KËRKESË për angazhim në punë

Kërkoj angazhim  me  punë në pajtim me Shpalljen për angazhimin  e  gjithësejt  58 personave  të papunë nga kategoritë  e  rrezikuara  sociale,  të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës   në pajtim me Programën për punë  publike .

Download (PDF, 81KB)

Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 58 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2016, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 58 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës nr. 09-2015/1 nga  dt.17.08.2016,  e  publikon  këtë:

S H P A L L J E

1.    Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 58  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.

2.     Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a). 10 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  7.600,oo  denarë ;

b). 48 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej  11.800,oo  denarë.

3.    Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2016 e deri me  dt.31.08.2017.

4.    Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

–    Të  jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
–    Të jenë  të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5.    Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6.    Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovës  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2016.

Nr. 09-2015/2
Dt.24.08.2016
Kërçovë

KOMUNA E KËRÇOVËS

KRYETAR

Fatmir Dehari

VERA E NXEHTË KULTURORE 2016

Me rastin e manifestimit “VERA E NXEHTË KULTURORE 2016” financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, në realizim të Komunës së Kërçovës, do të keni mundësi të ndiqni ngjarjet vijuese: 22.08.2016 (e hënë, me fillim në ora 20, shfaqe teatrale “I dashuruari” nga Harold Pinter, nën regjinë e Besford Idrizit, në realizim të Teatrit shqiptar – Shkup); 31.08.2016 (e mërkurë), me fillim në ora 20 “Hotel as në qiell as në tokë” nga Erik Emanuell Shmit, nën regjinë e Lupço Gjorgjievskit, në realizim të “Aco Shopov” – Shtip; vendi: “Koço Racin” – Kërçovë (salla teatrale). Hyrja për të dy ngjarjet është e lirë.

SHPALLJE PUBLIKE Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës

Nr. 22-2443/1

Dt. 15.08.2016

Komuna e Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe  192/15), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/05, 110/08, 51/11, 145/15), Kryetari i Komunës shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i aktvendimeve dhe vërejtjeve për vitin 2016, informohen që ti ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2016, përfundimisht me dt. 31.08.2016;

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, jeni të obliguar që ti paguani përfundimisht me dt. 31.08.2016.

Obligimet mund ti paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095
Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje, hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative (pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se, keni realizuar pagesë, ndërsa ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Download (PDF, 580KB)

Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Biznis rrjeti S-K-K”

Në kuadër të realizimit të projektit “Biznis Rrjeti S-K-K”, financuar nga Bashkimi Europian përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar përmes Republikës së Maqedonis dhe Republikës së Greqis 2007-2013, Komuna e Kërçovës më datë 05/08/2016 shpall: Konkurs për angazhim në ekip për projekt për projektin “Biznis rrjeti S-K-K”

Thirrja  mund të shkarkohet nga linqet e mëposhtme:

  1. Solicitation For Project Team Members – Project BUSINESS  Circle s-k-k (download)
  2. Tasks and responsibilities of the project team (download)
  3. Curriculum Vitae (CV) in English (download)
  4. Project Manual, IPA CBC Programme 2007-2013, Macedonia-Greece (download)
  5. Communication and Visibility Manual for EU External Actions (download)