Në bazë të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, përkatësisht sipas ndryshimeve të fundit të këtij ligji ( Gz.zyrtare nr.217/15 nga dt.11.12.2015 ), Komuna e Kërçovës i njofton qytetarët se nga dt. 21.12.2015 deri më 31.3.2016 do të japi numra të ri arkivor për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi deri në 3 mars të vitit 2011.

Kërkesa duhet të dorëzohet në Arkivin e Komunës së Kërçovës, ndërkaq qytetarët që ndodhen jashtë vendit atë mund ta shkarkojnë atë nga www.kercova.gov.mk dhe ta dorëzojnë në e-mail: kercova2013@yahoo.com .
Gjithashtu, njoftojmë se afati për plotësimin e kërkesave me dokumente të nevojshme të dorëzuara në vitin 2011 është deri më dt. 31.12.2016, ndërkaq kërkesat e reja të cilat do të pranohen deri në mars të vitit 2016 ato do të mund të plotësohen deri më 31.12.2017.
Për informata më të hollësishme palët mund të drtejtohen te Komuna e Kërçovës, në Sektorin për Urbanizim, ose të paraqiten në numrin e telefonit: 045/ 223 001.

Shërbimi për Informim i Komunës së Kërçovës.