Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Trans Edu Net”

Në kuadër të realizimit të projektit “Trans Edu Net”, financuar nga Bashkimi Europian përmes Balkan Mediterranean programit për bashkëpunim ndërkufitar përmes Republikës së Maqedonis, Republikës së Greqis, Republikës së Shqipëris dhe  Bullgarisë 2014-2020, Komuna e Kërçovës më datë 12/09/2017 shpall: Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Trans Edu Net”

Thirrja  mund të shkarkohet nga linqet e mëposhtme:

  1. Solicitation For Project Team Members – Project Trans Edu Net (download)
  2. Curriculum Vitae (CV) in English (download)
  3. Project Manual, Balkan Mediterranean Programme 2014-2020, Macedonia-Greece (download)
  4. Communication and Visibility Manual for EU External Actions (download)

KONKURS Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2017/18

K O N K U R S

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2017/18

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesën e notave të vitit IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student I rregullt.

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm kercova.gov.mk
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesës së notave të vitit IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë e gjendjes familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 40%
  2. Të ardhurat mujore 50%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-1765/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2017/18, do të jetë: 27.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 9 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

                Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 20.09.2017

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet në  www.kercova.gov.mk

                                                                                                                                                KOMISIONI

Rregullore

Aplikacioni Online

Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Biznis rrjeti S-K-K”

Në kuadër të realizimit të projektit “Biznis Rrjeti S-K-K”, financuar nga Bashkimi Europian përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar përmes Republikës së Maqedonis dhe Republikës së Greqis 2007-2013, Komuna e Kërçovës më datë 05/08/2016 shpall: Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Biznis rrjeti S-K-K”

Thirrja  mund të shkarkohet nga linqet e mëposhtme:

  1. Solicitation For Project Team Members – Project BUSINESS  Circle s-k-k (download)
  2. Tasks and responsibilities of the project team (download)
  3. Curriculum Vitae (CV) in English (download)
  4. Project Manual, IPA CBC Programme 2007-2013, Macedonia-Greece (download)
  5. Communication and Visibility Manual for EU External Actions (download)