THIRRJE PUBLIKE për vendosjen e pajisjes urbane dhe elementare për ekspozimin e prodhimeve për ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqen publike para lokalit afarist

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1,  pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta  zyrtare e RM” nr. 61/04;  64/05;  92/07 dhe 123/12)  dhe  Vendimi per veprim te tavolinave dhe paisjeve per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore ne Rajonin e Komunes se Kercoves  nr.07-1188/5nga dt.17.12.20109 (Fletorja zyrtare e Komunes se Kercoves nr 6/2006 dhe 12/2010 ) Per shfrytezimin e hapsires para objekteve afariste per kryerjen e veprimtarise .Komuna e Kercoves shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

për vendosjen e pajisjes urbane dhe elementare për ekspozimin e prodhimeve për ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqen publike para lokalit afarist

 

1.Ftohen  të gjithë personat juridik dhe fizik  shfrytezues  të  sipërfaqeve  publike, të   regjistruar  për kryerjen  veprimtarisë në regjistrin përkatës,të parashtrojnë kërkesë deri te Komuna e Kercoves për marrjen e lejes për vendosjen e pajisjes urbane dhe elementeve për ekspozimin e prodhimeve për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqe publike para lokalit afarist.

 

2.Afati i dorëzimit  të  kërkesave  është  30 ditë nga dita e shpalljes së  Thirrjes publike ne web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën  e Kërçovës.

3.Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar,  do të obligohen përveç taksës së rregullt  do të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;

 

4.Kontrollin  dhe  inspektimin e  shfrytëzuesve për  posedim të  lejeve dhe respektim të  kushteve të parapara në to,e  kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.

 

Komuna e Kercoves
Kryetar
Fatmir Dehari

Shpallje Publike Programi për kulturë 2015

KOMUNA E KËRÇOVËS

 

Në bazë të Programit për aktivitete të Komunës së Kërçovës në lëmin e Festave dhe Manifestimeve ( “ Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës ” nr.14/2014), Komuna e Kërçovës shpall:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovëspër vitin 2015, të ndara për manifestime kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës, në lëmin e festave dhe manifestimeve, mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat vijuese,që do të realizohen në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje:

 

  1. Organizimi i festivaleve
  2. Shënimi i ngjarjeve jubilare dhe dative të rëndësishme
  3. Finansimi i manifestimeve kulturore
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore
  5. Promovimi i trashëgimisë kulturore

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat 1, 2, 3, 4, 5 nga Programin për kulturë të Komunës së Kërçovës për vitin 2015

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me shpalljen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës  të planifikuara në Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës për vitin 2015.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës në vitin 2015, për organizimin e aktivitetit kulturor,do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete kulturore

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetarëve

Shoqatat të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojektin ose propozimaktivitetet
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës dhe ekipeve

6.Të drejtë për aplikim kanë shoqatat dhe fondacionet në bazë të ligjit

7.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetën ditore  “ Koha ”  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – “ Për finansimin e aktiviteteve nga sfera e kulturës për vitin 2015 ”.

Shoqatat, pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve dhe të publikuara në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet dhe aktivitetet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet dhe formularët për Propozimprojektin dhe aktivitetet, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Komuna e Kërçovës

Propozimprojekt 2015  të theksuar mund ti merrni prej këtu

Formularët e theksuar mund ti merrni prej këtu

SHPALLJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve.

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëmin e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2015 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 14/2014), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

   Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

 

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015 edhe ate:

I. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej 2.130.000, denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në teritorin e Komunës së Kërҫovës -1.600.00,00

2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në teritorin e     Komunës së Kërҫovës – 350.000,00

3. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës – 180.000,00 denarë;

II. Për përkrahjen e sportistëve dhe aktivitetve të ndryshme për sport dhe rekreacion, në shumë të përgjithshme prej 490.000, denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

1. Organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale në territorin e Komunës së Kërҫovës – 310.000,00 denarë;

2. Përkrahje për federatat e lidhjeve sportive territorin e Komunës së Kërҫovës – 180.000,00 denarë.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore organizative

   Kriteret themelore organizative të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete dhe projekte nga sporti dhe rekreimi

– Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetare dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Paraqitje për mbështetje financiare;
  2. Propozimprojektin;
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2014);
  5. Fotokopje e llogarisë përfundimtare për vitin 2014;

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

   Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2015.

Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në arkivin e Komunës së Kërçovë dhe web. kercova.gov.mk

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

______________________

Për ta shkarkuar formularin për paraqitje klikoni këtu…

Për ta shkarkuar formularin për projekt klikoni këtu…