Shpallje Interne

Në bazë të nenit 30 paragrafi 1 alinea 2,paragrafi 3 dhe 5,neni 48 dhe neni 49 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/214, 199/14, 48/15,  154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV nr.275/19, 14/20), dhe  Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e shpalljes interne, mënyrën  për parashtrimin e paraqitjes për avancim, mënyrën për realizimin  e selektimit administrativ , varësisht nga kategoria e vendit të punës për të cilën është publikuar shpallja interne (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.11/15 dhe nr.35/18),si dhe Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në Komunën e Kërçovës Kryetari i Komunës së Kërçovës  shpall:

KONKURS

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2021/22

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesat e notave nga viti I deri te viti i IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.     

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student i rregullt.

Bursat do te ndahen për dy kategori

  • Për Studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithsej 25 bursa
  • Për Studentë nga familjet me gjendjen të rendë ekonomike, gjithsej 25 bursa

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesave të notave nga viti I deri te viti IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim dhe deklarat ne noter nese eshte i papunsuar
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Deklaratë e  gjendjes  familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e I (pare) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 60%
  2. Të ardhurat mujore 30%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e II (dytë) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 30%
  2. Të ardhurat mujore 60%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-1763/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2021/22, do të jetë: 24.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 8 muajve.


VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

Aplikimet për bursë dorzohen në Arkivin e Komunës së Kërçovës, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërçovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 30.09.2021

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet më poshtë

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2021 ( “Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 02/2021 ), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, të caktuara për mbështetjen e shoqatave kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, në pajtim me Programin për finansimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave kulturore për vitin 2021 nr.08-393/19 nga dt. 25.2.2021, mjetet e caktuara në shumë prej 2 200 000 den. për finansimin e aktiviteteve kulturore, do të bëhen në bazë të kritereve dhe përparësive sipas Metodologjisë nr. 08-600/24 nga dt.14.3.2016 të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave kulturore, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për organizimin e festivaleve, shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme, financimi i manifestimeve kulturore, inkurajimin e krijimtarisë bashkëkohore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, në shumë prej 2 200 000 den. edhe atë:

  1. Financimi i interesit lokal në kulturën e Komunës së Kërçovës, si dhe realizimi i këtij programi do të zhvillohet si vijon:

1. Organizimin e festivaleve në territorin e Komunës së Kërҫovës

2. Shënimin e ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme

3. Financimi i manifestimeve kulturore

4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore

5. Promovimi i trashëgimisë kulturore

6. Mbështetja e manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike

    dhe  argëtuese – edukative

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave kulturore do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për financimin e aktiviteteve nga lëmi i kulturës, nga interesi i Komunës së Kërçovës dhe përkrahje e shoqatave të qytetarëve për vitin 2021 dhe pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, shoqatat do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat kulturore që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  •  Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, pajisje, burime njerëzore)
  • Konzistenca e projektit ( qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti )
  • Ndarja e saktë e roleve të partnerëve

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetare dhe fondacioneve:

    Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhetaplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave;

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 20 ( njëzetë ) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave kulturore për vitin 2021.

Shoqatat kulturore  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë ose mëposht

THIRRJE PUBLIKE

Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1,  pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta  zyrtare e RM” nr. 61/04;  64/05;  92/07 , 123/12,154/15 dhe 23/16)  dhe  Vendimi per veprim me tavolinat dhe paisjet per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore në rajonin e Komunës së Kërcoves  nr.07-1188/5 nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes së Kërcoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )për shfrytezimin e hapsirës para objekteve afariste për kryerjen e veprimtarisë .Komuna e Kercoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Per ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen të gjithë  personat juridikë dhe fizikë  shfrytezuesë  të  sipërfaqeve  publike, të regjistruar  për kryerjen  veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te  Komuna e Kërcoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist.

2. Afati i dorëzimit  të  kërkesave  është  deri më 31.05.2021 nga dita e shpalljes së  Thirrjes publike në web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën  e Kërçovës.                                     

3. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar,  do të obligohen përveç taksës së rregullt të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;

4. Kontrollin  dhe  inspektimin e  shfrytëzuesve për  posedim të  lejeve dhe respektim të  kushteve të parapara në to,e  kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.  

 Komuna e Kercoves

Kryetar

   Fatmir Dehari

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëminë e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2021 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 1/2021), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, të destinuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

   Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit nr. 08-155/3 të dt. 28.01.2021, mjetet e destinuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.

  1. Lloji i projekteve që do të mbështeten

       Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve.

  1. Mjetet e parapara

      Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2021 edhe atë:

I. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej               2.500.000, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:

1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në territorin e Komunës së Kërҫovës;

2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në territorin e  Komunës së Kërҫovës;  

3 Përkrahja për shkollat e futbollit;

4. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës;

  1. Dorëzimi i raportit

      Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve, deri te Sektori për financa dhe Buxhet në Komunën e Kërçovës.

  1. Kriteret themelore  organizative

      Kriteret themelore organizative, të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesmarrja vetanake në kofinancim (me kohë, pajisije, burime njerëzore)
  • Konsistenca e projektit (qëllimet, aktivitetet, rezultatet, buxheti)
  • Ndarja e sakt e rolit të partnerëve
  • Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.
  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

      Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhet aplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2020);

     Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për projekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

  • Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

   Afati për dorëzimin e paraqitjeve është deri më dt. 03.06.2021.

    Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës, rr.“Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2021.

   Shoqatat sportive dhe ekipet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet nëpërmjet njoftimeve që do të ju dorëzohen në adresat e të njejtave. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formulari për Propozimprojektin, do të mund të merren më posht

Formular për paraqitje

Formular i Buxhetit

Njoftim

Të nderuar

Ekipet e ELEKTRODISTRIBUIMIT do të punojnë në rekonstruimin dhe modernizimin e rrjetit shpërndarës në lokacionet e shënuara më poshtë.

Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të aktiviteteve investuese per përmirësimin e kualitetit të furnizimit me energji elektrike në QEK Kërçovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

– Fshati Vraneshticë, f. Lisiçan, f. Çellopek, f. Staroec, f. Cer, f. Dupjani në periudhën prej 15.04.2021   08:00:00 deri 15.04.2021   08:30:00

Me respekt

Njoftim

Të nderuar

Ekipet e ELEKTRODISTRIBUIMIT do të punojnë në rekonstruimin dhe modernizimin e rrjetit shpërndarës në lokacionet e shënuara më poshtë.

Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të aktiviteteve investuese per përmirësimin e kualitetit të furnizimit me energji elektrike në QEK Kërçovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:

– Pjesë e konsumatorëve të fshatit Brzhdani në periudhën prej 06.04.2021   08:30:00 deri 06.04.2021   15:00:00

– Pjesë e konsumatorëve të fshatit Osoj në periudhën prej 06.04.2021   08:30:00 deri 06.04.2021   15:00:00

– Rr. 4 Korriku, 11 Shtatori, Boris Kidriç në periudhën prej 06.04.2021   15:00:00 deri 06.04.2021   15:20:00 

Me respekt

Njoftim

Të nderuar

Ekipet e ELEKTRODISTRIBUIMIT do të punojnë në rekonstruimin dhe modernizimin e rrjetit shpërndarës në lokacionet e shënuara më poshtë.
Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të aktiviteteve investuese per përmirësimin e kualitetit të furnizimit me energji elektrike në QEK Kërçovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në:
Zajaz: Pjesë e lagjes Zajaz Xhuma, te xhamija në periudhën prej 02.04.2021 09:00:00 deri 02.04.2021 11:00:00

Me respekt