THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të Programit për avancimin e Mjedisit jetësor, pika 7 për subvencionim të qytetarëve për furnizimin e pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje, për vitin 2020, me nr.08-3112/9 të dt. 26.12.2019, Komuna e Kërçovës shpall:

 THIRRJE PUBLIKE

për kompensimin e shpenzimeve për furnizimin e pajisjeve klimatike – invertorë të efikasitetit të lartë për vitin 2020 për qytetarët e rajonit të Komunës së Kërçovës

Ndotja e ajrit është problemi më serioz me të cilin ballafaqohet civilizimi jonë, ndërsa ajo më së shpeshti është e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

Komuna e Kërçovës, me qëllim të stimulimit të banorëve (amvisërive) për zvoglimin e ndotjes nga ngrohja e vendbanimeve, me qymyr, naftë, dru ose naftë të papërpunuar, me qëllim të zvoglimit të prishjes së cilësisë së ajrit ambiental në qytet dhe të rritjes së numrit të qytetarëve që do të vendosin të investojnë mjete për mënyrë të re të ngrohjes, gjegjësisht nxitjen për shfrytëzim të pajisjeve më cilësore për ngrohje, banorëve që kanë blerë klima-invertorë në vitin ekzistues 2020, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së Thirrjes publike, përfundimisht me 15 tetor të vitit 2020, do të ju kompensohen shpenzimet e kryera gjatë furnizimit të klimave-invertorë, në lartësi jo më shumë se 62.000,00 den., tatim personal të përfshirë të të ardhurave për amvisëri, të cilin e përllogarit dhe e paguan Komuna.

Thirrja publike do të zgjasë nga dita e shpalljes përfundimisht me 15 tetorin e vitit 2020 dhe do të realizohet sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

I Shfrytëzuesë që do të përfshihen me masën e kompensimit të shpenzimeve të qytetarëve për furnizimin e klimave-invertorë:

Banorë të Komunës së Kërçovës, persona fizikë bartës të amvisërive, të cilët do të blejnë dhe montojnë pajisjes klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje të amvisërive të tyre (objekt banimi) në vitin 2020, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së thirrjes publike dhe që do të dorëzojnë paraqitje në kohë dhe të kompletuar në thirrjen publike.

II Mjete të parapara:

Me subvencionin/kompensimin e shpenzimeve për furnizimin e klimave invertorë, shuma maksimale që subvencionohet është deri më 62.000 den., në të cilën shumë është përfshirë edhe tatimi personal në të ardhura, të cilin e përllogarit dhe paguan Komuna e Kërçovës, ndërsa do të jenë të përfshirë parashtruesit e paraqitjes sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, deri në shterjen e mjeteve të parapara në buxhetin e Komunës për vitin 2020.

III Kushte që duhet t’i përmbushë kërkuesi:

Kërkuesit janë të obliguar t’i përmbushin kushtet vijuese:

  • të kenë vendbanim në rajonin e Komunës së Kërçovës;
  • të mos kenë të shfrytëzuar subvencione për ngrohje (ngrohje në peleta/invertorë) në amvisërinë e vete (objekt banimi) nga Komuna e Kërçovës dhe institucione tjera shtetërore;
  • deri në parashtrimin e kërkesave, të jenë shfrytëzuesë të ngrohjes me qymyr, dru, naftë ose naftë të papërpunuar;
  • t’i dorëzojnë pajisjet ekzistuese për ngrohje me qymyr, dru, naftë ose naftë të papërpunuar deri te deponitë e autorizuara për hekur në riciklim;
  • pajisjet e furnizuara të jenë të blera në vitin 2020, deri në përfundimin e Thirrjes publike, të njëjtat të jenë të paguara në tërësi dhe të jenë të instaluara në adresën e banimit, të theksuar në letërnjoftimin e kërkuesit;
  • pajisjet e furnizuara detyrimisht të kenë së paku karakteristikat vijuese: të kenë sëpaku COP 3.5, të ngrohin në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të jenë së paku A+ klasë energjetike për shpenzimin e energjisë elektrike për ngohje;
  • objekti i banimit të mos jetë në fazë të ndërtimit dhe në të kërkuesit të jetoj;
  • t’i ketë të paguar të gjitha taksat dhe tatimet drejt Komunës së Kërçovës, përfundimisht me vitin 2019.

IV Dokumentacion i nevojshëm që duhet të dorëzohet drejt Kërkesës për Thirrjen publike – dokumentacion që duhet të dorëzohet si provë për përmbushjen e kushteve të lartëtheksuara:

  • Kërkuesi, në fazën e parë të aplikimit, në mënyrë obligative duhet të dorëzoj dokumentacionin vijues:
  • Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Komunës së Kërçovës ose të sigurohet nga faqja në internet e Komunës së Kërçovës: kercova.gov.mk;
  • kopje të letërnjoftimit të vlefshëm, si provë se është banor i Komunës së Kërçovës;
  • fotografi nga pajisja/et me dru, qymyr, naftë ose naftë të papërpunuar që i shfrytëzon;
  • vërtetim për tatime dhe taksa të paguara përfundimisht me vitin 2019 (e jep Komuna e Kërçovës – duhet të përgjigjet në emër të kërkuesit);
  • fletëpronësi për objektin ku është instaluar Invertori (duhet të përgjigjet me adresën e letërnjoftimit të kërkuesit – vetëm për personat fizikë dhe vetëm për objekte banimi)
  • deklaratë të verifikuar te noteri dhe se nuk ka të shfrytëzuar subvencione për ngrohje (pajisje me peleta/invertorë) në amvisërinë e vete (objekt banimi) nga Komuna e Kërçovës ose institucion tjetër shtetëror, se deri në dorëzimin e kërkesës ka qenë shfrytëzues i pajisjes për ngrohje për qymyr, dru, naftë, naftë të papërpunuar (ose se punohet për objekt në të cilin deri tani nuk ka patur ngrohje, meqenëse është tash i banuar), se nëse fiton subvencion nuk ka të shfrytëzoj energjenca jo ekologjik për ngrohje, përveç pajisjeve invertorë, në afat prej tre viteve, pas fitimit të subvencionit, se ka obligim t’i kthej mjetet e dhëna, në qoftë se, nuk u përmbahet kushteve për subvencionim, se objekti nuk është në fazë të ndërtimit dhe se në amvisërinë e tij nuk ka anëtar tjetër që ka parashtruar kërkesë për subvencion (ekzemplar të deklaratës do të shpallet në faqen e internetit të Komunës; www.kercova.gov.mk);
  • Theksim: për persona të moshuar dhe të palëvizshëm, deklaratën mund ta japë edhe anëtari i familjes i moshës madhore.
  • Kërkuesit që i përmbushin kushtet nga faza e parë, në mënyrë shtesë do të duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentet vijuese:
  • vërtetim origjinal në të cilin qëndron emri dhe mbiemri i kërkuesitm vërtetuar me nënshkrim dhe vulë nga prodhuesi, se pajisjet e furnizuara klimatike invertorë janë të efikasitetit të lartë, dmth. i përmbushin karakteristikat vijuese minimale: ka së paku COP 3.5, ngroh në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe është së paku A+ klasë energjetike për shpenzimin e energjisë elektrike për ngrohje (ekzemplar i vërtetimit do të shpallet në faqen e internetit të Komunës: kercova.gov.mk)
  • dëshmi në origjinal se është kryer blerja në vitin 2020 dhe atë me llogari fiskale ose faturë me çertifikatë nga banka afariste për pagesën e kryer në tërësi, dhe
  • kopje të llogarisë bankare.
  • Vërtetim origjinal të verifikuar me nënshkrim dhe vulë nga depoja e autorizuar për hekur, në të cilën qëndron emri dhe mbiemri i Kërkuesit, se pajisja e vjetër për ngrohje është dorëzuar për riciklim.
  • Me përjashtim nga paragrafi 1 i këtij nenin, kërkuesit që kanë objekt të ri të ndërtuar të banimit ose shpërngulen për banim në objekt tjetër, ndërsa nuk kanë asnjëfarë ngrohje, nuk e dorëzojnë dokumentacionin nga paragrafi 1, alinetë 3 dhe 4 të këtij neni. Kjo kategori e kërkuesve do të duhet të dorëzojnë Vërtetim ose dokument tjetër, me të cilin do të tregohet data e ndryshimit të banimit, i cili ndryshim nuk duhet të jetë më vonë prej dt. 1.01.2020 deri më 15 tetor të vitit 2020.
  • Kërkesën për kompensimin e shpenzimeve të kryera gjatë furnizimit të pajisjes, kërkuesit e dorëzojnë sëbashku me dokumentacionin e nevojshëm, në kovertë të mbyllur, përmes Arkivit të Komunës së Kërçovës, ose përmes postës në adresën rr.”Boris Kidriç” nr.1, deri te Komisioni për zbatimin e procedurës për subvencionimin e qytetarëve për furnizimin e pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje për vitin 2020, çdo ditë pune prej ora 9:00 deri në ora 15:00, më shënim MOS E HAP.

V Mënyra e realizimit të thirrjes publike

Pas shpalljes së Thirrjes publike për kompensimin e shpenzimeve për furnizimin e klimave-invertorë në ueb faqen e Komunës së Kërçovës (www.kercova.gov.mk), në media të shtypura dhe atë në së paku një gazetë ditore në gjuhën maqedone dhe në një gazetë ditore në gjuhën shqipe dhe në media elektronike, në afatin e përcaktuar qytetarët me plotësimin e ekzemplarit (kërkesës), duke përfshirë edhe dokumentacionin e tërësishëm të nevojshëm e dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Kërçovës.

Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës me nr.09-465/1, të dt. 17.02.2020, për atë qëllim kryen kontroll të paraqitjeve të arritura, si dhe kontroll në terren për furnizimin dhe shfrytëzimin e klimave-invertorë.

Komisioni do të përgadisë propozim deri te Kryetari i komunës për sjelljen e Aktvendimeve për pagesë të mjeteve financiare kërkuesve, për të cilit është përcaktuar se i kanë përmbushur kushtet, sipas rendit të kërkesave të arritura, sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, deri në shterjen e mjeteve të siguruara me Buxhetin e Komunës së Kërçovës për vitin 2020 për atë qëllim.

Правилник

Барање

Изјава

Изјава за стари и изнемоштени лица

Потврда- Продавач

Потврда – Отпад

KONKURS

K O N K U R S

Për ndarje të bursave për studentet e vitit akademik 2019/20

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studijojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, apo në ndonjë prej universiteteve private brenda dhe jashtë vendit.

KUSHTET

  1. Të jenë studentë të vitit I,II, III, IV dhe V;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve;

Studentët nga viti I (parë) duhet të dorëzojnë fotokopje diplomën e shkollës së mesme dhe dëftesat e notave nga viti I deri te viti i IV ( katërt ), si dhe vërtetim nga regjistrimi i vitit akademik si student i rregullt në universitet.

Studentët e vitit të II ( dytë ), III ( tretë ), IV (katër), V (pestë) si dhe  studentët postdiplomik duhet të dorëzojnë certifikatën e notave nga viti paraprak ose gjithsej 80% e provimeve të dhëna, vërtetim nga universiteti si student i rregullt.

Bursat do te ndahen për dy kategori

  • Për Studentë me sukses të lartë të studimeve, gjithsej 20 bursa
  • Për Studentë nga familjet me gjendjen të rendë ekonomike, gjithsej 15 bursa

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  1. Fletëparaqitje, të cilën mund ta merrni në linkun e më poshtëm
  2. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës
  3. CV (biografi)
  4. Kopje të indeksit për studentët ( dy faqet a para ku është fotografija dhe faqen ku është vërtetuar semestri i fundit), kopje të dëftesave të notave nga viti I deri te viti IV ( për studentët e vitit të I-rë )
  5. Vërtetim se eshte i regjistruar ne Universitet
  6. Certifikatë e notavе
  7. Vertetim nga Enti për punësim dhe deklarat ne noter të prindrit  nese është i papunsuar
  8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarve të familjes ose dokument tjetër që do të vërtetojë të ardhurat
  9. Çertifikatë e gjendjes familjare

KRITERET

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e I (pare) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 60%
  2. Të ardhurat mujore 30%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi I kandidatve për kategorinë e II (dytë) do të bëhet në bazë të këtyre kritereve:

  1. Suksesi i arritur nga viti paraprak 30%
  2. Të ardhurat mujore 60%
  3. Numri i antarve të familjes 10%

Vlersimi do të bëhet sipas Rregullores e sjellur nga Komuna e Kërçovës me nr.09-2102/1, në rastet e studentve pa prindër, do tu shtohen 10pikë shtesë

VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për studentët që ndjekin studimet në vitin akademik 2018/19, do të jetë: 24.000 denarë  ku do t’u paguhet nga 3000 den  gjatë 8 muajve

VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONEVE

Aplikimet për bursë dorzohen ne Arkivin e Komunës së Kërçovës, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, ose nëprmjet postës në adresën Komuna e Kërcovës rr.Boris Kidric nr.1 deri më date 30.09.2019

Aplikimet  pakompletuara, nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për ndarjen e bursave.

Sistemi për llogaritjen e pikëve është i rregulluar në rregulloren e sjellur nga Komuna e Kërçovës i cila është pjesë e këtij konkursi që mund të gjendet në  www.kercova.gov.mk

KOMISIONI

K O N K U R S 2019

RR E G U LL O R E – PRAVILNIK 2019

Formular 2019

SHPALLJE  PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione (“Gazeta zyrtre e RM-së” nr.52/10, 135/11, 55/16) dhe Programit për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2019, të sjellur nga Këshilli i Komunës së Kërçovës,  shpallet:

SHPALLJE  PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, të destinuara për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social  dhe persona me nevoja të posaçme.

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë Shpallje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësor.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me këtë shpallje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2019 në shumë prej 300.000,00  denarë.

3.Dorëzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

Kriteret themelore organizative  të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

-Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  4. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, nëse kanë qenë shfrytëzues të mjeteve nga Buxheti i Komunës për  vitin e kaluar fiskal

6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore  dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – Për mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2019.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në shpalljen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës“. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe formularët për Propozimprojektin,  do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Kryetar i Komisionit

__________________

Formullar 1

Formullar 2

THIRRJE PUBLIKE

  Republika e Maqedonisë

Komuna e Kërçovës

Ne bazë të Ligjit për Tatime në pronë  ( “Gz. e RM-se”, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16), kurse në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative ( “Gz.e RM-së” nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

 Për të gjithë personat Fizik dhe Juridik të cilët  posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës , dhe për të njejtën nuk është bërë tatimim, në bazë të Ligjit për tatimet në pronë obligohen të parashtojnë fletparaqitje tatimore deri në 31 Janar 2019.

Edhe atë për:

 Pronë që e ka fituar ose kanë filluar ta shfrytëzojnë gjatë vitit 2018, për të cilën nuk është parashtruar fletparaqitje tatimore.

  1. Prona te e cila është shkaktuar ndryshim në pronësi.
  2. Pronë te e cila është shkaktuar ndryshim në të dhënat e përmbajtura në fletparaqitjen tatimore të parashtruar paraprakisht, e që kanë ndikim në lartësinë e obligimit tatimor.
  3. Të gjithë obliguesit tatimorë të lartëpërmendur që posedojnë pronë e cila tatimohet, dhe për të njejtën deri në vitin 2019 nuk kanë parashtuar fletparaqitje tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë.

Në qoftë se, obliguesi tatimorë nuk dorëzon fletparaqitje tatimore në afatin e përcaktuar, do të veprohet në bazë të dispozitave që i parasheh ligji. Për pasojat negative (ndëshkim në para, shpenzime plotësuese  etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’i mbulojë   pala.

Për të dorëzuar fletparaqitje tatimore, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidri ç”, nr.1, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 27.  

     Општина Кичево / Komuna e Kërçovës

                                Градоначалник / Kryetar                          

   Fatmir Dehari

    _______________ 

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.52/2010), Komuna e Kërçovës dhe Programi për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018, të sjellur nga ana e Këshillit të Komunës së Kërçovës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e ofertave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës

  1. Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me programiN per diagnostifikimin, parandalimin dhe permisimin e deformitetve te shtylles kurrizore ne shkollat fillore te Komunes se KERCOVES, për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.
  2. Mjetet e parapara – Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me këtë thirrje, do të shfrytëzohen nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 në shumë prej 360.000,00  den., me keto mjete do te finansohet vetem nje shoqate qe i plotson kushtet ne baze te kesaj shpallje publike
  3. Dorëzim i raportit Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.
  4. Kriteret themelore organizative – Kriteret themelore organizative që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
  • Kapaciteti i organizatës – vlersohet me 20%
  • Rerelevanca e aksionit të ndërmarrë – vlersohet me 10%
  • Qëndrueshmëria e projektit – vlersohet me 30%
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, paisje, resurse njerëzore) – vlersohet me 40%
  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat / fondacionet duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të dorëzojnë:

  1. Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  2. Propozim buxhet per finansim
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 10 (dhjet) ditë, nga dita e shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më ora 16:00, me përshkrimin – Për përkrahje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2018.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas shpalljes së vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të shpallen në web faqen e Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe Ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovës dhe në web faqen www.kercova.gov.mk

Download (DOC, 78KB)

Download (DOCX, 19KB)

SHPALLJE

Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2018, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 50 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës me  nr.09-2044/1 nga  dt.08.08.2018,  e  publikon  këtë:

 S H P A L L J E

1. Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 50  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.

2. Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 600,oo denarë ;

b) 44 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2018 e deri me  dt.31.08.2019.

4. Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

  • Të jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
  • Të jenë të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5. Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve  dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  (5) pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovës  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2018.

Nr. 09-________/1

Dt 22.08.2018 vt.

Kërçovë

Download (PDF, 678KB)

THIRRJE PUBLIKE

KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.52/2010), Komuna e Kërçovës dhe Programi për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018, të sjellur nga ana e Këshillit të Komunës së Kërçovës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.

  1. Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë thirrje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësore.

  1. Mjetet e parapara Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me këtë thirrje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 në shumë prej 500.000,00  den., ndërsa çdo shoqatë mund të aplikoj me projekt për përkrahje të aktiviteteve të saja me kërkesë për mjete finansiare në lartësi deri më 50.000,00 den. Komuna e mban të drejtën që ta vlerësoj nevojën reale dhe arsyetimin e buxhetit të dorëzuar dhe të ndaj mjete, në pajtim me vlerësimin vetanak dhe metodologjisë.
  2. Dorëzim i raportit Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për financa në Komunën e Kërçovës.
  3. Kriteret themelore organizative – Kriteret themelore organizative që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

– Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

– Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik

  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat / fondacionet duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të dorëzojnë:

  1. Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë, nga dita e shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më ora 16:00, me përshkrimin – Për përkrahje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2018.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas shpalljes së vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të shpallen në web faqen e Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe Ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovës dhe në web faqen www.kercova.gov.mk

Menyra e vlersimit:

           Vlersimi i ofertava per kryerjen e aktiviteteve te parapara do te kryhet nga komisioni i formuar nga kryetari ne baze te kritereve te propozuara duke vlersuar cdo kusht me notat prej 1 deri me 5 dhe koeficienteve te vendousra ne kritetre

KRITERET

  • Kapaciteti i organizatës – vlersohet me 20%
  • Rerelevanca e aksionit të ndërmarrë – vlersohet me 10%
  • Qëndrueshmëria e projektit – vlersohet me 30%
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, paisje, resurse njerëzore) – vlersohet me 40%

Formulari-2018

Pyetësor-për-OJQ-të

DEBAT PUBLIK

Komuna e Kërçovës, në kuadër të kompetencave të veta në lëmin e kulturës, në pajtim me Ligjin për kulturë (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 31/98; 49/03; 82/05; 31/98; 24/07; 116/2010; 47/11; 51/11; 136/12; 23/13; dhe 187/13 ), ligjet e posaçme nga sfera e kulturës ( Ligji për muze “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.66/04, 89/08, 116/10, 51/11, Ligji për bibliotekat “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.66/04, 9/08, 116/10, 51/11), Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.5/02), Ligji për institucionet ( “Gazeta zyrtare e RM-së” ), harton Programin për Kulturë për vitin 2018.

Për përpilimin e Programit për Kulturë për vitin 2018, Komuna e Kërçovës organizon:

DEBAT PUBLIK

Ftohen përfaqësuesit e shoqatave kulturore që veprojnë në Kërçovë, individë të sferës së kulturës, krijuesë dhe persona tjerë që kanë ide konkrete për zhvillimin dhe avansimin e kulturës që të marrin pjesë në Debatin publik për të konkretizuar idetë e tyre të cilat do të përfëshihen në Programin për Kulturë për vitin 2018.
Anëtarët e Komisionit për ndarjen e mjeteve për kulturë pranë Komunës së Kërçovës, do të mbajnë evidencë dhe do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara.
Debati Publik, do të organizohet më dt. 11.4.2018 ( e mërkurë ),në orën 16:00 në hapsirat e Restorantit “ Kërçova “ në Kërçovë.

Ju mirëpresim.

KOMUNA E KËRÇOVËS

Projekt për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP

Republika e Maqedonisë

Projekt për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP

IPA grante investive

MSIP-IPA-NCB-039-18

  1. Kjo Thirrje për Oferta vijon pas Shpalljes së përgjithshme për furnizime për këtë Projekt të shpallur në revistën e UN Development Business, me nr. 767, nga 31 janar, viti 2010 (revistë e shtypur) dhe e shpallur në mënyrë elektronike më 6 janar, viti 2010.
  1. Republika e Maqedonisë fitoi grant mjete nga Komisioni Evropian në kuadër të IPA fondit për investime rurale të Komisionit Evropian për rikonstruimin dhe zhvillimin për Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP) dhe ka për qëllim që një pjesë të mjeteve të fituara nga kjo kredi t’i shfrytëzojë për pagesën pas kontratës për: Ndërtim të rrjetit të furnizimit me ujë në fsh. Drogomisht i Madh në Komunën e Kërçovës.
  1. Komuna e Kërçovës i fton ofertuesit më të volitshëm dhe të cilësuar që të japin oferta të shtypura për punë ndërtimore që ngërthejnë: Ndërtim të rrjetit të furnizimit me ujë në fsh. Drogomisht i Madh në Komunën e Kërçovës.
  1. Procesi i ofertimit do të realizohet përmes procedurave për Ankand publik nacional, siç është specifikuar në Udhëzimin e Bankës Botërore: Furnizim me mjete të fituara nga IBRD Hua dhe IDA Kredi, nga janari i vitit 2011 dhe është i hapur për të gjithë ofertuesit nga vendet më të volitshme, siç është definuar në dokumentacionin e ankandit.
  1. Ofertuesit e interesuar të volitshëm mund të marrin informata shtesë në adresën e theksuar më poshtë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Adresa: rr.”Boris Kidriç” nr. 1

Qyteti: Kërçovë

Numri postal: 6250

Shteti: Maqedonia

Telefon: 045/223 001

Faksi: +045/223 100

Adresa elektronike: opstina_kicevo.gov.mk

6.Dokumentacioni i tërësishëm i ankandit në gjuhën maqedone mund t’a blejnë ofertuesit e interesuar pas parashtrimit të aplikimit në formë të shkruar në adresën e dhënë më poshtë dhe pas pagesës së taksës së pakthyeshme prej 3,000.00 mkd. Metoda e pagesës do të jetë përmes ekzemplarit PP50, në llogarinë vijuese:

  1. Për pagesa në denarë:

Banka: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Numri i llogarisë: 100000000063095

Llogaria buxhetore e shfrytëzuesit: 734014039863018

Shifra e të ardhurave: 724125 00

Dokumentacioni i ankandit do të jetë i dorëzuar përmes postës elektronike, ose mund të merret drejtpërdrejt në Komunën e Kërçovës.

  1. Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e dhënë më poshtë deri në ora 12:00, dt. 7.05.2018. Dorëzimi elektronik i ofertave nuk është i lejuar. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në mënyrë fizike në prezencë të përfaqësuesve në ofertuesve që do të zgjedhin të marrin pjesë personalisht në adresën e dhënë më poshtë në orën 12:00, dt. 7.05.2018.
  2. Të gjitha ofertat duhet të jenë të shoqëruara me Garancë bankare prej 525.000,00 MKD.
  3. Adresa: rr.”Boris Kidriç” nr. 1

Qyteti: Kërçovë

Numri postal: 6250

Arkivi

Shteti: Republika e Maqedonisë

                                                                                         Komuna e Kërçovës

                                                                             Komisioni per furnizime publike