THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të projektit Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për aplikim të subjektëve juridikë për realizim të vauçerëve për zbutjen e pasojave nga Covid 19

Zgjedhja e subjekteve juridikë për realizimin e vauçerëve të destinuar për zbutjen e pasojave nga Covid 19, në pajtim me projektin Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, do të bëhet në pajtim me kriteret e dhëna në këtë thirrje.

  1. Kriter bazë

Subjektet juridikë që merren me shitjen e produkteve ushqimore dhe mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës (markete, shitore), në territorin e Komunës së Kërçovës.

  1. Mjete të parapara

Shuma e mjeteve për këtë qëllim në pajtim me projektin janë të parapara 166.050,00 den., që do të jenë të realizuar me vauçerë.

  1. Qëllimi i vauçerëve

Vauçerët do të shfrytëzohen për kompensim të shpenzimeve për produkte higjienike dhe ushqimore.

  1. Dokumentacioni i nevojshëm
  • Kërkesë për paraqitje të interesit për realizim të vauçerëve;
  • Aktvendim nga Regjistri qëndror për veprimtari të regjistruar në pajtim me thirrjen publike.
  1. Afati dhe mënyra e parashtrimit të Kërkesave

Afati për parashtrim të Kërkesave është dt. 14.12.2020.

Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm  dorëzohen te Arkivi i Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidriç” nr.1, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Kërkesat mund të merren nga Arkivi i Komunës së Kërçovës ose më posht.

Kërkesa

Shënim: Kërkesat me dokumentacionin e pakompletuar pas skadimit të afatit të paraparë nuk ka të shqyrtohen.

Tell your doctor if, for any reason, you have not taken your medicine exactly as prescribed. tadalafil Otherwise your doctor may think that it was not effective and change your treatment unnecessarily.

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të projektit Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për aplikim të qytetarëve nga komuniteti rom për vauçerë të destinuar për zbutjen e pasojave nga Covid 19

Shpërndarja e vauçerëve, në pajtim me projektin Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, do të bëhet në pajtim me kriteret dhe prioritetet e dhëna në këtë thirrje.

  1. Qëllimi i vauçerëve

Vauçerët do të shfrytëzohen për kompensim të shpenzimeve për produkte higjienike dhe ushqimore.

  1. Mjete të parapara

Shuma e mjeteve për këtë qëllim janë të parapara në shumë prej 166.050,00 den.

  1. Kriter bazë

Qytetarë nga Komuna e Kërçovës, anëtarë të komunitetit rom, shfrytëzues të ndihmës sociale.

  1. Dokumentacioni i nevojshëm
  • Kërkesë për dhënie të vauçerit;
  • Kopje të letërnjoftimit;
  • Dëshmi (provë) për shfrytëzim të ndihmës sociale.
  1. Afati dhe mënyra e parashtrimit të Kërkesave

Afati për parashtrim të Kërkesave është dt. 14.12.2020.

Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen te Arkivi i Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidriç” nr.1, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Shënim: Kërkesat me dokumentacionin e pakompletuar pas skadimit të afatit të paraparë nuk ka të shqyrtohen.

SHPALLJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS
SHPALLJE 1/2020
Për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut
nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lëndë e ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen “BLLOK 1”, pjesë nga kazerma “Çedo Filipovski-Dame” – Kërçovë, të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-680/20, nga dt. 17.04.2010, në Komunën e Kërçovës, me destinim A2 – për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komerciale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1, në të cilën janë dhënë të dhëna për parcelat ndërtimore siç janë: numri i parcelës ndërtimore, për parcelat kadastrale të përfshira me parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, përqindjen e ndërtimit, koeficientin e shfrytëzimit, lartësinë e lejuar maksimale deri në kurorë/kate, çmimi fillestar për m2 dhe garancë bankare për seriozitetin e ofertës.

Pasqyra tabelare 1

Numri i parcelës ndërtimore Numri i parcelës kadastrale KK Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja e ndërtimit (m2) Bruto sipërfaqja e zhvilluar (m2)
P.N.nr.8 PK nr. 37/5 3899 1144,oo 6864,00
Përqindja e ndërtuar (%) Koeficienti i shfrytëzimit Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë/kate Qëllimi i tokës (klasi kompaktibil)
29,44 1,77 19,20 m P+5 A2 (B1)
Çmimi fillestar për m2 Garanca bankare për seriozitetin e ofertës (denarë)
980,oo 3 821 020

TË DREJTË PËR PJESËMARRJEP.N.nr.8 PK nr. 37/5 3899 1144,oo 6864,00 29,44 1,77 19,20 m
P+5 A2 (B1) 980,oo 3 821 020

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë:
1. Persona fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtetatas të vendeve anëtare të Unionit Europian dhe në “OECD”, si dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në “OECD”, ndërsa nën kushte të reciprocitetit mund të fitojnë të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Persona juridikë: person juridik i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik, i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat fizikë të interesuar dhe personat juridikë dorëzojnë paraqitje për pjesëmarrje në ankandin publik (në formë elektronike në www.gradezno-zemjiste.mk), me plotësimin e ekzemplarit elektronik për secilën parcelë ndërtimore në veçanti, të cilin e nënshkruan me çertifikatë valide digjitale, të dhënë nga dhënësi i autorizuar, të kompletuar me provat vijuese (të bashkangjitura në origjinal ose kopje të verifikuar në noter dhe të nënshkruara me nënshkrim digjital dhe autorizim të bartësit të nënshkrimit digjital të verifikuar në noter):
1. Paraqitja e parashtruesit, në të cilën janë theksuar të dhëna për parashtruesin e paraqitjes;
2. Garancë bankare për seriozitetin e ofertës për parcelën ndërtimore në shumë prej 100% të çmimit të përgjithshëm fillestar të tokës ndërtimore, me të cilën ofertuesi do të garantoj se nëse fiton statusin e ofertuesit më të volitshëm do ta paguaj çmimin e arritur përfundimtar për tjetërsimin e tokës ndërtimore në ankandin publik elektronik në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e pranimit të njoftimit për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm, garancë bankare në origjinal të dorëzohet deri te komisioni në afat të përcaktuar për parashtrimin e paraqitjes;
3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi, jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
4. Për personat juridikë provë për regjistrim të personit juridik në regjistrin përkatës, jo më të vjetër se 6 (gjashtë) muaj;
5. Autorizim të rregullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin fizik/juridik, të verifikuar në noter, përkatësisht provë për cilësinë e personit përgjegjës të autorizuar të personit juridik;
6. e-mail adresë të parashtruesit të paraqitjes, nëpërmjet të cilës do të bëhet zbatimi i procedurës për regjistrim për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do t’i dërgohen emri shfrytëzues dhe shifra për qasje në faqen e internetit në të cilën do të zhvillohet ankandi publik elektronik (për parashtruesit e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë e-mail adresë të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të pranoj dhe të kryej korrigjim të saj);
7. Deklaratë se pajtohet dhe se i pranon kushtet në shpallje; dhe
8. Të gjitha aktet që dorëzohen në mënyrë elektronike, është e nevojshme që të jenë ndaras të nënshkruara me nënshkrim elektronik nga personi i autorizuar, gjegjësisht parashtruesi i paraqitjes.

Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të marrin pjesë në ankandin publik elektronik, për çka parashtruesit e paraqitjeve të pakompletuara, do të jenë të njoftuar në mënyrë elektronike.
Komisioni pas skadimit të afatit për parashtrimin e paraqitjeve, përcakton a janë paraqitjet të kompletuara dhe të parashtruara në pajtim me kushtet nga shpallja. Komisioni i njofton parashtruesit e paraqitjeve për kompletimin e të njëjtave përmes rrugës elektronike, në afat prej 24 orëve pas skadimit të afatit për parashtrimin e të njëjtave, me çka parashtruesve të paraqitjeve që kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon emër shfrytëzuesi dhe fjalëkalim për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa parashtruesve të paraqitjeve që nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar ju dorëzon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk kanë të marrin pjesë në ankandin publik.

ÇMIMI FILLESTAR
Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik për parcelën ndërtimore nr. 8 paraqet 980,00 denarë për një metër katror, theksuar në Pasqyrën tabelare nr. 1.

GARANCË BANKARE

1. Garanca bankare për seriozitetin e ofertës paraqet 100% të çmimit të përgjithshëm fillestar të tokës ndërtimore dhe duhet të jetë me afat të vlefshmërisë deri më dt. 19.11.2021, e njëjta është e nevojshme përveç dorëzimit elektronik të dorëzohet edhe në origjinal përmes Arkivit të Komunës së Kërçovës deri te komisioni, përfundimisht me afatin për dorëzim të paraqitjeve për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik për parcelën ndërtimore të theksuar në pasqyrën tabelare.

AFATET
Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt. 11.01.2021, në formë elektronike në internet adresën: www.gradezno-zemjiste.mk
Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në faqen vijuese të internetit www.gradezno-zemjiste.mk.
Ankandi publik për P.N.nr.8, nga pasqyra tabelare nr. 1 do të fillojë më dt. 13.01.2021, në orën 10.00, dhe i njëjti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta.
Garanca bankare u kthehet parashtruesve të paraqitjes për ankandin publik të cilët nuk kanë arritur ofertë më të volitshme, në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik.
Ofertuesit më të volitshëm garanca bankare i kthehet në afat prej 15 ditëve pas pagesës së çmimit të shitblerjes dhe shpenzimet e posaçme në procedurën për tjetërsimin e tokës ndërtimore që paraqesin 10% nga vlera e garancës bankare për seriozitetin e ofertës (por jo më shumë se 15 000 den.) dhe dorëzimin e provës për pagesën e kryer me dokumentacionin e tërësishëm për pjesëmarrje në ankandin publik.

PROCEDURA

1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre përmes rrugës elektronike, në afat prej 24 orëve pas skadimit të afatit për parashtrimin e të njëjtave, me çka dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzon në mënyrë automatike emrin shfrytëzues dhe fjalëkalimin për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet u dorëzon njoftim me arsyetim se të njëjtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik.
2. Në ditën e mbajtjes të ankandit publik elektronik pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe fjalëkalimin që e kanë marrë në e-mail adresën të dorëzuar në shtojcë të paraqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik.
3. Ankandi publik elektoronik mund të fillojë me të paktën një pjesëmarrës në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni, i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës.
5. Ankandi publik elektronik fillon me shpalljen e çmimit fillestar të tokës për metër katëror, ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve.
6. Ankandi bëhet “hap pas hapi” me rritjen e vlerës së çdo “hapi” jo më pak se 98,00 den., në numëra të tërë pa decimale, për P.N.nr. 8, nga pasqyra tabelare nr. 1.
7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të kohës së caktuar në këtë shpallje, me çka, në qoftë se, në kohën e kalimit të dy minutave të fundit nga koha e caktuar për kohëzgjatje të ankandit publik nga ana e pjesëmarrësve është dhënë ofertë, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta, ndërsa do të përfundojë kur për periudhën nga dy minutat vijuese nuk ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar deri në intervalin kohor prej dy minuta, deri sa ka ofertë të re.
8. Pjesëmarrësi i ankandit publik i cili ka ofruar çmimm më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues më i volitshëm.
9. Komisioni pas përfundimit të ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e ankandit publik dhe në mënyrë elektronike e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik.
10. Pas përfundimit të procedurës për ankand publik, Komisioni është i obliguar që në afat prej 3 (tre) ditëve të punës, të dorëzojë kërkesë deri te Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me propozimtekstin e kontratës për tjetërsimin e tokës ndërtimore, pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dorëzojë mendim në lidhje ne propozimtekstin e kontratës për tjetërsim të tokës ndërtimore, pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
12. Pas marrjes së mendimit pozitiv nga Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni në afat prej tre ditëve të punës deri te ofertuesi më i volitshëm dorëzon Njoftim për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm.
13. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruar që në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e pranimit të Njoftimit për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm të ankandit publik, t’i paguaj mjetet në pajtim me çmimin përfundimtar të arritur nga ankandi publik dhe t’i paguaj shpenzimet e posaçme në procedurën për tjetërsimin e tokës ndërtimore që paraqesin 10% nga vlera garancës bankare për seriozitetin e ofertës, por jo më shumë se 15.000,00 den. dhe deri te Komisioni të dorëzoj dëshmi për pagesë të realizuar me dokumentacionin e tërsishëm të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik në origjinal.
14. Në qoftë se, ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në pajtim me çmimin e arritur përfundimtar nga ankandi në afatin e përcaktuar, nuk i dorëzon deri te Komisioni provat origjinale të bashkangjitura me paraqitjen, nuk dorëzon provë për pagesën e realizuar në pajtim me çmimin e arritur përfundimtar nga ankandi dhe nuk paguan shpenzime të procedurës në shumë prej 10% nga lartësia e garancës bankare, por jo më shumë se 15.000,00 den., do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar, nuk do të bëhet lidhja e kontratës për tjetërsim, do të aktivizohet garanca bankare për seriozitet të ofertës dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhshme për parcelën ndërtimore që është lëndë.
15. Në qoftë se, ofertuesi më i volitshëm i paguan mjetet, në pajtim me çmimin e arritur përfundimtar nga ankandi publik në afatin e përcaktuar, ndërsa në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nuk mund të lidhë kontratë, mjetet e paguara për tjetërsimin e tokës ndërtimore nuk i kthehen, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është tjetërsuar, nuk do të qaset drejt lidhjes së kontratës për tjetërsim, garanca bankare për seriozitetin e ofertës do të aktivizohet dhe i njëjti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhshme për parcelën ndërtimore që është lëndë.
16. Në afat prej 5 (pesë) ditëve të punës, pas dorëzimit të provës për pagesën e kryer dhe dorëzimit të dokumentacionit të tërësishëm të nevojshëm për pjesëmarrje në ankandin publik, Kryetari i Komunës së Kërçovës, në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidh kontratë për tjetërsimin e tokës ndërtimore, pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
17. Pas lidhjes së kontratës, Komuna e Kërçovës, në afat prej një dite, në mënyrë elektronike e dorëzon kontratën deri te Njësia për çështje financiare për përcaktimin e tatimit në qarkullim të patundshmërive. Blerësi është i obliguar që në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e aktvendimmit për përcaktimin e tatimit në qarkullim të patundshmërive, ta paguaj tatimin dhe të dorëzoj provë për pagesën e kryer.
18. Pas dorëzimit të provës për pagesën e kryer të tatimit në qarkullim të patundshmërive, blerësi në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, kontratën në mënyrë elektronike e dorëzon në noter për shkak të kryerjes së solemnizimit. Blerësi është i obliguar që solemnizimin ta kryej në afat prej 30 (tridhjetë) ditëve, llogaritur nga dorëzimi i kontratës deri te noteri kompetent.
19. Mospërmbushja e obligimeve nga pikat 17 dhe 18 të kësaj shpallje, me fajin e blerësit, paraqet kusht për anulimin e njëanshëm të kontratës, me çka 80% nga shuma e përgjithshme e tjetërsimit, nuk i kthehen blerësit.
20. Me kontratën blerësi detyrohet që në afat prej 9 muajve për parcelat ndërtimore me sipërfaqe deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve për parcelat ndërtimore me sipërfaqe mbi 5000 m2, nga kryerja e solemnizimit të kontratës, të siguroj leje për ndërtim të objekteve të parapara, në pajtim me planin urbanistik, sipas të cilit toka është tjerërsuar, nëse lëndë e kontratës është tokë ndërtimore e rregulluar, dhe t’i ndërtojë objektet, në pajtim me planin urbanistik, sipas së cilit është tjetërsuar ajo tokë, në afat në pajtim me dispozitat e Ligjit për ndërtim, ndërsa në pajtim me kategorizimin e ndërtimit.
21. Në qoftë se, blerësi nuk nxjerrë leje për ndërtim në afatin e paraparë, përkatësisht, në qoftë se, objektet nuk ndërtohen në afatin e përcaktuar me fajin e blerësit, i njëjti do të detyrohet të paguaj dënim të kontraktuar, në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në ankandin publik të tokës që është lëndë, për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht 3% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në ankandin publik të tokës që është lëndë, për çdo muaj të kaluar në vitin e dytë nga skadimi i afatit, përkatësisht 4,5% nga shuma e përgjithshme e arritur në ankandin publik të tokës që është lëndë, për çdo muaj të kaluar në vitin e tretë dhe çdo vit pasues nga skadimi i afatit.
22. Mospërmbushja e obligimeve nga neni 75, paragrafi (1), pika 7 nga Ligji për tokën ndërtimore, gjegjësisht pas rënies së blerësit në vonesë me mospërmbushjen e obligimit tre muaj të njëpasnjëshëm, paraqet bazë që tjetërsuesi pas tre thirrjeve mujore të njëpasnjëshme për ekzekutim, si debitor me deklaratë për mospërmbushjen e obligimeve nga kontrata të kërkoj vërtetim për ekzekutim të kontratës, gjegjësisht të kërkoj pagesë të dënimit të kontraktuar që paraqet dhe bazë për anulimin e njëanshëm të kontratës, me çka 80% nga shuma e përgjithshme e tjetërsimit nuk i kthehen blerësit, me çka tatimi në qarkullim në rast të anulimit të kontratës dhe shpenzimet noteriale janë barrë e blerësit.
23. Anulimi i kontratës për shkak të mospërmbushjes së obligimeve të parapara në të njëjtën, nga ana e blerësit, bëhet me deklaratë të njëanshme të vullnetit të tjetërsuesit, deklaruar nga ana e komunës, përmes Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
24. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që ta paguaj tatimin në qarkullim, që do të dalë si obligim pas lidhjes së kontratës për tjetërsimin e tokës ndërtimore, shpenzimet noteriale dhe futjen në evidencë të patundshmërive në Agjencinë për kadastër të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
25. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
26. Toka ndërtimore pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është lëndë e shpalljes, deri në përmbushjen e obligimeve nga kontrata, nuk mund të jetë pjesë e masës së falimentimit.
27. Ofertuesi më i volitshëm obligohet të ndërtojë së paku 30% nga sipërfaqja e përgjithshme e zhvilluar për ndërtim, e paraparë me planin urbanistik për parcelën ndërtimore.
28. Pronari i tokës ndërtimore, të fituar në procedurën për tjetërsimin me anë të ankandit publik, nuk guxon të njejtën t’ua bartë personave të tretë, përpara përmbushjes së detyrimeve të kontratës për tjetërsimin e të njejtës. Ndalimi për bartjen në personat e tretë, regjistrohet në regjistrin publik për regjistrimin e të drejtave për patundshmëritë. Me përjashtim, nëse pronari i tokës ndërtimore është person juridik i jashtëm, tokën ndërtimore të fituar në procedurën për tjetërsimin përmes ankandit publik, mund ta bartë në pronësi të personit juridik të brendshëm, ku personi juridik i jashtëm duhet të jetë pronar i vetëm deri në momentin e përmbushjes së obligimeve nga kontrata për tjetërsimin e tokës ndërtimore përmes ankandit publik.
29. Pjesëmarrësit e pakënaqur në ankandin publik, mund të dorëzojnë kundërshtim deri te Komisioni, në afat prej 3 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik elektronik. Kundërshtimit parashtrohet në formë të shkruar deri te Komisoni, e cila është e obliguar që të vendosë në afat prej pesë ditëve të punës, nga dita e pranimit të të njëjtit me Aktvendim.
30. Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e komisionit, me të cilin vendoset pas kundërshtimit të parashtruar, pala ka të drejtë të dorëzojë ankesë, në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të Aktvendimit, deri te Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Kjo shpallje do të publikohet dhe në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk dhe www.kercova.gov.mk

KOMUNA E KËRÇOVËS
Komisioni për zbatimin e procedurave për ankand publik të
tokës ndërtimore të pa ndërtuar në rajonin e Komunës së Kërçovës
Bekim Mustafaj – kryetar_______________
Lirim Fejza – anëtar___________________
Goce Treneski – anëtar_________________
Andrijana Mickoska – anëtare____________
Sabedin Emini – anëtar_________________

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëminë e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2020 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 13/2019), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2020, të destinuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2020, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit nr.08-3112/7 të dt. 26.12.2019, mjetet e destinuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.

    1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve.

     2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2020 edhe atë:

    I.Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej 2.100,000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

  1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në territorin e Komunës së Kërҫovës;
  2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në territorin e Komunës së Kërҫovës;

3 Përkrahja për shkollat e futbollit;

  1. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës;

  3.Dorëzimi i raportit

Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për financa dhe Buxhet në Komunën e Kërçovës.

 4.Kriteret themelore  organizative

      Kriteret themelore organizative, të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesmarrja vetanake në kofinancim (me kohë, pajisije, burime njerëzore)
  • Konsistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e sakt e rolit të partnerëve
  • Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

 5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhet aplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2019);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

 6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

   Afati për dorëzimin e paraqitjeve është deri më dt. 16.10.2020.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës, rr.“Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2020.

Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet nëpërmjet njoftimeve që do të ju dorëzohen në adresat e të njejtave. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formulari për Propozimprojektin,  do të mund tа merreni më poshtë.

Formular për paraqitje

Formular i Buxhetit

KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari

SHPALLJE

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2020, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 45 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Vendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr.09-971/2 nga dt. 17.08.2020, e publikon këtë:

S H P A L L J E
për punë publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për periudhën 2020/2021

1. Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 45 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.

2. Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 7.600,oo denarë ;

b) 39 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 11.800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.02.09.2020 e deri me dt.31.08.2021.

4. Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :

– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )

– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim).

5. Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi (5) pesë ditë, nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2020.

Download (DOC, 35KB)

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të nenit 16 të Ligjit për taksa komunale (“Gaz. zyr. e RM-së” nr. 61/2004, 64/2005, 92/2007, 123/2012, 154/2015 dhe 23/2016), dhe në bazë të Rregullores për Lirimin nga taksa komunale për firmë nr.09-1573/1 të dt. 29.7.2020, Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

Për personat juridikë për lirimin nga pagesa e taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë) për vitin 2020

 

Thirren të gjithë Personat juridikë që kryejnë veprimtari hotelierike – gastronomike (restorante, kafe, bare, çajtore), në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa janë obliguesë të taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë), në pajtim me Ligjin për taksa komunale, të parashtrojnë Kërkesë për lirim nga pagesa e taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë) për vitin 2020.

Afati përfundimtar për parashtrimin e Kërkesës është dt. 30.9.2020.

Personat juridikë të interesuar të cilët i përfshin kjo masë janë të obliguar që t’i ndërmaarin hapat vijuesë:

  1. Deri te Komuna e Kërçovës të parashtrojnë Kërkesë në ekzemplar të përgatitur me shtojcë dokumente vijuese:
  • Gjendja ekzistuese jo më e vjetër se 6 muaj (e dhënë nga Regjistri qëndror)
  • Çertifikatë (Aktvendim) për regjistrim të operatorëve me ushqim (të dhënë nga Agjencia për ushqim dhe blegtori)

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes së të njëjtës dhe llogaritet se Personat juridikë janë të informuar në këtë mënyrë.

Personat juridikë që do ta lëshojnë afatin për parashtrimin e Kërkesës, ngelen obliguesë të taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull  (firmarinë) dhe kanë obligim për pagesë të së njëjtës, si dhe pagesë të kundër vullnetshme, dënim në të holla, shpenzime shtesë etj., të cilat eventualisht mund të shkaktohen si pasojë e mospagesës së të njëjtës.

 

Në qoftë se, disa nga personat juridikë më e kanë kryer pagesën e kësaj takse komunale për vitin 2020, deri te Njësia për tatim dhe taksë komunale, zyra nr.22, përveç dokumenteve të lartëtheksuara, janë të obliguar që të dorëzojnë provë për pagesën e kryer, me çka shuma e paguar për vitin 2020 do t’u llogaritet si pagesë e taksës komunale për vitin e ardhshëm.

 

THEKSIM: Kjo Thirrje publike ka të bëjë vetëm për personat juridikë të cilët kryejnë veprimtari hotelierike – gastronomike (restorante, kafe, bare, çajtore), të cilat për shkak të pandemisë me Kovid 19 me Urdhëresa të Qeverisë periudhë më të gjatë kishin pengesë të kryejnë veprimtari hotelierike.

Download (DOCX, 16KB)

KONKURS

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2020/21

APLIKIMI
Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesat e notave nga viti I deri te viti i IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student i rregullt.

Bursat do te ndahen për dy kategori

  • Për Studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithsej 20 bursa
  • Për Studentë nga familjet me gjendjen të rendë ekonomike, gjithsej 20 bursa

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesave të notave nga viti I deri te viti IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim dhe deklarat ne noter nese eshte I papunsuar
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë e gjendjes familjare

KRITERET
Vlersimi I kandidatve për kategorinë e I (pare) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 60%
  2. Të ardhurat mujore 30%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e II (dytë) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 30%
  2. Të ardhurat mujore 60%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-2102/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2020/21, do të jetë: 24.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 8 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 30.09.2020

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Download (DOCX, 47KB)

SHPALLJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal në të cilin është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, planet e biznesit, duke filluar me fillimin e bizneseve të reja dhe zbatimin e projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunën” dhe për “punësim të subvencionuar” me qëllim Krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve dhe sipërmarrjes, si dhe në bazë të Planit operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, Komuna e Kërçovës e shpall këtë si vijon:

SHPALLJE PUBLIKE
për personat e papunë dhe punëdhënësit nga ndërmarrjet mikro dhe të vogla

  1. Thirren personat e papunë në territorin e Komunës së Kërçovës regjistruar në Qendrën e punësimit – Kërçovë dhe punëdhënësit e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që duan të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre me hapjen e vendeve të reja të punës, për të aplikuar për pjesëmarrje në masat aktive për vetëpunësim. Punëdhënësit të cilët ofrojnë punë shtesë për personat e papunë dhe persona të papunësuar që punësimin e tyre duan ta realizojnë me mbështetjen financiare të dhënë nga Komuna e Kërçovës, në bazë të Planit të paracaktuar operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim, duhet të paraqesin një kërkesë në arkivin e Komunës së Kërçovës.
  2. Masat e parashikuara për vetëpunësim përfshijnë:
    – Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që   kontribuojnë në reduktimin e papunësisë në komunë.
    – Subvencionimi për një punë të re
  1. Masa 1. Mbështetja e sipërmarrjes, planet e biznesit, fillimi i bizneseve të reja fillestare dhe zbatimi i projekteve që kontribuojnë në uljen e papunësisë në komunë

Kandidatët të cilët do të përmbushin kriteret e specifikuara në Planin Operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të regjistrojnë subjekt juridik në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë,

– të vetëpunësohen

– të marrin mbështetje financiare për zhvillimin e plan biznesi (shuma do të zbritet nga shuma totale e grantit të marrë)

– të shfrytzojë grant në shumën maksimale prej 180,000.00 denarë dhe lirim nga detyrimi për të paguar  taksë komunale (firmarinë) për një periudhë dyvjeçare.

– të sigurojë kushte për monitorim të pandërprerë të punës së subjektit juridik për kohëzgjatjen e kontratës.

Nëse përfituesit e përzgjedhur të grantit që nënshkruan një marrëveshje me komunën, nuk i respektojnë detyrimet e ndërmarra në Kontratën, do të zbatohen sanksionet e parashikuara në rast të vonesës:

– në rastin e ndërprerjes me kryerjen e veprimtarisë të personit juridik para kalimit të dy viteve nga data e regjistrimit të biznesit, përveç në rast të vdekjes ose paaftësisë së përhershme, personi i cili themeloi kompaninë është i obliguar që, brenda 12 muajve të kthejë:

– 80% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para përfundimit të vitit të parë të fillimit të biznesit

– 60% e fondeve të shfrytëzuara nga Programi, nëse ndërpret me kryerjen e veprimtarisë para skadimit të vitit të dytë të fillimit të biznesit.

– Nëse pas skadimit të çdo tre 6 muaj nga regjistrimi i biznesit gjatë dy (2) viteve nga regjistrimi i bizneseve nuk ka të realizuar transaksion financiar (dmth. të paguar pagë bruto) përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës dërgon  shkresë, vërejtje për jo aktivitetin e firmës. Nëse pas skadimit të dy (2) muajve nga data e dorëzimit të vërejtjes, shfrytzuesi i grantit vazhdon me mosrealizimin e transaksioneve financiare në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Komuna e Kërçovës do të fillojë procedurë për të rimarrë fondet e përdorura nga programi.

  1. Domuntet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– biznis plan

– vërtetim se nuk eshte i punsuar

  1. Të drejtat dhe detyrimet nga masa 1 do të jenë të rregulluara me Kontratën e lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kandidatëve të përzgjedhur.

 Masa 2. Subvencionimi për një vend të re pune

Kompanitë që plotësojnë kriteret e dhëna në Planin operativ, do të kenë këto të drejta dhe detyrime:

– të përdorin subvencione të pagave (pagesën e kontributeve të pagës minimale, të sigurimit të detyrueshëm) për punësim shtesë të një apo më shumë personave për një periudhë prej 12 muajsh, me një detyrim që personi / personat të vazhdojë të punojë për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit

– të jenë të liruar nga detyrimi për të paguar taksën komunale (firmarinë) në periudhë prej dy vitesh

– Subjekti juridik që do të punësojë person shtesë dhe do të jetë përfitues i masës për subvencionim të vendit të punës, ka detyrim për të mbajtur personin për të paktën 12 muaj pas përfundimit të subvencionimit apo në vendin e tij të punësojë një person tjetër të papunë. Përndryshe, punëdhënësi do të duhet të kthejë fondet e përdorura në tërësi, brenda 12 muajve.

Nëse punonjësi shtesë jep dorëheqjen në vendin e punës për kohëzgjatjen e subvencionit, pastaj subvencioni nga komuna ndalon, derisa nuk gjendet një zëvendësim për punëtorin ose përgjithmonë.

Dokumentet gjatë aplikimit

– formular për aplikim

– gjendjen rrjedhse

– vërtetim per personat e punsuar (agjensioni per punsim)

  1.  Të drejtat dhe detyrimet nga masa 2 do të rregullohen me Kontratë të lidhur ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe kompanive të përzgjedhura
  1. Kandidatët e interesuar nga pika 1 e kësaj Shpallje, mund të dorëzojnë aplikime në arkivin e Komunës së Kërçovës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 15.00, më së voni deri më dt. 28.08.2020
  1. Kandidatët e interesuar për aplikim, fletëparaqitjet mund t’i gjejni mëposht.
  1.  Informata shtesë në lidhje me masat për vetëpunësim të cilat i realizon Komuna e Kërçovës, mund të merren   në hapësirat e Komunës së Kërçovës.

FORMULAR PËR APLIKIM MASA 1

FORMULAR PËR APLIKIM TË NDËRMARRJEVE MASA 2

Përshkrimi Teknik i biznes idesë me specifikë  të paisjeve dhe materialeve të nevojëshme

Plani operativ dhe udhëzimet për zbatimin e masave për vetëpunësim në Komunën e Kërçovës

KOMUNA E KËRÇOVËS

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se në kërkesën e parashtruar për kompenzim të shpenzimeve të shpenzimeve për  furnizim me  klima invertorë me efikasitet të lartë për vitin 2020 për qytetarët  e rajonit të Komunës së Kërçovës, i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për kalim në fazën e dytë.

Dokumentet e nevojshme për fazën e dytë, mund ti merrni  te arkivi i Komunës së Kërçovës ose në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Me dorëzimin e dokumentacioneve nga faza e dytë, është e nevojshme  të dorëzoni edhe xhirollogarinë.

Lista për Inverter

Lista për Inverter 2

Lista për Inverter 3

Lista për Inverter 4

Lista për Inverter 5

Lista për Inverter 6

Lista për Inverter 7

Lista për Inverter 8

Lista për Inverter 9

Lista për Inverter 10

Lista për Inverter 11

NJOFTIM NGA SHTABI I KRIZËS – TRUPI KOORDINUES I  KOMUNËS SË KËRÇOVËS

Shtabi i krizës – Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Verioriut për qarkullim të kufizuar, vendosi që:

  • Të gjitha marketet, barnatoret dhe restorantet në territorin e Komuës së Kërçovës që janë të interesuar të bëjnë shpërndarjen e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë në Shtabin e krizës – Trupi koordinues.
  • Kërkesat mund të merren në Arkivin e komunës nga ora 08:00 deri  në orën 14:00  ose mund ta merrni më poshtë.
  • Do të lejohet qarkullimi gjatë orës policore vetëm për marketet, barnatoret dhe restorantet deri në 5 të punësuar.
  • Subjekt ekonomike do të  mund të pajisen me leje për qarkullim gjatë orës policore vetëm për qëllime të caktuara.  Perosnat që do të bëjnë shpërndarjen e produkteve deri te objektet e banimit të qytetarëve, duhet patjetër të kenë pajisje mbrojtëse nga korovavirusi.
  • Operatorët ekonomik të regjistruar për kryerjen e dorëzimit të ushqimit ose barnave përmes dërgesave nëpërmjet internetit ose thirrjeve telefonike ( online ), në mënyrë të papenguar t’a kryejnë punën e tyre gjatë periudhës së  orës policore dhe për të këtë të njoftojnë  Shtabin e krizës – Trupin koordinues të Komunës së Kërçovës dhe Njësinë e organeve për punë të brendshme   ( Policinë) në Kërçovë.
  • Çdo mosrespektim i masave, do të ndëshkohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Download (DOC, 253KB)