Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1, pika 3 nga Ligji për taksa komunale   (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04; 64/05; 92/07 dhe 123/12) dhe Vendimi per veprim te tavolinave dhe paisjeve per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore ne Rajonin e Komunes se Kercoves nr.07-1188/5nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes se Kercoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )Per shfrytezimin e hapsires para objekteve afariste per kryerjen e veprimtarise .Komuna e Kercoves shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Per ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist

  1. Ftohen   të gjithë personat juridik dhe fizik shfrytezues të sipërfaqeve publike, të   regjistruar për kryerjen veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te Komuna e Kercoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqe publike para lokalit afarist;
  1. Afati i dorëzimit të kërkesave është 30 ditë nga dita e shpalljes së Thirrjes publike ne web faqen e komunës së   Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën e Kërçovës.
  1. Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar, do të obligohen përveç taksës së rregullt do të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
  1. Kontrollin dhe inspektimin e shfrytëzuesve për posedim të lejeve dhe respektim të kushteve të parapara në to,e kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.

 Komuna e Kercoves

Kryetar

Fatmir Dehari