Njoftim

Komuna e Kërçovës organizon turneun në futboll të vogël “Gurra 2019”

Edicioni më i ri i turneut tradicional në futboll të vogël ” Gurra 2019″ , do mbahet nën kujdestarin e komunës së Kërçovës dhe kryetarit Fatmir Dehari

Turneu do mbahet në sallën e re në Ivanidoll , me nxemje që do sigurohet nga komuna

Paraqitja e ekipeve deri më 25 dhjetor

Turneu do zgjas vetëm tre ditë , edhe atë më 28 , 29 , dhe 30 dhjetor kur do zhvillohet finalja e turneut.

Shpërblimet: vendi parë 1200 euro , vendi dytë 600 euro dhe lojtari më i mirë 100 euro portjeri më i mirë gjithashtu 100 euro.

Numri i ekipeve i kufizuar , për informata drejtohuni në tel 070 223 258

Edhe këtë vit mbështetës medial i turneut tv Gurra , ejani të luajm e të argëtohemi!

FATMIR DEHARI STREHON 30 FAMILJE

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe Drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale Dashmir Limani, në bashkëpinim me Kryqin e kuq të udhëhequr nga Sekretari Besnik Selimi dhe Komandanti i Shtabit të krizave pranë Komunës së Kërçovës Ramiz Rexhepi, strehuan 30 familje rome shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga rreshjet e fundit të shiut. Për personat në nevojë është siguruar ushqimi, mjetet higjienike, përkujdesja mjekësore dhe gjithçka që nevojitet. Gjithsej objekte të dëmtuara janë 122 të cilat sot janë evidentuar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhet vlerësimi i dëmit.
Ekipet komunale të NP ” Komunalec ” me mjetet e nevojshme teknike janë në terren dhe vazhdimisht merren me pastrimin e shtratit të lumit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.