SHPALLJE PUBLIKE Për të gjith personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Këcovës

 Republika e Maqedonisë

Komuna e Kërçovës

Ne baze te Ligjit per Tatim ne prone  ( Gz. e RM-se, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16 kurse ne pajtim me Ligjin per procedure te pergjithshme administrative ( Gz.e RM-se nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15, Kryetari I Komunes se Kercoves shpall:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për të gjith personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Këcovës ,kurse për të cilat nuk eshtë kryer dorzim I rregullt I aktvendimeve dhe I verejtjeve për vitin 2016,njoftohen qe ti nderrmarrin hapat vijuese:

 1.Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Kërcovës ,a për të cilat nuk ështe kryer dorëzim I rregullt I Aktvendimeve per Tatim në Pronë ,janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për Tatim në prone per vitin 2016,përfundimisht me 10.10.2016.

 2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për Tatim në prone jeni te detyruar ti paguani përfundimisht me 10.10.2016.

 Obligimet  mund ti paguani ne fletpagesat vijuese

Pranuesi llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-se
llogaria 100000000063095
Nr.rend. lloji itatimit Llogaria pagesore Shifra kalimtare
1. Tatimi ne prone per persona juridik 840-134-02512 713113
2. Tatim ne prone per persona fizik 840-134-02507 713111

Kjo shpallje hyn ne fuqi me diten e publikimit te saj dhe llogaritet se pala eshte njoftuar me shkrim permes dergeses se drejte. Per pasojat negative ( pagese e dhunshme, ndeshkim ne para, shpenzime plotesuese etj ) qe eventualisht mund te shfaqen,ato do t’imbuloje vete pala.

 Ne qofte se keni kryer pagesa qe nuk jane evidentuar, ose nevojitet te behet nivelizim i tyre mbi bazen e borxhit, ju lutemi t’idrejtoheni Komunes se Keroves, Njesia per tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 22, per te dorezuar deshmite per pagesat e kryera ose kontaktoni ne adresen e meposhtme.

rr.”Boris Kidri “, nr.1

e-mail:kercova2013@yahoo.com

KËRKESË për angazhim në punë

Kërkoj angazhim  me  punë në pajtim me Shpalljen për angazhimin  e  gjithësejt  58 personave  të papunë nga kategoritë  e  rrezikuara  sociale,  të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës   në pajtim me Programën për punë  publike .

Download (PDF, 81KB)

Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 58 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2016, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 58 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës nr. 09-2015/1 nga  dt.17.08.2016,  e  publikon  këtë:

S H P A L L J E

1.    Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 58  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.

2.     Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a). 10 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  7.600,oo  denarë ;

b). 48 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  11.800,oo  denarë.

3.    Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2016 e deri me  dt.31.08.2017.

4.    Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

–    Të  jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
–    Të jenë  të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5.    Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6.    Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovës  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2016.

Nr. 09-2015/2
Dt.24.08.2016
Kërçovë

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

SHPALLJE PUBLIKE Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës

Nr. 22-2443/1

Dt. 15.08.2016

Komuna e Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe  192/15), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/05, 110/08, 51/11, 145/15), Kryetari i Komunës shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i aktvendimeve dhe vërejtjeve për vitin 2016, informohen që ti ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2016, përfundimisht me dt. 31.08.2016;

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, jeni të obliguar që ti paguani përfundimisht me dt. 31.08.2016.

Obligimet mund ti paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095
Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje, hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative (pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se, keni realizuar pagesë, ndërsa ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Download (PDF, 580KB)

SHPALLJE 2/2016 (13.4.2016) Për tjetërsimin (shitjen) e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

KOMUNA E KËRÇOVËS

SHPALLJE 2/2016 (13.4.2016)

Për tjetërsimin (shitjen) e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet ankandit publik elektronik  në Komunën e Kërçovës

 

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lëndë e ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit  të Kërçovës, për lagjen “BLOK 1” – pjesë nga Kazerma “Çede Filiposki Dame” – Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-680/20 nga dt. 17.04.2010 në Komunën e Kërçovës me destinim A2 –për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komercijale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1 dhe Planin Detal Urbanistik për qytetin e Kërçovës për lagjen “IVANIDOLL” pjesa e dytë NJU “X”, Blok “X1”-Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-2048/23 nga dt. 27.08.2015 në Komunën e Kërçovës me destinim  G2-Industri e lehtë jo helmuese, konformë Pasqyrës tabelare nr 2 të cilën janë dhënë shënime për parcelat ndërtimore siç janë: Numri i parcelës ndërtimore, për parcelën kadastrale të përfëshirë në parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, mesataren e ndërtimit, koeficientin e shfryëtzimit, lartësinë e lejuar maksimale deri në kurorë/kate/, çmimi fillestar për m2 dhe depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik.

Pasqyra tabelare 1

Numri i parcelës ndrtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr.8 PK.nr 37/5 3899 1144,oo 29,44 1,77 19,20 m

P+5

A2 (B1) 980,oo 1 146 306

 

Numri i parcelës ndërtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr.12 PK nr. 5948/2 5319      3727 70.1 1.05 12 m

/

G2 61,00 97 338

 

Pasqyra tabelare 2

TË DREJTË PËR PJESMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë:

1.Personat fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë , shtetatas të vendeve anëtare në Unionin Evropian dhe në “OECD”, si dhe shtetas të vendeve  që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në “OECD” të cilët në kushte të reciprocitetit, kanë mundësi të fitojnë të drejtën e pronësisë  të tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.

2.Persona juridikë: peson juridikë i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare në Unionin Europian dhe “OECD” si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit, mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në rajonin e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR PJESMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat fizikë të intersuar dhe personat juridikë, dorëzojnë paraqitje  për pjesëmarrje në ankandin publik(në formë elektronike në www.gradezno-zemjiste.mk) për secilën parcelë ndërtimore në veçanti në të cilën është theksuar se për cilën parcelë ndërimore dhe kadastrale ka të bëjë vetë paraqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërse e paraqitjes,  të kompletuar me këto prova:

  1. Paraqitja e dorëzuesit në të cilën janë theksuar të dhëna për dorëzuesin e paraqitjes;
  2. Dëshmi (provë) për depozitin e paguar në origjinal (të theksohet numri i shpalljes dhe numri i parcelës ndërtimore me qëllimin e caktuar);
  3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi;
  4. Për personat juridik provë për regjistrim në regjistrin përkatës;
  5. Autorizim të rregjullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin juridik, përkatësisht provë për dëshmi të autorizuesit përgjegjës në personin juridik dhe
  6. e-mail, adresë për dorëzuesin e paraqitjes nëpërmjet të cilit do të bëhet zbatimi i procedurës për regjistrim dhe për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do ti dërgohen emri shfrytëzues dhe shifra për qasje në faqen e internetit në të cilën do të zbatohet ankandi publik elektronik (për dorëzuesin e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë adresë e-mail të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të bëjë korrigjim të saj
  7. Fotokopje nga llogaria personale e Transakcionit.

Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të marrin pjesë në ankandin publik për të cilën gjë dorëzuesit e paraqitjeve të dokumenteve të pakompletuara, do të jenë të informuar në mënyrë elektornike.

Dorëzuesit e paraqitjeve, është e nevojshme të dorëzojnë së bashku me paraqitjen e ankandit publik edhe fotokopje të llogarisë së Transakcionit në të cilën do të ketë mundësi që tu kthehet depoziti i paguar për ankandin publik.

ÇMIMI FILlESTAR

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 8, të përfshira në Pasqyrën tabelalre nr 1, sillet në 980,00 denarë për një metër katëror.

Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelat ndërtimore nr. 12, të përfshira në pasqyrën tabelare nr. 2, sillet në 61,00 denarë për një metër katëror.

DEPOZITI

  1. Depoziti për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik për parcelën ndëritmore të vërtetuar në Pasqyrën tabelare të dhënë në këte publikim, sillet në 30% nga shuma e përgjithshme fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti:

      2.Depoziti paguhet me virmane ose me postë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, Llogaria 100000000063095, Llogaria e shfrytëzuesit 7340140398 696 19, Shifra e të ardhurave dhe programi 725939-00 me shenjën “depozit për shitje publike të tokës ndërtimore”të theksohet numri i shpalljes (publikimit) dhe numri i parcelës ndërtimore në shenjën e caktuar),për çdo parcelë ndërtimore në veçanti;

  1. Depoziti kthehet në tërësi te dorëzuesi i paraqitjes për ankandin publik në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, përveç ofertuesit i cili ka ofruar çmim më të volitshëm dhe të cilit pas pagesës së çmimit të përgjithshëm të arritur në ankandin publik, i kthehet edhe depoziti i paguar i zvogluar për shpenzimet e procedurës në shumë prej 10% të mjeteve të deponuara.

AFATET

Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt/ 15.5.2016, në formë elektronike në internet adresën www.gradezno-zemjiste.mk

Ankandi  publik do të mbahet në mënyrë elektronike në këte faqe interneti www.gradezno-zemjiste.mk.

Ankandi publik për PN. nr.8  nga pasqyra tabelare nr. 1 do të fillojë më dt.  18.05.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta

Ankandi publik për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelare nr. 2 do të fillojë më dt. 18.05.2016 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmëdhjetë) minuta.

PROCEDURA

  1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre me rrugën elektronike në afat prej tri ditëve nga dita e dorëzimit të tyre dhe dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzon edhe emrin shfrytëzues dhe shifrën për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet u dorëzon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik.
  2. Në ditën e mbajtjes të ankandit publik pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën që e kanë marrë në adresën e-mail të dorëzuar si shtojcë e paraqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik.
  3. Ankandi publik elektoronik mund të fillojë me të paktën  një pjesëmarrës në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
  4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës.
  5. Ankandi publik elektronik fillon me publikimin e çmimit fillestar për metër katëror ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve..
  6. Ankandi bëhet “hap pas hapi” me rritjen e vlerës së çdo “hapi” jo më pak se 98,00 den.,  për PN. nr. 8  nga pasqyra tabelare nr. 1 dhe 10,00 den për PN.nr. 12 nga pasqyra tabelar e nr. 2.
  7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të afatit të caktuar në këtë publikim dhe në qoftë se në kohën e kalimit të dy minutave të fundit nga koha e caktuar për zgjatje të ankandit nga ana e pjesëmarrësve është dhënë oferta, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta dhe do të përfundojë nëse periudhën e dy minutave të fundit, nuk  ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar deri në intervalin kohorë prej dy minuta ka ofertë të re.
  8. Pjesëmarrësi i ankandit publik, i cili ka ofruar çmimm më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues i volitshëm.
  9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e ankandit publik elektronik dhe e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.
  10. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruar që në afat prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të procedurës, ti paguaj mjetet konform çmimit përfundimtarë të arritur nga ankandi publik dhe deri te Komisioni të dorëzoj dëshmi për pagesë të realizuar dhe dokumentacionin e tërsishëm të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik (në origjinal apo kopje të vërtetuar në noter)
  11. Në qoftë se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar dhe nuk e dorëzon dokumentacionin e kompletuar të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është shitur, nuk do të bëhet lidhje e kontratës për tjetërsim dhe mjetet e deponuara të ofertuesit më të volitshëm nuk do t’i kthehen dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhëshme për atë parcelë  ndërtimore.
  12. Pas realizimit të pagesës në afatin e caktuar dhe dorëzimit të dokumentacionit të tërsishëm të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, Kryetari i Komunës së Kërçovës, lidh marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me marrëveshjen  ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet që në afat prej 9 muajve për parcelat ndërtimore deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve për parcelat ndërtimore mbi 5000 m2 nga kryerja e solemnizimit të kontratës, të sigurojë  leje për ndërtim, në parcelën ndërtimore, të objekteve të parapara konformë planit urbanistik, sipas të cilit toka është tjerërsuar (shitur) dhe të ndërtoj objektin konformë planit urbanistik të shitjes së asaj toke, në afat jo më të gjatë se 2 vite nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe prej 1000 m2, gjegjësisht në afat prej 4 (katër) viteve nga fitimi i lejes së plotëfuqishme për ndërtimin e objekteve me bruto sipërfaqe të ndërtuar prej mbi 1000 m2 , konform lejes së fituar për ndërtim, në të kundërtën nëqoftë se blersi nuk nxjer leje për ndërtim në afatin e caktuar , përkatësisht në qoftë se objektet nuk ndërtohen në afatin e caktuar me fajin e blersit, i njejti do të detyrohet të paguaj dënim  me marrëveshje në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në Ankandin publik të tokës e cila është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht me 3% nga çmimi i përgjithshëm i Ankandit publik të tokës që është lëndë e marrveshjes për çco muaj të kaluar në vitin e 2-të nga skadimi i afatit përkatësisht 4,5% nga shuma e përgjithshme e çmimit të Ankandit publik të tokës që është lendë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar nëvitin e 3-të dhe vitin pasues nga skadimi i afatit.
  13. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që të paguaj tatimin e qarkullimit që do të dalë si obligim pas lidhjes së marrëveshjes për shitjen e tokës ndërtimore.
  14. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfëshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
  15. Shpenzimet për procedurën e noterit dhe mbajtjtja e evidencës për patundshmëritë në Agjencinë për kadastër të patundëshmërive, bien si ngarkesë e blersit të tokës ndërtimore..
  16. Pjesëmarrësit e pakënaqur të ankandit publik, mund të dorëzojnë kundërshtim në Komisionin e caktuar në afat prej 3 ditëve nga dita e ankandit publik elektronik. Pas  kundërshtimit, komisoni obligohet që me Antvendim të vendosë në afat prej pesë ditëve nga dita e pranimit të kindërshtimit..
  17. Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e Komisionit pala ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit deri në Komisionin shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marëdhënia e punës në shkallë të dytë.
  18. Pronari i tokës ndërtimore të firuar në procedurën për shitje me anë të në ankand publik nuk duhet të njejtën t’ua transferojë personave të tretë përpara përmbushjes së detyrimeve të kontratës për shitjen e të njejtës. Ndalimi i transferimit në personat e tretë regjistrohet në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave të pasurive të patundshme.

Kjo shpallje do të publikohet në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk dhe www.kercova.gov.mk

KOMUNA E KËRÇOVËS

Komisioni për zhvillimin e procedurave për ankand publik

SHPALLJE Numër 2 / 2016 Për dhënien me qera të lokalit afarist përmes ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Në bazë të nenit 4, 36, 37, 38 dhe 39 dhe nenit 67 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim  të sendeve me pronësi  shtetërore dhe me sende në  pronësi komunale  („Gazeta zyrtare e RM” nr.   78/15, nr. 106/15 dhe nr. 153/15 dhe Vendimit të Këshillit të Komunës së Kërçovës numër 07-2956/7 nga 12.11.2015 (,,Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës,, nr.12/15) për dhënien me qera të objektit pronë e Komunës së Kërçovës  në P.K. nr. 1569/2, K.K. Kërçova 6,  Komisioni për disponimin e sendeve të patundshme dhe tëtundshme të Komunës së Kërçovës, shpall:

SHPALLJE

Numër 2 / 2016

Për dhënien me qera të lokalit afarist përmes

ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

 

 Nr. 09- 629/1

nga dt. 10.3.2016.

  1. LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lënda e ankandit publik elektronik është dhënia me qera të lokalit afarist, pronë e Komunës së Kërcovës, i cili jepet me qera në pajtim me Vendimin e Këshillit të Komunës së Kërçovës numër 07-2956/7 nga  12.11.2015 (,,Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës,, nr.12/15) për dhënien me qera të objektit pronë e Komunës së Kërçovës në P.K. nr. 1569/2, K.K. Kërçova 6, në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh nga dita e nënshkrimit të Kontratës për qeradhënie, me ofertuesin më të volitshëm, me mundësinë e vazhdimit të saj.

  1. TË DHËNA PËR LOKALIN AFARIST, I CILI JEPET ME QERA

Lënda e qeradhënies është lokali afarist:

Përshkrimi dhe destinimi i lokalit afarist Sipërfaqja e brendshme
Lokal afarist në përdhesë, P.K. nr. 1569/2 K.K. Kërçova 6 i evidentuar në Fletëpronësi nr. 2158, pronë e Komunës së Kërçovës 152 m2
  1. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë të gjithë të interesuarit persona fizik vendas dhe të huaj dhe persona juridik, të cilët në pajtim me ligjin i plotësojnë kushtet e dhëna në shpallje.

 

  1. KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Paraqitja për pjesëmarrje në ankand publik bëhet në mënyrë elektronike dhe duhet t’i përmbajë të gjitha të dhënat dhe dëshmitë, të cilat janë caktuar në shpalljen për ankand publik elektronik. Që të mund të bëjë Paraqitjen sëbashku me dëshmitë e caktuara në shpallje, çdo person fizik dhe juridik duhet paraprakisht të regjistrohet në faqen e-stvari.mk.

Përderisa ofertuesi veç më ka marrë pjesë në procedura edhe në shpallje paraprake dhe anketa të realizuara publike, të realizuara nëpërmjet këtij sistemi, për atë ende vlejnë emri i shfrytëzuesit dhe fjalëkalimi i dhënë automatikisht, për arsye të pjesëmarrjes së tij në procedurat paraprake në nivel të gjithë sistemit (mendohet për pjesëmarrjen në procedurë, të cilën e zbaton cilado komunë).

Dokumentet e nevojshme për paraqitjen për ankand publik elektronik janë si vijon:

  1. Deklaratë me të cilën i pranon kushtet e dhëna në Shpallje;
  2. Garancion bankar për seriozitetin në lartësi prej 2 % nga vlera e pëllogaritur e patundshmërisë, për pjesëmarrje në ankandin publik. Përkrah garancionit bankar elektronik për seriozitet, i njejti duhet  të dorëzohet edhe në origjinal,  deri te Komisioni për disponim me sende të tundshme dhe të patundshme të Komunës së Kërçovës në ditën kur do të dorëzohet dokumentacioni i kompletuar ;
  3. Dëshmi për identitetin e personave juridik:
  • gjendja aktuale nga Regjistri qëndror i R.M. (për personat juridik vendas) ;
  • certifikatë nga regjistrimi në regjistrin përkatës në shtetin nga i cili vjen ( për persona juridik të huaj)
  1. Dëshmi për identitetin e personave fizik, letërnjoftim apo pasaportë ;
  2. Email adresa e parashtruesit të fletëparaqitjes, nëpërmjet së cilës do të kryhet procedura e regjistrimit për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, gjegjësisht do t’i dërgohen emri i shfrytëzuesit dhe shifra për të hyrë në faqen e internetit, në të cilën do të realizohet ankandi publik elektronik.

Ofertuesit e interesuar, përveç fletëparaqitjes elektronike, dorëzojnë edhe fletëparaqitje me shkrim në zarf të mbyllur me mbishkrimin „MOS E HAP“ dhe „PËR SHPALLJEN PËR DHËNIEN ME QERA TË SENDEVE TË PATUNDSHME“ nr.1/2016 shpallja e parë, e adresuar në Komunën e Kërçovës rr.“Boris Kidriç“ nr.1, Kërçovë. Fletëparaqitja duhet të jetë e plotësuar dhe e nënshkruar personalisht nga parashtruesi, me gjeneralet e ofertuesit.

Komisioni pas pranimit të fletëparaqitjeve përcakton a janë dorëzuar në afatin e caktuar dhe a janë të kompletuara në pajtim me kushtet e shpalljes, pastaj i njofton parashtruesit e fletëparaqitjeve nëpërmjet rrugës elektronike. Parashtuesve të fletëparaqitjeve, të cilat janë të kompletuara, komisioni në afat prej 3 (tre) ditësh nga dita e dorëzimit të ofertave, u dorëzon emër të shfrytzuesit dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, kurse parashtuesit, të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon njoftim me arsyetim se nuk do të marrin pjesë në ankandin publik.

Shpallja zgjat duke filluar nga 11.3.2016. dhe do të zgjasë deri më  22.3.2016.

Ankandi publik do të mbahet në formë elektronike në faqen e dhënë të internetit http://e-stvari.mk

Ankandi publik do të mbahet në dt. 25.3.2016, duke filluar në ora 10:00.

 

  1. AFATI PËR DORËZIMIN E FLETËPARAQITJEVE

Fletëparaitjet për pjesëmarrje në Ankandin publik mund të dorëzohen përfundimisht më dt. 22.3.2016.  deri në ora 16:oo, në adresë rr.“Boris Kidriç“ nr.1 Komuna e Kërçovës, Komisioni për dispozicionin e gjërave të tundshme dhe patundshme.

 

  1. ÇMIMI FILLESTARË

Vlera e tërësishme e llogaritur e lokalit afarist arrin:

  • Vlera e llogaritur është 4.091.841,oo denarë

Lartësia e çmimit fillestarë të qerasë për një muaj, për lokalin afarist arrin 0,5 % nga vlera e përllogaritur për lokalin afarist dhe atë :

  • Arrin 20.459,00 denarë
  1. GARANCIONI BANKAR PËR SERIOZITETIN E OFERTUESIT PREJ 2 % NGA VLERA E PËRLLOGARITUR
  • Garancioni bankar për seriozitetin e ofertës është në lartësi prëj 2 % nga vlera e përllogaritur e sendeve të patundshme gjegjësisht
  • Garancioni bankarë arrin 81.837,oo denarë
  • Përveç dorëzimit elektronik të garancionit bankarë në verzion të skanuar të origjinalit në format PDF, parashtruesi i ofertës / fletëparaqitjes për pjesëmarrje është i obliguar të njëjtën ta dorëzojë edhe në formë të shkruar dhe në origjinal në adresën e Komunës së Kërçovës (me mbishkrimin: Deri te Komisioni për dispozicionin me sende të patundshme dhe të tundshme të Komunës së Kërçovës).
  • Mos dorëzimi i garancionit bankarë në formë të shkruar në adresën e lartpërmendur, e bën paraqitjen të papranueshme dhe e njëjta do të jetë e refuzuar.
  • Garancioni bankar duhet të jetë i dhënë në valutën e maqedonisë, nga banka e cila punon dhe kryen aktivitete bankare në Republikën e Maqedonisë, kurse kohëzgjatja e garancionit bankar duhet të jetë më së paku 60 ditë, duke llogaritur ditën që është caktuar si afat i fundit për parashtrimin e kërkesës.
  1. DETYRIMET
  • Qiramarrësi është i obliguar që në afat prej 6 muajsh nga data e solemnizimit të Kontratës për qera, objektin ta vërë në funksion.
  • Qiramarrësi obligohet që ta mirëmbajë hapësirën para dhe në afërsi të drejtëpërdrejtë të objektit.
  • Qiramarrësi obligohet  objektin  afarist  pas  përfundimit  të qiramarrjes ose para përfundimit të qiramarrjes, qiradhënësit  të ia dorëzojë objektin në gjendje funksionale.
  1. PROCEDURA

Ankandi  publik fillon me shpalljen e totalit të çmimit fillestar  të sendit të patundshëm-lokalit afarist dhe zbatohet sipas ankandit nga ana e pjesëmarrësve.

Në pesë minutat e para të ankandit publik pjesëmarrësit mund ta pranojnë, gjegjësisht ta zmadhojnë çmimin e sendit të patundshëm.

Ankandi  publik  do të mbahet  edhe nëse sipas  shpalljes është paraqitur vetëm  një pjesëmarrës, i cili i plotëson kushtet e dhëna në shpallje dhe e pranon çmimin fillestarë.

Ankandi publik llogaritet i përfunduar në momentin e përfundimit të kohës së caktuar në shpallje, gjatë së cilës në rrjedhjen e dy minutave të fundit nga koha e caktuar për ankand publik, nga ana e pjesëmarrësve është dhënë ofertë, afati përfundimtarë për mbarimin e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur në periudhë prej dy minutave të ardhshme nuk do të jetë dhënë ofertë e re.

Ankandi publik vazhdon i pakufizuar deri sa në interval kohor prej dy minutash ka ofertë të re.

Përderisa në pesë minutat e para të ankandit publik nuk është pranuar oferta, gjegjësisht nuk është dhënë ofertë më e lartë nga pjesëmarrësit e ankandit publik, vlera e qirasë zvogëlohet për 2% pas çka pjesëmarrësit e ankandit publik përsëri kanë mundësi ta pranojnë gjegjësisht zmadhojnë  çmimin  e qirasë pas çka nuk kufizohet hapi minimal i zmadhimit. Përderisa në kalimin e dy minutave të fundit nga pesë minutat e dyta nga ankandi publik nga ana e pjesëmarrësve  është pranuar oferta, gjegjësisht është dhënë ofertë më e lartë, afati i fundit për përfundimin e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur në periudhë prej dy minutave vijuese nuk do të jepet ofertë e re.

Përderisa në kohëzgjatje prej 5 minutash përsëri nuk do të ketë ofertë, vlera e qirasë përsëri do të zvogëlohet për 2 % nga vlera e llogaritur në fillim. Zvogëlimi i vlerës së qirasë së lëndës me qira në kohën e ankandit  mund  të jetë më së shumti  deri 30 % nga vlera e llogaritur pa dallim sa ofertues janë paraqitur në ankandin publik.

Ofertues më i volitshëm llogaritet pjesëmarrësi në ankandin publik, i cili ka ofruar çmimin e fundit , i cili përfaqëson çmimin më të lartë për qiranë e lëndës me qira. Pas përfundimit të ankandit publik përgatitet procesverbal për realizimin e ankandit publik, i cili në mënyrë elektronike u dorëzohet të gjithë pjesëmarrësve në ankandin publik.

Pjesëmarrësit e ankandit publik kanë të drejtë për ankesë vetëm në lidhje me procedurën e ankandit publik, në afat prej tre ditësh nga mbajtja e ankandit publik, deri te komisioni, i cili vendos pas ankesës me aktvendim në afat prej 5 ditësh nga pranimi i ankesës.

Kundër aktvendimit të komisionit mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni shtetërorë për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë marrëdhënie pune të shkallës së dytë.

Ofertues më i volitshëm në afat prej 15 ditësh nga dita e përfundimit të ankandit publik është i obliguar të paguaj mjete në pajtim me çmimin përfundimtarë të arritur për qiranë mujore, e nëse nuk i paguan në këtë afat nuk do ti qaset lidhjes së marrëveshjes,  garancioni bankar do të aktivizohet, kurse ofertuesi në periudhë prej një viti nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë ankand publik të ardhshëm që kanë për lëndë sende të patundshme.

Me ofertuesin më të volitshëm në afat prej 5 ditësh  pune pas pagesës së kryer të qirasë mujore, lidhet Marrëveshje për qira të hapësirës afariste në formë të shkruar, e cila në afat prej 30 ditësh dorëzohet në noter për kryerjen e solemnizimit.

Harxhimet noterike janë obligim i qiramarrësit.

Komisioni  për  disponim  me  sende  të patundshme dhe të tundshme të Komunës së Kërçovës

 

                                                                         

THIRRJE PUBLIKE Per ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1, pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04; 64/05; 92/07 dhe 123/12) dhe Vendimi per veprim te tavolinave dhe paisjeve per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore ne Rajonin e Komunes se Kercoves nr.07-1188/5nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes se Kercoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )Per shfrytezimin e hapsires para objekteve afariste per kryerjen e veprimtarise .Komuna e Kercoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Per ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen   të gjithë personat juridik dhe fizik shfrytezues të sipërfaqeve publike, të   regjistruar për kryerjen veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te Komuna e Kercoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqe publike para lokalit afarist;
  1. Afati i dorëzimit të kërkesave është 30 ditë nga dita e shpalljes së Thirrjes publike ne web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën e Kërçovës.
  1. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar, do të obligohen përveç taksës së rregullt do të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
  1. Kontrollin dhe inspektimin e shfrytëzuesve për posedim të lejeve dhe respektim të kushteve të parapara në to,e kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.

 Komuna e Kercoves

Kryetar

Fatmir Dehari