Komuna e Kërçovës, në kuadër të kompetencave të veta në lëmin e kulturës, në pajtim me Ligjin për kulturë (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 31/98; 49/03; 82/05; 31/98; 24/07; 116/2010; 47/11; 51/11; 136/12; 23/13; dhe 187/13 ), ligjet e posaçme nga sfera e kulturës ( Ligji për muze “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.66/04, 89/08, 116/10, 51/11, Ligji për bibliotekat “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.66/04, 9/08, 116/10, 51/11), Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.5/02), Ligji për institucionet ( “Gazeta zyrtare e RM-së” ), harton Programin për Kulturë për vitin 2018.

Për përpilimin e Programit për Kulturë për vitin 2018, Komuna e Kërçovës organizon:

DEBAT PUBLIK

Ftohen përfaqësuesit e shoqatave kulturore që veprojnë në Kërçovë, individë të sferës së kulturës, krijuesë dhe persona tjerë që kanë ide konkrete për zhvillimin dhe avansimin e kulturës që të marrin pjesë në Debatin publik për të konkretizuar idetë e tyre të cilat do të përfëshihen në Programin për Kulturë për vitin 2018.
Anëtarët e Komisionit për ndarjen e mjeteve për kulturë pranë Komunës së Kërçovës, do të mbajnë evidencë dhe do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara.
Debati Publik, do të organizohet më dt. 11.4.2018 ( e mërkurë ),në orën 16:00 në hapsirat e Restorantit “ Kërçova “ në Kërçovë.

Ju mirëpresim.

KOMUNA E KËRÇOVËS