 den.
  3. Financimi i manifestimeve kulturore…………………………………… 650 000 den.
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore…………………………………..250 000 den.
  5. Promovimi i trashëgimisë kulturore……………………………………..300 000 den.
  6. Ndihmimi i manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike dhe  argëtuese – edukative………………………………………………………..300 000 den.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2019 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve:

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2018);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

Përzgjedhja e aplikimeve dhe pagesa e mjeteve, do të realizohet pas përfundimit të Zgjedhjeve Presidenciale 2019.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2019.

Shoqatat kulturore  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe më poshtë

FORMULAR PËR PARAQITJE

Raport  narativ për realizimin e projektit

Buxhetaplikimin

BUXHETI

Raporti Financiar

Plan për monitorim dhe evaluim

Komuna e Kërçovës

Këshilli Lokal Ekonomik Social i Komunës së Kërçovës

U mbajtë sesioni i parë i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës për vitin 2019

Më dt. 25.03.2019 në zyrën e Këshillit të KLES, në Komunën e Kërçovës, u mbajtë Sesioni i parë i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës, ku përfshihen përfaqësues të emëruar nga Komuna e Kërçovës, KSL, LSM, KBM dhe OPM.

Në këtë sesion të parë u zgjodh një kryetar i ri dhe zëvendës kryetar, për kryetar u zgjodh Arben Ristemi, përfaqësues nga Komuna e Kërçovës, për zëvendës të tij, Snezhana Minoska nga OPM. Në séance u verifikuan anëtarët e rinj dhe u diskutua për Projektn e ri me titull Përforcimi i dialogut social, i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në pesëmbëdhjetë komuna. Qëllimi i projektit është të përmirësojë dialogun social si një mjet për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira.

Projekti do të mbështesë pjesëmarrjen e institucioneve për dialogun social në krijimin e politikave në nivel kombëtar dhe lokal dhe do të inkurajojë praktikimin e konsultimeve të rregullta përmes këshillave ekonomike dhe sociale kombëtare dhe lokale, tha Dejan Ilioski, Sekretar i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës.

Arben Ristemi, në emrin e tij personal u falënderua për zgjedhjen dhe tha se ata do të bëjnë çmos për të kryer aktivitetet e tyre, do të punojnë në mënyrë transparente dhe do të japin kontributin maksimal për një dialog më të mirë ekonomik dhe social në Komunën e Kërçovës.

Këshilli, siç informoi sekretari Dejan Ilioski, do të ketë detyrë për të monitoruar situatën, për të shqyrtuar çështjet, merr qëdrim, të marrë iniciativa dhe rekomandime dhe të propozojë zgjidhje, në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të punëtorëve dhe punëdhënësve në komunë dhe të japin mendime, dhe sugjerimet e tyre për krijimin e politikës ekonomike lokale. KLES mendimet e veta, rekomandimet, konkluzionet dhe propozimet duhet ti paraqes në Këshillin komunal dhe institucionet tjera relevante, si dhe mediat.

Me fillimin e punës së këtij Këshilli, Komuna dhe të gjitha institucionet që preken nga çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe krijimi i një klime më të mirë ekonomike vendore për avancimin e bizneseve, do të ketë një aleat dhe partner të përkushtuar në Këshillin Lokal Ekonomik Social, theksoi Kryetari i këtij Këshilli, Arben Ristemi.

Në mbledhje, përveç përfaqësuesve të nënshkruesve të Marrëveshjes për themelimin e KLES në Komunën e Kërçovës, morrën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë së Punësimit nga Kërçova dhe nga Oda Rajonale.

THIRRJE PUBLIKE

Komuna e Kërçovës, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nr. 07-975/12, të dt. 8.04.2015, (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr. 4/2015) për themelimin e Këshillit Rinor, shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës

Të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës;
– Të jenë të moshës prej 15-27 vjet;
– Të mos kenë precedent penal;
– Të jenë kreativ dhe të aftë për punë individuale dhe grupore.

Ata të cilët i plotësojnë kushtet e lartpërmendura, duhet që më së voni deri më dt. 29.03.2019, ora 16:00, në e-mailin: youthcouncil@kercova.gov.mk, të parashtrojnë:

– Letër motivuese;
– Biografi të shkurtër – CV;
– Vërtetim se janë nxënës/student, gjegjësisht vërtetim për shkollim të përfunduar;
– Çertifikata të fituara nga kurse, trajnime, gara etj.

– Propozime me shkrim nga propozuesit dhe propozuesit e autorizuar (në qoftë se ka).

Komuna e Kërçovës
              Kryetar                 
Fatmir Dehari

Download (PDF, 461KB)

AKTVENDIM

Në bazë të nenit 37, paragrafi 1 të Ligjit për Vetadministrim lokal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/2002), dhe në harmonizim me dispozitat nga Rregullorja e Këshillit të Komunës së Kërçovës (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr. 5/06), sjellë:

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 19-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës
KONVOKOJ mbledhjen e 19-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës.
Mbledhja do të mbahet më datë 14.03.2018 (e enjte), në lokalet e Këshillit të Komunës së Kërçovës, me fillim në orën 11,oo.
Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e 17-të e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nga dt. 30.01.2019.
Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e 18-të e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nga dt. 25.02.2019.
– – Për punën e mbledhjes propozoj si vijon:
R e n d i i d i t ë s
1. Propozim Llogaria Përfundimtare e Komunës së Kërçovës për vitin 2018
2. Miratimi i Raportit Financiar për punën e Komunës së Kërçovës për vitin 2018
3. Propozim Vendim për miratimin e raportit për vlerën e përgjithshme të kontraktuar për kreditorë për financimin të obligimeve të arritura, të pa shlyera
4. Propozim Vendim për ndryshim dhe plotësim të shpërndarjes së mjeteve në Buxhetin e Komunës së Kërçovës për 2019.
5. Propozimi i Vendimit për kryerjen e shlyerjes përfundimtare për tatim në pronë.
6. Miratimi i Raportit për punë të NP “Komunalec” Kërçovë për periudhën 01.01.2018-31.12.2018
7. Propozim Vendim për miratimin e Llogarisë Përfundimtare për periudhën Janar-Dhjetorë 2018.
8. Miratimi i Llogarive Përfundimtare të institucioneve të cilat janë në kompetencë të Komunës së Kërçovës.

  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHMK “Drita” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Kuzman Josifoski Pitu” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Sande Shterjoski” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Dr Vlladimir Polezhinoski” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Faik Konica” f.Greshnicë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Rexho Rushit Zajazi” f.Zajaz.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Milto Gura” f.Strellcë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Naim Frashëri” f.Jagolldolencë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” f.Sërbicë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të SHF “Hristo Uzunov” f.Dërgovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të IKP Çerdhja e fëmijëve “Ollga Miceska” Kërçovë.
  • Miratimi i Llogarisë përfundimtare për vitin 2018 të IK Univerziteti i punëtorve “Kërste Misirkov” Kërçovë.

Nr. 08-593/1
Dt. 09.03.2018
K ë r ç o v ë
Këshilli i Komunës së Kërçovës
Kryetar,
Aqif Mediu d.v.

Download (PDF, 152KB)