FATMIR DEHARI STREHON 30 FAMILJE

Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe Drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale Dashmir Limani, në bashkëpinim me Kryqin e kuq të udhëhequr nga Sekretari Besnik Selimi dhe Komandanti i Shtabit të krizave pranë Komunës së Kërçovës Ramiz Rexhepi, strehuan 30 familje rome shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga rreshjet e fundit të shiut. Për personat në nevojë është siguruar ushqimi, mjetet higjienike, përkujdesja mjekësore dhe gjithçka që nevojitet. Gjithsej objekte të dëmtuara janë 122 të cilat sot janë evidentuar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhet vlerësimi i dëmit.
Ekipet komunale të NP ” Komunalec ” me mjetet e nevojshme teknike janë në terren dhe vazhdimisht merren me pastrimin e shtratit të lumit për të normalizuar situatën e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

SHPALLJE PUBLIKE Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve.

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëmin e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2015 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 14/2014), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

   Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

 

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2015 edhe ate:

I. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej 2.130.000, denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në teritorin e Komunës së Kërҫovës -1.600.00,00

2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në teritorin e     Komunës së Kërҫovës – 350.000,00

3. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës – 180.000,00 denarë;

II. Për përkrahjen e sportistëve dhe aktivitetve të ndryshme për sport dhe rekreacion, në shumë të përgjithshme prej 490.000, denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

1. Organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale në territorin e Komunës së Kërҫovës – 310.000,00 denarë;

2. Përkrahje për federatat e lidhjeve sportive territorin e Komunës së Kërҫovës – 180.000,00 denarë.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore organizative

   Kriteret themelore organizative të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete dhe projekte nga sporti dhe rekreimi

– Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetare dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Paraqitje për mbështetje financiare;
  2. Propozimprojektin;
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2014);
  5. Fotokopje e llogarisë përfundimtare për vitin 2014;

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

   Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2015.

Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në arkivin e Komunës së Kërçovë dhe web. kercova.gov.mk

 

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

______________________

Për ta shkarkuar formularin për paraqitje klikoni këtu…

Për ta shkarkuar formularin për projekt klikoni këtu…