Në bazë të nenit 37, paragrafi 1 të Ligjit për Vetadministrim lokal (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/2002), dhe në harmonizim me dispozitat nga Rregullorja e Këshillit të Komunës së Kërçovës (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr.5/06), sjellë:

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 18-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës

KONVOKOJ mbledhjen e 18-të të Këshillit të Komunës së Kërçovës.
Mbledhja do të mbahet më datë 25..02.2019 (e hënë), në lokalet e Këshillit të Komunës së Kërçovës, me fillim në orën 11:00.

Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e 17-të e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nga dt. 30.01.2019

– – Për punën e mbledhjes propozoj këtë :

R e n d i i d i t ë s

1. Informatë për punët të cilat kanë të bëjnë me sigurinë publike dhe sigurinë në komunikacionin rrugorë në rajonin e SP nga KP Kërçvë.
2. Propozim Vendim për pjesmarrje financiare të Komunës së Kërçovës për ndërtimin e rrugës lokale fsh.Kolibar
3. Propozim Vendim për marrjen e borxheve nga SHMK “Drita” dhe SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë.
4. Propozim Vendim për realizimin e shlyerjes së përhershme të taksës komunale (firmarina)
5. Propozim Vendim për lirimin nga taksa komunale e firmave të themeluara nga persona me invaliditet.
6. Propozim Kalendari Buxhetorë për vitin 2019.
7. Miratimi i Raportit kuartal për Buxhetin e Komunës së Kërçovës për periudhën – kuartali i 4.
8. Miratimi i raportit për regjistrim për vitin 2018 në Komunën e Kërçovës.
9. Propozim vendim për dhënien e rrjetit të ujësjellsit NP “Komunalec#
10. Propozim Vendim për lirim nga participimi për qëndrim në çerdhe të 20 fëmijëve romë nga tre deri në gjashtë vjetë.
11. Propozim nga Komisioni për çështje mandatare, zgjedhje dhe emrime.
12. Plan vjetor për punësim për vitin 2019 në SHMK “Drita” Kërçovë
13. Plan vjetor për punësim në SHMK “Mirko Mileski” Kërçovë
14. Propozim Program për financimin e aktiviteteve nga lëmia e kulturës në interes të Komunës së Kërçovës dhe mbështetje të shoqatave të qytetarve për vitin 2019.
15. Propozim Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës të administratës shtetërore në IPKÇF”Ollga Miceska “ Kërçovë.
16. Propozim Vendim për fillim të procedurës për hartim të ndryshimit dhe plotësimit të PGJU për qytetin e Kërçovës për NJU “D”, Blok “D1” dhe NJU “A”, Blok “A1”- Komuna e Kërçovës.
17. Propozim Vendim për fillim të procedurës për hartim të ndryshimit dhe plotësimit të PGJU për qytetin e Kërçovës për NJU “G”, Blok “G4” Komuna e Kërçovës.
18. Propozim Vendim me të cilin përcaktohet se do të sillet ndryshim në Planin Urbanistik për fshatin Trapçidoll, Kërçovë, sjellur me Vendim të Këshillit nr.07-779/3 të dt.04.07.2002, për shkak të përfshirjes së objekteve pa leje.

Nr. 08-414/1
Dt. 18.02.2019
K ë r ç o v ë

Këshilli i Komunës së Kërçovës
Kryetar,
Aqif Mediu d.

Download (PDF, 114KB)