U mbajtë sesioni i parë i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës për vitin 2019

Më dt. 25.03.2019 në zyrën e Këshillit të KLES, në Komunën e Kërçovës, u mbajtë Sesioni i parë i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës, ku përfshihen përfaqësues të emëruar nga Komuna e Kërçovës, KSL, LSM, KBM dhe OPM.

Në këtë sesion të parë u zgjodh një kryetar i ri dhe zëvendës kryetar, për kryetar u zgjodh Arben Ristemi, përfaqësues nga Komuna e Kërçovës, për zëvendës të tij, Snezhana Minoska nga OPM. Në séance u verifikuan anëtarët e rinj dhe u diskutua për Projektn e ri me titull Përforcimi i dialogut social, i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në pesëmbëdhjetë komuna. Qëllimi i projektit është të përmirësojë dialogun social si një mjet për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira.

Projekti do të mbështesë pjesëmarrjen e institucioneve për dialogun social në krijimin e politikave në nivel kombëtar dhe lokal dhe do të inkurajojë praktikimin e konsultimeve të rregullta përmes këshillave ekonomike dhe sociale kombëtare dhe lokale, tha Dejan Ilioski, Sekretar i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës.

Arben Ristemi, në emrin e tij personal u falënderua për zgjedhjen dhe tha se ata do të bëjnë çmos për të kryer aktivitetet e tyre, do të punojnë në mënyrë transparente dhe do të japin kontributin maksimal për një dialog më të mirë ekonomik dhe social në Komunën e Kërçovës.

Këshilli, siç informoi sekretari Dejan Ilioski, do të ketë detyrë për të monitoruar situatën, për të shqyrtuar çështjet, merr qëdrim, të marrë iniciativa dhe rekomandime dhe të propozojë zgjidhje, në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të punëtorëve dhe punëdhënësve në komunë dhe të japin mendime, dhe sugjerimet e tyre për krijimin e politikës ekonomike lokale. KLES mendimet e veta, rekomandimet, konkluzionet dhe propozimet duhet ti paraqes në Këshillin komunal dhe institucionet tjera relevante, si dhe mediat.

Me fillimin e punës së këtij Këshilli, Komuna dhe të gjitha institucionet që preken nga çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve, si dhe krijimi i një klime më të mirë ekonomike vendore për avancimin e bizneseve, do të ketë një aleat dhe partner të përkushtuar në Këshillin Lokal Ekonomik Social, theksoi Kryetari i këtij Këshilli, Arben Ristemi.

Në mbledhje, përveç përfaqësuesve të nënshkruesve të Marrëveshjes për themelimin e KLES në Komunën e Kërçovës, morrën pjesë edhe përfaqësues të Agjencisë së Punësimit nga Kërçova dhe nga Oda Rajonale.