Njoftojmë qytetarët e Komunës së Kërçovës se sapo ka ndodhur rrëshqitja e rrugës për në Krushinë e cila është paraqitur si pasojë e ujërave që vijnë nga shkrirja e borës. Apelojmë deri te qytetarët që të mos ngjiten drejt Krushinës për shkak të çarjeve të mëdha që janë paraqitur midis rrugës kryesore. Për situatën e krijuar është njoftur Ndërmarrja “ Granit “ e cila i zhvillon punimet për hapjen e autostradës, si dhe Agjencioni i Rrugëve të Maqedonisë si organ kompetent.
Uji i cili vjen nga Krushina, del në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër dhe grumbullohet në rrethrrotullimin e Bulevardit. Nga Agjencia e Rrugëve të Maqedonisë njoftojnë se do të ndërmarrin masa për mënjanimin e ujit të grumbulluar. Apelojmë te vozitësit e automjeteve që me kujdes të kalojnë nëpër rrugën magjistrale, përkatësisht në vendin ku është grumbulluar uji.

Shërbimi për informim i Komunës së Kërçovës