THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për mbrojtje sociale (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 104 të dt. 23.5.2019), si dhe për realizimin e “Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale” nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale
Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE
Për identifikimin e dhënësve të interesuar të shërbimeve sociale.

Një nga qëllimet kryesore të projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësinë lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri te shërbimet sociale të destinuara për grupet e cenueshme të qytetarëve, personat më të moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe persona tjerë, për çka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguron Grante të destinuara për projektin me shumë të përgjithshme prej 10,8 milion euro për periudhën e zbatimit prej 5 vitesh.

1. Lloji i projekteve që do të përkrahen
Komuna e Kërçovës deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të mund të aplikoj për Grante të destinuara për projekte për zhvillim të shërbimeve sociale në bashkësinë lokale, duke kyçur shërbim social të drejtpërdrejtë, ndihmë individëve ose familjeve, përkujdesje shtëpiake, asistencë personale, përkujdesje ditore, përkujdesje e përkohshme, shtëpi të vogla grupore, qendra ditore dhe shërbime për banim me përkrahje dhe shërbime tjera inovative në komunitet;
2. Mjete të parapara – Grantet do të jetë të financuara nga MPPS dhe do të jenë të drejtuara drejt zhvillimit të shërbimeve që do t’i siguroj komuna në bashkëpunim me dhënës tjerë të shërbimeve (shoqata të qytetarëve, persona fizikë dhe juridikë). Mjetet nga granti do të jenë të destinuara për vendosjen e shërbimeve dhe financimin e shërbimit pas shfrytëzuesit sipas çmimit të përcaktuar të shërbimit në 12 muajt e ardhshëm.
3. Kritere themelore të organizatës – Kritere themelor të organizatës që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në këtë thirrje janë:

– Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione
– Të merren me aktivitete dhe projekte të interesit publik
– Personi fizik që më vete kryen punë nga mbrojta sociale si veprimtari profesionale që posedon leje të dhënë për kryerjen e mëvetësishme të veprimtarisë profesionale (neni 129,130,131,132,133,134 të Ligjit për mbrojtje sociale “Gazeta zyrtare e RMV”, nr. 104 të dt. 23.5.2019)

4. Dokumentacion i nevojshëm që shoqata/fondacioni duhet ta dorëzoj
1. Propozimprojekti;

2. Statut dhe Aktvendim për regjistrim të shoqatës ose fondacionit;

3. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, në qoftë se, kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti komunal për vitin fiskal paraprak;

4. Kopje të lejes për kryerje të mëvetësishme të veprimtarisë profesionale për personat fizikë që kryejnë punë të mbrojtjes sociale si veprimtari profesionale.

5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjeve
Afati për parashtrimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.
Paraqitja me dokumentacionin e tërësishëm të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës, rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Кërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me shënim – Dhënës të interesuar të shërbimeve sociale.

Dhënësit e interesuar të shërbimeve, pasi që ta shfaqin interesin e vet, si dhe në qoftë se, Komuna llogarit se ka nevojë për shërbimin e propozuar social, sëbashku me dhënësin e interesuar do ta parashtroj aplikimin deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të RMV-së. Shoqatat dhe fondacionet pjesëmarrëse në thirrjen publike do të jenë të njoftuara për rezultatet pas shpalljes së Vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve që kanë fituar mjete për projektet, do të jenë të shpallur në web faqen e Komunës së Kërçovës.

EKZEMPLAR PËR SHPREHJEN E INTERESIT Për aplikim për grant për zhvillim të shërbimeve sociale

KONKURS

K O N K U R S

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2019/20

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesat e notave nga viti I deri te viti i IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student i rregullt.

Bursat do te ndahen për dy kategori

  • Për Studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithsej 20 bursa
  • Për Studentë nga familjet me gjendjen të rendë ekonomike, gjithsej 15 bursa

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesave të notave nga viti I deri te viti IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim dhe deklarat ne noter të prindrit  nese është i papunsuar
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë e gjendjes familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e I (pare) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 60%
  2. Të ardhurat mujore 30%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e II (dytë) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 30%
  2. Të ardhurat mujore 60%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-2102/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2018/19, do të jetë: 24.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 8 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 30.09.2019

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet në  www.kercova.gov.mk

KOMISIONI

K O N K U R S 2019

RR E G U LL O R E – PRAVILNIK 2019

Formular 2019

SHPALLJE

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2019, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 50 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Vendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr.09-1833/1 nga dt.12.08.2018, e publikon këtë:

S H P A L L J E

1. Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 50 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.

2. Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 7.600,oo denarë ;

b) 44 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 11.800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.03.09.2019 e deri me dt.31.08.2020.

4. Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :

– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )

– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim).

5. Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi (5) pesë ditë, nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2019.

Nr. 09-1893/1
Dt.19.08.2019
Kërçovë

KËRKESA

SHPALLJE  PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtre e RM-së” nr.52/10, 135/11, 55/16) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2019, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social  dhe persona me nevoja të posaçme.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 në shumë prej 300.000,00  denarë.

3.Dorëzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

-Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  4. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, nëse kanë qenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Komunës për  vitin e kaluar fiskal

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës“. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Kryetar i Komisionit

__________________

Formullar 1

Formullar 2

SHPALLJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, si dhe në bazë të Planit operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, Komuna e Kërçovës e shpall këtë si vijon:

SHPALLJE PUBLIKE

për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla

  1. Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
  2. Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:-Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
    -Subvencionimi për një punë të re
  3. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë

Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,

– të vetëpunësohen

– të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e plan biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)

– të shfrytzojë grant në shumën maksimale prej 180,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar  taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.

– të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.

Nëse përfituesit e përzgjedhur të grantit që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:

– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:

– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit

– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.

– Nëse pas skadimit të çdo tre 6 muaj nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon  shkresë, vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, shfrytzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.

  1. Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– biznis plan

– vërtetim se nuk eshte i punsuar

  1. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 1 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.
  2. Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune

Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit

– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh

– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.

Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.

Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– gjendjen rrjedhse

– vërtetim per personat e punsuar (agjensioni per punsim)

7. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 2 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura

  1. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 15.00, më së voni deri më dt. 16.08.2019
  2. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejnë më poshtë
  3. Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren në faqen e internetit www.kercova.gov.mk ose në hapësirat e Komunës së Kërçovës.

Plani operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim në Komunën e Kërçovës

FORMULAR PËR APLIKIM/ Masa 1

FORMULAR PËR APLIKIM TË NDËRMARRJEVE / Masa 2

Përshkrimi Teknik i biznes idesë me specifikë të paisjeve dhe materialeve të nevojëshme

KOMUNA E KËRÇOVËS