Republika e Maqedonisë
Komuna e Kërçovës
Ne bazë të Ligjit për Tatime në pronë ( “Gz. e RM-se”, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16), kurse në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative ( “Gz.e RM-së” nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për të gjithë personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës , dhe për të njejtën nuk është bërë tatimim, në bazë të Ligjit për tatimet në pronë obligohen të parashtojnë fletparaqitje tatimore deri në 31 Janar 2019.
Edhe atë për:
Pronë që e ka fituar ose kanë filluar ta shfrytëzojnë gjatë vitit 2018, për të cilën nuk është parashtruar fletparaqitje tatimore.
- Prona te e cila është shkaktuar ndryshim në pronësi.
- Pronë te e cila është shkaktuar ndryshim në të dhënat e përmbajtura në fletparaqitjen tatimore të parashtruar paraprakisht, e që kanë ndikim në lartësinë e obligimit tatimor.
- Të gjithë obliguesit tatimorë të lartëpërmendur që posedojnë pronë e cila tatimohet, dhe për të njejtën deri në vitin 2019 nuk kanë parashtuar fletparaqitje tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë.
Në qoftë se, obliguesi tatimorë nuk dorëzon fletparaqitje tatimore në afatin e përcaktuar, do të veprohet në bazë të dispozitave që i parasheh ligji. Për pasojat negative (ndëshkim në para, shpenzime plotësuese etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’i mbulojë pala.
Për të dorëzuar fletparaqitje tatimore, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidri ç”, nr.1, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 27.
Општина Кичево / Komuna e Kërçovës
Градоначалник / Kryetar
Fatmir Dehari
_______________