Njoftim

Njoftim,

Komuna e Kërcovës fillon me shpërndarjen e aktvendimit të tatimit në pronë. Për vitin 2018 janë shtypur gjithsej 17.276 aktvendime të cilët obliguesit tatimor kanë për obligim t’i paguajn deri në fund të vitit 2018. Vlera e përgjithëshme e tatimit në pronë është 22.350.054 denar.

Komuna e Kërcovës bënë thirrje që të paguhen në afatin e paraparë me aktvendimin.
Duke paguar tatimin në pronë, ju bëheni pjesë e investimeve kapitale në Komunën e Kërcovës, gjthashtu kontriboni në përmisimin e jetës në komunën tuaj. Tatimi në pronë do të shfrytzohet për investime, në përmisimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizim me ujë, ndërtimin dhe përmisimin e rrjeteve të kanalizimeve, krijimin e hapësirave të gjelbërta publike, përmisimin e kushteve nëpër shkolla, pastërtin publike, zgjerimin e ndriçimit publik dhe shumë projekte të tjera në interes të qytetarëve. Me pagesën e tatimit në pronë ju bëheni pjesë e ndryshimit të qytetit, fshatit, lagjes tuaj.

Njoftim

Njoftim

Në pajtim me ligjin për mbrojtjen e popullësisë nga smundjet ngjitëse, Komuna e Kërçovës, Ju njofton se më dt. 11.06.2018(e hënë) dhe 12.06.2018(e martë) me fillim në orën 20:00 deri në orët e herëshme të mëngjesit në rajonin e Komunës së Kerçovës do të realizohet dezinsekcim preventiv sistematik. Njoftohen të gjithë kultivuesit e bletëve që ti mbrojnë bletët. Nëse nuk lejojnë kushtet klimatike dezinsektimi do të shtyhet për çka do të ju informojmë.

Download (PDF, 322KB)