THIRRJE PUBLIKE

Komuna e Kërçovës, në përputhje me Vendimin e Këshillit të Komunës së Kërçovës, nr. 07-975/12, të dt. 8.04.2015, (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës” nr. 4/2015) për themelimin e Këshillit Rinor, shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës

Të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës;
– Të jenë të moshës prej 15-27 vjet;
– Të mos kenë precedent penal;
– Të jenë kreativ dhe të aftë për punë individuale dhe grupore.

Ata të cilët i plotësojnë kushtet e lartpërmendura, duhet që më së voni deri më dt. 29.03.2019, ora 16:00, në e-mailin: youthcouncil@kercova.gov.mk, të parashtrojnë:

– Letër motivuese;
– Biografi të shkurtër – CV;
– Vërtetim se janë nxënës/student, gjegjësisht vërtetim për shkollim të përfunduar;
– Çertifikata të fituara nga kurse, trajnime, gara etj.

– Propozime me shkrim nga propozuesit dhe propozuesit e autorizuar (në qoftë se ka).

Komuna e Kërçovës
              Kryetar                 
Fatmir Dehari

Download (PDF, 461KB)

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëminë e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2019 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2018), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit nr.08-3134/6 të dt. 20.12.2018, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.

1. Lloji i projekteve që do të mbështeten
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:
Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; Mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; Projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; Projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

2. Mjetet e parapara
Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 edhe atë:

I. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej 3.160,000 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në territorin e Komunës së Kërҫovës;
2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në territorin e Komunës së Kërҫovës;
3. Përkrahja për shkollat e futbollit;
4. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës;

II. Për përkrahjen e sportistëve dhe aktiviteteve të ndryshme për sport dhe rekreim, në shumë të përgjithshme prej 300.000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
1. Organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale në territorin e Komunës së Kërҫovës.

3. Dorëzimi i raportit
Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për financa dhe Buxhet në Komunën e Kërçovës.

4. Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative, të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
1.Kapaciteti i organizatës
2.Relevanca e aksionit të ndërmarrë
3.Efektet në mjedis
4.Qëndrueshmëria e projektit
5.Pjesmarrja vetanake në kofinancim (me kohë, pajisije, burime njerëzore)
6.Konsistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
7.Ndarja e sakt e rolit të partnerëve
8.Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

5. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen
për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:
1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
2. Buxhet aplikimin;
3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2018);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim. Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6. Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes
Afati për dorëzimin e paraqitjeve është deri më dt. 08.03.2019.
Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës, rr.“Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2019.
Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të Vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formulari për Propozimprojektin, do të mund tа merreni më poshtë.

Formular për paraqitje

Formular i Buxhetit

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

  Republika e Maqedonisë

Komuna e Kërçovës

Ne bazë të Ligjit për Tatime në pronë  ( “Gz. e RM-se”, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16), kurse në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative ( “Gz.e RM-së” nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

 Për të gjithë personat Fizik dhe Juridik të cilët  posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës , dhe për të njejtën nuk është bërë tatimim, në bazë të Ligjit për tatimet në pronë obligohen të parashtojnë fletparaqitje tatimore deri në 31 Janar 2019.

Edhe atë për:

 Pronë që e ka fituar ose kanë filluar ta shfrytëzojnë gjatë vitit 2018, për të cilën nuk është parashtruar fletparaqitje tatimore.

  1. Prona te e cila është shkaktuar ndryshim në pronësi.
  2. Pronë te e cila është shkaktuar ndryshim në të dhënat e përmbajtura në fletparaqitjen tatimore të parashtruar paraprakisht, e që kanë ndikim në lartësinë e obligimit tatimor.
  3. Të gjithë obliguesit tatimorë të lartëpërmendur që posedojnë pronë e cila tatimohet, dhe për të njejtën deri në vitin 2019 nuk kanë parashtuar fletparaqitje tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë.

Në qoftë se, obliguesi tatimorë nuk dorëzon fletparaqitje tatimore në afatin e përcaktuar, do të veprohet në bazë të dispozitave që i parasheh ligji. Për pasojat negative (ndëshkim në para, shpenzime plotësuese  etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’i mbulojë   pala.

Për të dorëzuar fletparaqitje tatimore, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidri ç”, nr.1, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 27.  

     Општина Кичево / Komuna e Kërçovës

                                Градоначалник / Kryetar                          

   Fatmir Dehari

    _______________ 

THIRJE PUBLIKE

Kryetari i Komunës së Kërcovës në bazë të nenit 8, alineja 1 nga Ligji për përkrahje finansiare të NJVL-së dhe njësive shrytzuese buxhetore të themeluara nga komunat për finansim të detyrimeve të pranuara dhe të pa paguara (,,Gz.Zyrtare e RM,, nr.209/2018), shpall:

 

THIRJE PUBLIKE

 

Thirren subjektet që kanë detyrime të pranuara dhe të  pa paguara nga ana e Komunës së Kërcovës dhe nga njësitë shfrytzuese, të themeluara nga Komuna e Kërçovës, të paraqiten në hapsirat e Administratës së komunës, me qëllim të caktimit të shumës së detyrimeve.

Flet paraqitjan duhet të përmbajë

  • Emir I plote
  • Numir amëz dhe nr.tatimor
  • Vlera e borxhit
  • Kontakt person, tel/mob. Dhe e-mail

Fletparaqitja mund të merret nga web  Komunës së Kërcovës këtu 

Download (DOCX, 12KB)

ose në hapsirate Komunës

Për detyrimet e komunës dhe detyrimet e njësive shfytzuese buxhetore, kryetari do të zhvillojë bisedime me të gjitha subjektet të cilat do të paraqiten në bazë të kësaj shpallje publike dhe  me marrveshje të caktojnë vlerën e detyrimeve, gjegjësishtë zvoglimin e të njëjtave.

Kjo thirrje publike ka të bëjë me të  gjitha ato subjekte të cilët janë paraqitur si detyrime mujore nga komuna dhe njësitë shfrytzuese, në Sistemin elektronik për paraqitje dhe evidentim të detyrimeve,  përfundimisht me muajin shtator të vitit 2018.

Për ditë dhe vendin e mbajtjes së bisedimeve, subjektet që paraqiten sipas kësaj thirje do te informohen nw mënyrë plotsuese

Thirrja publike zgjat deri më 14.12.2018, deri  në orën 15,00

 

 

09-3069/1

06.12.2018                                                                                                           KOMUNA E KËRCOVËS

SHPALLJE INTERNE

Në bazë të nenit 30 paragrafi 1 alinea 2,paragrafi 3 dhe 5,neni 48 dhe neni 49 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/214, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18), dhe Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin e selektimit administrativ , varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/15 dhe nr.35/18),si dhe Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në Komunën e Kërçovës nr. 08-1761/2 nga17.09.2015, Rregullore për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Kërçovës (nr. .09-1386/1 nga dt. 26.05.2016 , nr.04-2227/2 nga dt. 06.09.2016 , nr.04-508/1 nga dt. 22.02.2018, nr.09-955/1 nga dt 24.04.2018 09-1990/3 nga dt.08.08.2018 dhe nr.09-2309/3 nga dt.14.09.2018) Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

SHPALLJE INTERNE
Numër 01/2018
Për plotësimin e vendeve të punës me avancim

1.Udhëheqës i Sektorit për çështje financiare me shifër UPR 01 01 B02 000 në Sektorin për çështje financiare – 1 ekzekutues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
b) me përvojë pune edhe atë: të paktën pesë vite përvojë pune në profesion, nga të cilat së paku dy vite në një post udhëheqës në sektorin publik, ose së paku tetë vite përvojë pune në profesion, prej të cilave të paktën tre vite në vend udhëheqës në sektorin privat.
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-vërtetim për provim të dhënë për menaxhim administrativ
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
35,872,00den

2.Udhëheqës i njësisë për mbrojtjen e mjedisit jetësor me shifër UPR 01 01 B04 000 në Njësinë për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Sektorin për urbanizëm dhe planifikim hapsinor, zhvillimin ekonomik lokal dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor – 1 ekzekutues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën një vitë përvojë pune në sektorin publik , ose së paku gjatë vite përvojë pune në profesion prej të cilave të paktën dy vite në vend udhëheqës në sektorin privat
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-vërtetim për provim të dhënë për menaxhim administrativ
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
28,303,00 den

3.Këshilltar për udhëheqëjen e procedurave nga lëmia e urbanizmit dhe GIS administrimit me shifër UPR 01 01 V01 000 në njësinë për urbanizëm dhe planifikim hapsinor në Sektorin për urbanizem dhe planifikim hapsinor, zhvillimin local ekonomik dhe mbrojtje te mjedisit jetësor – 1 ekzekutues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën tre vite përvojë pune
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
25,023,00 den

4. Кëshilltar për menaxhim dhe zhvillim të burimeve njerëzore me shifër UPR 01 01 V01 00 në njësinë për menaxhimin me resurset njerëzore – 1 ekzekutues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën tre vite përvojë pune
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
25,023,00 den

5.Bashkëpuntorë i lartë për koordinimin e kontrollit të buxhetit me shifër UPR 01 01 V02 000 në njësinë për kontrollë në buxhetit në sektorin për çështje finansiare – 2 ekzekutues.

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI B sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 180 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën dy vite përvojë pune
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
21,996,00 den

6. Referent i pavarur pët çështje tokës ndërtimore me shifër UPR 01 01 G01 000 në njësinë për veprimtari komunale, infrastructure dhe komunikacion në sektorin për veprimtari komunale, infrastructure, komunikacion dhe efikasitet energjetik – 1 ekzekutues

Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve V A ose niveli i kualifikimit IV sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 180 ose 240 EKTS kredive sipas ECVET ose MKSOO ose së paku shkollimin e larte ose të mesëm
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën tre vite përvojë pune
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
15,688,00 den

Kandidatët të cilët aplikojnë në shpalljen interne duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim:
– të jetë shtetas i RM
– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone
– të jetë i moshës madhore
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe
– me aktvendim të plotëfuqishëm gjyqësor të mos ketë ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimin ose detyrës

Në shpalljen interne mund të paraqitet nëpunës administrativ, i punësuar në Komunën e Kërçovës, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përshkruar në nivelin përkatës në këtë ligj dhe në aktin për sistematizim si dhe:

– të jetë i vlerësuar me notën ,,A,, ose ,,B,, gjatë vlerësimit të fundit
– të jetë në vendin e punës që është në pajtim me aktin për sistematizim drejt për drejt në nivelin më të ulët nga vendi i punës për të cilin është publikuar shpallja interne
– të ketë kaluar së paku dy vite në vendin aktual të punës dhe
– të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para se të publikohet shpallja interne
*Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes interne.

*Aplikimi i plotësuar dhe dëshmi për të dhënat e përmbajtura në aplikacion, kandidatët duhet ti dorzojnë në fomë të letrës përmes arhivës të Komunës së Kërçovës, deri te Njësia për menaxhimin me resurset njerëzore.

Orari i punës : nga 08:00 deri 16:00

Ditë pune : E hënë – e Premte
Orari javorë i punës :40 orë

Aplikimi i mbushur jo në kohë, jo i plotë dhe jo i rregullt nuk do të jetë lëndë në shqyrtim.
Në fletparaqitje kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në kërkesë janë të sakta dhe dëshmit e dorëzuara besueshëm ndaj origjinalit..Kandidati i cili ka futur të dhëna të rrejshme diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.

Procedura do të kryhet nga komisioni i përzgjedhur për formimin e avancimit nga ana e Kryetari të Komunës së Kërçovës

Download (DOCX, 14KB)

SHPALLJE PUBLIKE

Ne bazë të Ligjit per Tatim ne pronë  ( Gz. e RM-se, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16) kurse ne pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative ( Gz.e RM-së nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15, Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

SHPALLJE  PUBLIKE

 

Për të gjithë personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës , për të cilat nuk është kryer dorzim i rregullt i aktvendimeve  për vitin 2018,njoftohen që të ndërrmarrin hapat vijues:

1.Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës ,a për të cilat nuk ështe kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për Tatim në Pronë ,janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2018, 5(pesë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për Tatim në pronë jeni të detyruar ti paguani përfundimisht me vitin 2018.

Obligimet  mund ti paguani në fletpagesat vijuese

Pranuesi llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-se
llogaria 100000000063095
Nr.rend. lloji itatimit Llogaria pagesore Shifra kalimtare
1. Tatimi ne prone per persona juridik 840-134-02512 713113
2. Tatim ne prone per persona fizik 840-134-02507 713111

Kjo shpallje hyn ne fuqi me ditën e publikimit të saj dhe llogaritet se pala është njoftuar me shkrim përmes dërgesës se drejtë. Për pasojat negative ( pagesë e dhunshme, ndëshkim në para, shpenzime plotësuese  etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’imbulojë  vetë pala.

Në qoftë se keni kryer pagesa që nuk janë evidentuar, ose nevojitet te behet nivelizim i tyre mbi bazën e borxhit, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 27, për të dorëzuar dëshmite për pagesat e kryera ose kontaktoni në adresën e mëposhtme.

rr.”Boris Kidri “, nr.1

e-mail:kercova2013@yahoo.com

Nr.09-2701/2

24.10.2018

THIRRJE PUBLIKE

Komuna e Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe  192/15,dhe 23/2016), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/05, 110/08, 51/11, 145/15), Kryetari i Komunës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për vitin 2018, informohen që t’i ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste janë të obliguar që t’i marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2018, në hapsirat e Komunes se Kërcovës.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste jeni të obliguar të bëni shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet mund t’i paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095
Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative ( pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se keni realizuar pagesë, ndërkaq ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.52/2010), Komuna e Kërçovës dhe Programi për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018, të sjellur nga ana e Këshillit të Komunës së Kërçovës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e ofertave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës

  1. Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me programiN per diagnostifikimin, parandalimin dhe permisimin e deformitetve te shtylles kurrizore ne shkollat fillore te Komunes se KERCOVES, për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.
  2. Mjetet e parapara – Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me këtë thirrje, do të shfrytëzohen nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 në shumë prej 360.000,00  den., me keto mjete do te finansohet vetem nje shoqate qe i plotson kushtet ne baze te kesaj shpallje publike
  3. Dorëzim i raportit Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.
  4. Kriteret themelore organizative – Kriteret themelore organizative që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
  • Kapaciteti i organizatës – vlersohet me 20%
  • Rerelevanca e aksionit të ndërmarrë – vlersohet me 10%
  • Qëndrueshmëria e projektit – vlersohet me 30%
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, paisje, resurse njerëzore) – vlersohet me 40%
  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat / fondacionet duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të dorëzojnë:

  1. Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  2. Propozim buxhet per finansim
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 10 (dhjet) ditë, nga dita e shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më ora 16:00, me përshkrimin – Për përkrahje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2018.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas shpalljes së vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të shpallen në web faqen e Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe Ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovës dhe në web faqen www.kercova.gov.mk

Download (DOC, 78KB)

Download (DOCX, 19KB)

SHPALLJE

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2018, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 50 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës me  nr.09-2044/1 nga  dt.08.08.2018,  e  publikon  këtë:

 S H P A L L J E

1. Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 50  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.

2. Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 600,oo denarë ;

b) 44 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2018 e deri me  dt.31.08.2019.

4. Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

  • Të jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
  • Të jenë të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5. Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve  dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  (5) pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovës  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2018.

Nr. 09-________/1

Dt 22.08.2018 vt.

Kërçovë

Download (PDF, 678KB)

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2018 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 04/2018 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2018 nr.08-1012/9 nga dt. 23.4.2018, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Rregullorja nr. 09-741/1 nga dt.23.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 edhe atë:

  1.Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:

  1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës …… 600 000 den.
  2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme…………. 600 000 den.
  3. Financimi i manifestimeve kulturore…………………………………. 700 000 den.
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore……………………………….. 250 000 den.
  5. Proekte te shoqatave joqeveriate…………………………………….. 600 000 den.
  6. Promovimi i trashëgimisë kulturore………………………………….. 300 000 den.
  7. Financimi i institucioneve publike, për të shënuar ngjarjet
    jubilare, datat e rëndësishme dhe patronatet  dhe të tjera……………. 200 000 den.
  8.  Financimi i artistëve individualë, arteve zbatuese,
    dhe të ngjajshme………………………………………………………….. 300 000 den.
  9.  Ndihmimi i manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje
    kulturore-artistike dhe  argëtuese-edukative…………………………… 200 000 den.

3.Dorëzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2018 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve:

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre ( nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2017 );

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2018.

Shoqatat kulturore  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës.

Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe web.kercova.gov.mk

FORMULAR PËR PARAQITJE
Raport  narativ për realizimin e projektit
Plani për monitorim dhe evaluim

BUXHETI
Raporti financiar

Komuna e Kërçovës