KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.52/2010), Komuna e Kërçovës dhe Programi për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018, të sjellur nga ana e Këshillit të Komunës së Kërçovës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e ofertave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës

  1. Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me programiN per diagnostifikimin, parandalimin dhe permisimin e deformitetve te shtylles kurrizore ne shkollat fillore te Komunes se KERCOVES, për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.
  2. Mjetet e parapara – Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me këtë thirrje, do të shfrytëzohen nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 në shumë prej 360.000,00  den., me keto mjete do te finansohet vetem nje shoqate qe i plotson kushtet ne baze te kesaj shpallje publike
  3. Dorëzim i raportit Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.
  4. Kriteret themelore organizative – Kriteret themelore organizative që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:
  • Kapaciteti i organizatës – vlersohet me 20%
  • Rerelevanca e aksionit të ndërmarrë – vlersohet me 10%
  • Qëndrueshmëria e projektit – vlersohet me 30%
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, paisje, resurse njerëzore) – vlersohet me 40%
  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat / fondacionet duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të dorëzojnë:

  1. Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  2. Propozim buxhet per finansim
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 10 (dhjet) ditë, nga dita e shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më ora 16:00, me përshkrimin – Për përkrahje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2018.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas shpalljes së vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të shpallen në web faqen e Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe Ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovës dhe në web faqen www.kercova.gov.mk

Download (DOC, 78KB)

Download (DOCX, 19KB)