NJOFTIM

N J O F T I M

Në bazë të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht sipas ndryshimeve të fundit të këtij ligji ( Gz.zyrtare nr.217/15 nga dt.11.12.2015 ), Komuna e Kërçovës i njofton qytetarët se nga dt. 21.12.2015 deri më 31.3.2016 do të japi numra të ri arkivor për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi deri në 3 mars të vitit 2011. Të gjithë ato qytetarë të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesa për legalizim të objekteve pa leje duhet të drejtohen deri te Komuna e Kërçovës.
Kërkesa duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, ndërkaq qytetarët që ndodhen jashtë vendit atë mund ta shkarkojnë atë nga www.kercova.gov.mk dhe ta dorëzojnë në e-mail: kercova2013@yahoo.com .
Gjithashtu, njoftojmë se afati për plotësimin e kërkesave me dokumente të nevojshme të dorëzuara në vitin 2011 është deri më dt. 31.12.2016, ndërkaq kërkesat e reja të cilat do të pranohen deri në mars të vitit 2016 ato do të mund të plotësohen deri më 31.12.2017.
Për informata më të hollësishme palët mund të drtejtohen te Komuna e Kërçovës, në Sektorin për Urbanizim, ose të paraqiten në numrin e telefonit: 045/ 223 001.

Shërbimi për Informim i Komunës së Kërçovës.

Aktvendim për stornimin e Shpalljes Interne për plotësimin e vendeve të punës me avancim numër 1/2016

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 1,13, 14 dhe pika 16 nga Ligji për Vetadministrim lokal (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.5/002) sjell:

   Aktvendim për stornimin e Shpalljes Interne për plotësimin e vendeve të punës me avancim numër 1/2016

  1. Me këtë Aktvendim stornohet Shpallja Interne numër 1/2016 për plotësimin e vendeve të punës me avancim në Komunën e Kërçovës, i shpallur në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës http://www.kicevo.gov.mk, më datë 5.01.2016.
  2. Ky Aktvendim hy në fuqi menjëherë.
  3. Ky Aktvendim të shpallet në faqen elektornike të Komunës së Kërçovës.

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

NJ O F T I M

Në bazë të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht sipas ndryshimeve të fundit të këtij ligji ( Gz.zyrtare nr.217/15 nga dt.11.12.2015 ), Komuna e Kërçovës i njofton qytetarët se nga dt. 21.12.2015 deri më 31.3.2016 do të japi numra të ri arkivor për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi deri në 3 mars të vitit 2011.

Kërkesa duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, ndërkaq qytetarët që ndodhen jashtë vendit atë mund ta shkarkojnë atë nga www.kercova.gov.mk dhe ta dorëzojnë në e-mail: kercova2013@yahoo.com .
Gjithashtu, njoftojmë se afati për plotësimin e kërkesave me dokumente të nevojshme të dorëzuara në vitin 2011 është deri më dt. 31.12.2016, ndërkaq kërkesat e reja të cilat do të pranohen deri në mars të vitit 2016 ato do të mund të plotësohen deri më 31.12.2017.
Për informata më të hollësishme palët mund të drtejtohen te Komuna e Kërçovës, në Sektorin për Urbanizim, ose të paraqiten në numrin e telefonit: 045/ 223 001.

Shërbimi për Informim i Komunës së Kërçovës.

LAJMËRIM

     Në bazë të nenit 21 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“- nr.199/2014, 42/2015, 44/2015), Kryetari i Komunës së Kërçovës sjell këte:

LAJMËRIM

Lajmërohen qytetarët dhe personat juridikë në territorin e Komunës së Kërçovës, se organizohet shpallje:

Thirje publik për dorëzimin e iniciativave për përpunimin e planeve Urbanistike

Thirrja publike shpallet në pëlqim me nenin 21 nga ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta Zyrtare e RM nr. 199/2014, 42/2015, 44/2015), në kuartalin e tretë nga viti 2015.

  • Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë të interesuarit persona fizikë dhe persona juridikë duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e planeve Urbanistike nga neni 7 nga Ligji për planikim hapësinor dhe urbanistikë.
  • Lëndë për iniciativat, mund të jenë sjellja e planit të ri Urbanistik ose ndryshimin dhe plotësimin e planeve egzistuese Urbanistike ose dokumentacionin e planit Urbanistik me propozim konkret nga kërkuesi i iniciativës.
  • Thirrja publike do të zgjasë nga 09.09.2015 deri më 10.10.2015.-31 ditë,llogaritur nga dita e shpalljes në gazetën ditore “KOHA” dhe “Veçer”.
  • Thirrja publike do të shpallet në web faqen zyrtare të Komunës së Kërçovës, kërçova.gov.mk, në buletinin për shpallje në komunë, në sistemin elektronik e-urbanizëm dhe nëpërmjet shpalljes në fletoren zyrtare të komunës.
  • Të interesuarit persona fizikë dhe ato juridikë iniciativat ti dorëzojnë në formë të shkruar deri te k arkivi i sektorit për Urbanizëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë në Komunën e Kërçovës ose në formë elektronike përmes sistemit e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
  • Të gjitha iniciativat e pranuara, nga Shpallja Publike do të pranohen në Programën për përpunimin e planeve urbanistike në territorin e Komunës së Kërçovës për vitin 2015.
  • Fondet për iniciativat e pranuara për përpunimin e duhur të dokumentacionit duhet i sigurojnë kërkuesit e iniciativave –personat fizikë dhe juridikë.

Komuna e Kërçovës
Kryetari i komunës
Fatmir Dehari
________________