KONKLUZIONE

Komuna e Kërçovës me kujdes është duke e ndjekur situtën e krijuar në vend me koronavirusin dhe përkitazi me këtë ka formuar Trupin koordinues i cili do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes dhe do të ndërmarri të gjitha masat që dalin si rekomandime nga ana e Qeverisë së RMV. Instutucionet kompetente janë të përgatitura dhe veprojnë në terren për të parandaluar përfëshirjen e epidemisë virusale në qytetin tonë.
Takimin e sotëm të Trupit koordinues e krysonte Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe apelon te qytetarët e Komunës së Kërçovës që të respektojnë rekomandimet dhe konkluzionet.

K O N K L U Z I O N E
NGA TRUPI KOORDINUES I KOMUNËS SË KËRÇOVËS PËR VEPRIM ME GJENDJEN E JASHZAKONSHME TË SHPALLUR ME PANDEMINË E KORONAVIRUSIT

1. NË TËRËSI TË RESPEKTOHEN VENDIMET, UDHËZIMET DHE REKOMANDIMET E INSTITUCIONEVE KOMPETENTE, ME VEPRIM DHE NDËRMARRJEN E MASAVE PËR PENGIMIN E INFEKTIMIT ME KORONAVIRUSIN ;

2. NË TËRËSI T’U PËRMBAHEMI DHE RESPEKTOJMË MASAT PËR HIGJIENË PERSONALE DHE KOLEKTIVE, SI NË KUSHTE SHTËPIAKE, POASHTU EDHE NË HAPSIRAT E PUNËS NËPËR INSTITUCIONE ;

3. MENJËHERË TË NDËRMERREN AKTIVITETE PËR DEZINFEKTIM TË SHKOLLAVE DHE HAPSIRAVE TË PUNËS SË INSTITUCIONEVE DHE HAPSIRAVE PUBLIKE NË KOMUNËN E KËRÇOVËS ;

4. TË APELOHET TE BANORËT E BASHKËSIVE LOKALE QË TË MOS KRIJOJNË PANIK DHE NË TËRËSI TË RESPEKTOJNË MASAT DHE T’U PËRMBAHEN TË NJËJTAVE

5. PERSONAT QË JANË NË KARANTIN NË TËRËSI T’I RESPEKTOJNË RREGULLAT DHE MOS DALIN JASHTË QË TË MOS RREZIKOJNË PERSONA TJERË ME PËRHAPJEN E MINDSHME TË VIRUSIT;

6. TË SHTUNËN VENDOSET MASA E NDALESËS PËR PUNËN E TREGUT TË GJELBËRT DHE TREGUT TË KAFSHËVE, ME QËLLIM TË IKJES SË TREGËTISË MASOVIKE QË TË MOS VIJË DERI TE ZGJERIMI I KORONAVIRUSIT;

7. GJATË DITËVE TË ARDHËSHME NDALOHET LËVIZJA GRUPORE NË TERRENIN SPORTIV NË KRUSHINË;

TRUPI KOORDINUES I KOMUNËS SË KËRÇOVËS

SHPALLJE INTERNE

Në bazë të nenit 30 paragrafi 1 alinea 2,paragrafi 3 dhe 5,neni 48 dhe neni 49 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/214, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18), dhe Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin e selektimit administrativ , varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/15 dhe nr.35/18),si dhe Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në Komunën e Kërçovës nr. 08-1761/2 nga17.09.2015, Rregullore për ndryshim dhe plotësim të rregullores për sistematizim të vendeve të punës në administratën komunale të Komunës së Kërçovës (nr. .09-1386/1 nga dt. 26.05.2016 , nr.04-2227/2 nga dt. 06.09.2016 , nr.04-508/1 nga dt. 22.02.2018, nr.09-955/1 nga dt 24.04.2018 09-1990/3 nga dt.08.08.2018 dhe nr.09-2309/3 nga dt.14.09.2018) Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

SHPALLJE INTERNE
Numër 03/2019
Për plotësimin e vendeve të punës me avancim

1.Udhëheqës i Njësisë për energji efikase dhe burimeve të reja të energjisë me shifër UPR 01 01 B04 000 në Njësinë për energji efikase dhe burimeve të reja të energjisë, në Sektorin për veprimtari komunale, infrastrukturë, komunikacion dhe energji efikase – 1 ekzekutues
Kushtete e veçanta të parapara në vendin e punës të përcaktuara me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe aktin për sistematizim:
a)kualifikime profesionale– niveli i kualifikimeve VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe më së paku 240 EKTS kredive të fituara ose shkallës VII/1 të mbaruar;
elektroteknik, elektromaqineri ose elektroteknik dhe automatik
b) me përvojë pune edhe atë:
të paktën një vitë përvojë pune në sektorin publik , ose së paku gjatë vite përvojë pune në profesion prej të cilave të paktën dy vite në vend udhëheqës në sektorin privat
c) kompetencat e veçanta të punës dhe atë
-njohuri aktive në prgramet kompjuterike për punë zyre
-vërtetim për provim të dhënë për menaxhim administrativ
-njohuri aktive të njërës nga tri gjuhët më të përdorura në unionin Europian (gjuhë angleze,franceze dhe gjermane)
Shuma neto në të holla nga përmbledhja e pjesës së rrogës themelore me të cilën vlerësohet shkalla e arsimit dhe rroga shtesë për titull është:
28,303,00 den

Kandidatët të cilët aplikojnë në shpalljen interne duhet ti plotësojnë kushtet e përgjithshme si në vijim:
-të jetë shtetas i RM
– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedone
-të jetë i moshës madhore
-të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe
– me aktvendim të plotëfuqishëm gjyqësor të mos ketë ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimin ose detyrës

Në shpalljen interne mund të paraqitet nëpunës administrativ, i punësuar në Komunën e Kërçovës, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përshkruar në nivelin përkatës në këtë ligj dhe në aktin për sistematizim si dhe:

-Të jetë i vlerësuar me notën ,,A,, ose ,,B,, gjatë vlerësimit të fundit
-të jetë në vendin e punës që është në pajtim me aktin për sistematizim drejt për drejt në nivelin më të ulët nga vendi i punës për të cilin është publikuar shpallja interne
-të ketë kaluar së paku dy vite në vendin aktual të punës dhe
– të mos i jetë shqiptuar masë disiplinore në vitin e fundit para se të publikohet shpallja interne
*Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur ditën e publikimit të shpalljes interne.

*Aplikimi i plotësuar dhe dëshmi për të dhënat e përmbajtura në aplikacion, kandidatët duhet ti dorzojnë në fomë të letrës përmes arhivës të Komunës së Kërçovës, deri te Njësia për menaxhimin me resurset njerëzore.

Orari i punës : nga 08:00 deri 16:00

Ditë pune : E hënë – e Premte
Orari javorë i punës :40 orë

Aplikimi i mbushur jo në kohë, jo i plotë dhe jo i rregullt nuk do të jetë lëndë në shqyrtim.
Në fletparaqitje kandidatët janë të detyruar me përgjegjësi materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në kërkesë janë të sakta dhe dëshmit e dorëzuara besueshëm ndaj

origjinalit..Kandidati i cili ka futur të dhëna të rrejshme diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.

Procedura do të kryhet nga komisioni i përzgjedhur për formimin e avancimit nga ana e Kryetari të Komunës së Kërçovës

FLETËPARAQITJE PËR AVANCIM

Download (DOCX, 14KB)

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të Ligjit për Tatim në pronë  (“Gaz. e RM-së”, nr. 61/2004, 92/2007,102/2008,35/2011, 53/2011,84/2012 ,188/13,154/15,192/15 dhe 23/16), dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gaz. e RM-së” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës

Thirren të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, që në bazë të Ligjit për tatim në pronë janë obliguesë tatimorë të ndërmarrin hapat vijues:

  1. Persona fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërcovës, të cilëve nuk ështe bërë dorëzimi në mënyrë të rregullt i Aktvendimeve për Tatim në Pronë, në një nga mënyrat e parapara në pajtim me nenin 76 deri te neni 86 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative, janë të obliguar që t’i marrin Aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2019 në hapësirat e Komunës së Kërçovës.
  2. Personat fizikë dhe juridikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilëve në mënyrë të rregullt u kanë dorëzuar Aktvendimin për tatim në pronë për vitin 2019, të bëjnë shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet  mund t’i paguajnë me fletëpagesën vijuese:

Pranuesi Llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-së
Llogaria 100000000063095

 

 

Nr.rend. Lloji i tatimit Llogaria pagesore Shifra e të ardhurave
1. Tatimi në pronë për personat juridikë 840-134-02512 713113
2. Tatimi në pronë për personat fizikë 840-134-02507 713111

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes së saj dhe llogaritet se pala është njoftuar me shkrim. Për pasojat negative (pagesë e kundërvullnetshme, ndëshkim me para, shpenzime shtesë etj.), që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’i mbulojë vetë pala.

Në qoftë se, keni kryer pagesë që nuk është evidentuar, ose nevojitet të bëhet nivelizimi mbi bazën e tatimit, Ju lutemi të drejtoheni te Komuna e Kërçovës, Njësia për tatim dhe taksa komunale, Zyra nr. 22, për të dorëzuar dëshmitë për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Lista e aktvendimit të shpallur për tatimin në pronë

THIRRJE  PUBLIKE

Në bazë të Ligjit për Taksa Кomunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15,192/15 dhe 23/2016), dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gaz. e RM-së” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për vitin 2019, informohen që t’i ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në mënyrë të rregull në nkë nga mënyrat e parapara në pajtim me nenin 76 deri 86 të Ligjit për procedurë të pëegjithshme administrative janë të obliguar që t’i marrin Aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2019, në hapsirat e Komunes se Kërcovës.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste jeni të obliguar të bëni shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet mund t’i paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095

 

 

Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative ( pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se keni realizuar pagesë, ndërkaq ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1 – Kërçovë

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Lista e aktvendimit të shpallur për firmarina

Njoftim

Mjedisi jetësor cilësor dhe i shëndetshëm është një nga parakushtet themelore për një jetë cilësore për të gjithë qytetarët në Maqedoninë Veriore.

Të gjitha hulumtimet, si ato ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore, kanë treguar që përqendrimet më të larta të ndotësve ndodhin gjatë periudhës së dimrit gjatë sezonit të ngrohjes.

Këto gjetje konfirmohen gjithashtu në një studim të zhvilluar nga Instituti Meteorologjik finlandez, si pjesë e një projekti binjakëzimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik.

Ky studim konfirmoi që rreth 90% e emetimeve totale të grimcave të PM-së vijnë nga ngrohja.

Ngrohja është ndotësi më i madh i ajrit në Manastir, Kërçovë, Tetovë, si dhe në luginën e Shkupit, pra Shkupin. Kjo është arsyeja pse këto katër qytete janë vendosur në krye të prioriteteve për adresimin e këtij kërcënimi serioz shëndetësor për qytetarët që jetojnë në këto zona.

Marrja e masave emergjente për të zvogëluar ndotjen është me një rëndësi të madhe. Prandaj, si një nga masat kryesore kundër ndotjes së ajrit, me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, është miratuar një masë mjedisore për të subvencionuar qytetarët për blerjen e kondicionerëve inverter për familjet me djegie të drurit ose karburantet dhe pajisjet e tjera jo-mjedisore.

Ne vendosëm për këtë masë sepse ngrohja me kondicionerët inverter është një nga mënyrat më miqësore me mjedisin e ngrohjes.

Në të njëjtën kohë, për krahasim, me çmimet aktuale dhe çmimet e energjisë elektrike në tregun e drurit, ngrohja e ajrit të kondicionuar inverter është shumë më e lirë.

Një analizë krahasuese e kostos totale të ngrohjes në një sipërfaqe prej 60 m2 tregon se kur ngrohni me kondicionerët inverter, një familje do të kushtojë 11,734.00 denarë, me 18.586,00 denarë dru – që është 58% më shumë, me 26.010 fishekë, 00 den – që është 122% më shumë, me vaj shtëpiak 43,038,00 den – që është 267% më shumë dhe me radiatorë panelesh 35,831,00 den – që është 205% më shumë se klimat e inverterit.

Informacioni për zbatimin e masës mjedisore për subvencionimin e qytetarëve me kondicionerë shumë efikas kondicioner për nevojat e familjeve në komunat e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Qytetit të Shkupit u miratua në seancën e Qeverisë.

Këto qytete, si më të prekura nga ajri i ndotur, janë të përfshirë në këtë fazë të parë të zbatimit të kësaj mase. Pastaj do të vazhdojë të zbatohet në qytetet e tjera në fazat e ardhshme.

Subvencioni do të zbatohet për ato amvisëri që përdorin pajisje për ngrohje joefikase të energjisë, duke rritur kështu përqendrimin e PM 10 dhe PM 2.5, pra ato shtëpiake që përdorin lëndë djegëse të larta, dru dhe qymyr dhe lëndë fosile me emetime të larta të dioksidit të karbonit dhe Grimca të dëmshme PM, të tilla si vaji. Ngrohja që ndot dhe rrezikon shëndetin e njeriut zëvendësohet me ngrohje miqësore me mjedisin dhe më të lirë.

Për realizimin e kësaj mase mjedisore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore ka marrë një kuptim të madh nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Kjo kompani në pronësi të shtetit ka treguar një sens jashtëzakonisht të lartë të përgjegjësisë sociale dhe ka rënë dakord, në këtë fazë të parë të kësaj mase, të marrë një vendim për të siguruar 618,000,000 denarë, ose 10 milion euro, në zbatim të subvencionimit të qytetarëve me kondicionerët me inverter me efikasitet të lartë.

Masa do të përfshijë 10,000 familje, në qytetin e Shkupit 5200 shtëpi, në komunën e Manastirit 2500 shtëpi, në komunën e Tetovës 1500 familje, dhe në komunën e Kërçovës 800 shtëpi.

Kjo do të thotë që çdo familje e përfshirë në këtë fazë do të ketë 1000 Euro në vlerë denarë, që është mjaft e mjaftueshme për të blerë një inverter kondicioner efikas nga furnitorët e këtyre pajisjeve që do të përfshihen në këtë masë.

Qytetarët do të informohen në detaje rreth mënyrës dhe kohëzgjatjes së fushatës së zëvendësimit të furrës së energjisë fosile përmes një fushate të interesit publik, i cili do t’i informojë dhe ndihmojë ata në mënyrën më të thjeshtë të mundshme për të qenë përfitues të kësaj mase.

Ky projekt mjedisor, si dhe të tjerët që do të ndërmerren për t’u marrë plotësisht me ajrin e ndotur, synon të eliminojë plotësisht përdorimin e sobave dhe sobave me lëndë djegëse fosile në faza gjatë tre viteve të ardhshme.

Shëndeti i qytetarëve tanë dhe një mjedis i shëndetshëm është përparësia jonë, dhe ai do të mbetet i tillë për sa kohë që ekzistojnë kërcënime për këto çështje.

Masat kryesore të masës janë:

  1. Me këtë masë qytetarët kursejnë, meqenëse është mënyra më e lirë e ngrohjes dhe atë e tregojnë përllogaritjet;
  2. Ngrohja me dru dhe mjete tjera të ngurta më së shumti e ndot ajrin që e thithim ne dhe fëmijët tanë, ndërsa ndot edhe brenda shtëpinë tonë, prandaj është shumë me rëndësi ta zëvendësojmë me mënyrë ekologjike të ngrohjes;
  3. Masa duhet t’i ndihmojë ata të cilët më së shumti kanë nevojë për zëvendësim të mënyrës së ngrohjes, ndërsa ato janë familje që kanë të ardhura deri më 30 000 den.