KONKURS Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2017/18

K O N K U R S

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2017/18

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesën e notave të vitit IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student I rregullt.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm kercova.gov.mk
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesës së notave të vitit IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë e gjendjes familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 40%
  2. Të ardhurat mujore 50%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-1765/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2017/18, do të jetë: 27.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 9 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

                Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 20.09.2017

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet në  www.kercova.gov.mk

                                                                                                                                                KOMISIONI

Rregullore

Aplikacioni Online

Shpallje për punë publike 2017.

Në bazë të Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2017, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 51 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës nr. 09-1733/1 nga  dt.28.07.2017,  e  publikon  këtë:

S H P A L L J E

  1. Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 55  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.
  2. Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a). 9 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  7.600,oo  denarë ;

b). 46 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  11.800,oo  denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2017 e deri me  dt.31.08.2018.

4. Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

  • Të jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
  • Të jenë të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5. Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovësose në rr. Boris Kidriçnr.1  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2017.

 

Nr. 09-1734/1
Dt.28.07.2017
Kërçovë

Komisioni për zgjedhje të kandidatëve

________________________________

THIRRJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2017 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2016 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2017 nr.08-3051/7 nga dt. 29.12.2016, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017 edhe atë:

  1. Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:
    1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës …………………600 000 den.
    2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme………………………… 600 000 den.
    3. Financimi i manifestimeve kulturore……………………………………………………… 700 000 den.
    4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore……………………………………………………. 250 000 den.
    5. Promovimi i trashëgimisë kulturore………………………………………………………. 300 000 den.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2017 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve:

    Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2016);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2017.

Shoqatat kulturore  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe web.kercova.gov.mk

Komuna e Kërçovës

 

Aplikacioni i buxhetit

FORMULAR PËR PARAQITJE

Plani për monitorim dhe evaluim

Raport  narativ për realizimin e projektit

Raport Financiar

SHPALLJE PUBLIKE – Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “ Gazeta zyrtre e RM-së ” nr.52/10, 135/11, 55/16) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2017, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017 në shumë prej 300.000,00  denarë.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

-Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  4. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, nëse kanë qenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Komunës për  vitin e kaluar fiskal

 

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2017.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

 

Kryetar i Komisionit

__________________

Pyetësor për OJQ-të

Formulari 2017

Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëmin e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2017 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2016 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2017, në pajtim me Programin nga lëmi i Sportit dhe Rekreimit nr.08-3051/8 nga dt. 29.12.2016, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

(more…)

NJ O F T I M – Njoftohen qytetarët, personat juridik të Komunës së Kërçovës

 Në bazë të nenit 3 të Rregullores për pjesëmarrje të publikut në hartimin e shkresave dhe akteve tjera si planeve dhe programeve nga lëmia e  mjedisin jetësor (“Gz. zyrtare e RM-së” nr. 147/07 dhe 45/11) Kryetari i Komunës së Kërçovës,  jep:

                      NJ O F T I M

   Njoftohen qytetarët, personat juridik të Komunës së Kërçovës, se organizohet konsultim me publikun lidhur me:

   Raport për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor  për Dokumentacionin e planifikuar lokal urbanistik për qëllim B5 – kompleks hotelerik në PK 495/20 KK Knezhinë në Komunën e Kërçovës

  Konsultimi me publikun do të mbahet më dt.21.10.2016, me fillim në orën 12.00, në sallën e Këshillit të Komunës së Kërçovës.

   Raporti për vlersimin strategjik të mjedisit jetësor mund të rishikohet  në hapësirat e Komunës së Kërçovës në periudhën prej 21.09.2016 deri më dt.27.10.2016, çdo ditë pune.

   Komuna e Kërçovës, e  informon publikun e interesuar se gjatë 30 ditëve të shqyrtimit publik, mund të paraqesë mendime mbi të njejtat, në mënyrë elektronike në e-mail adresën me postë ose përmes arkivit të Komunës së Kërçovës.

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari